Morali pa moral i Artan Lames

Guest2

Antarë i Respektuar
NGA EDMOND ARIZAJ


Artan Lame po bente moral. Kishte marre rolin e njeriut qe kishte vizituar Zotin ne ate pak kohe qe ndenji “matane” (dhe gezojme qe u kthye per femijet), dhe ky takim e kishte ndryshuar, e kishte kthjelluar, e kishte shpirteruar, e kishte shnderruar ne nje budist. Fliste per jeten qe eshte e shkurter. Per parate qe nuk duhen mbledhur se nuk kane cduhen. Per pushtetarin (ta kete me dike ne vecanti?!) qe ngjitet e ngjitet, por edhe do zbrese nje dite. Fliste per moral, per parime, per shpirt, per dashuri… Po po.

Kur sheh fijen e jetes gati ne te keputur, patjeter qe ke refleksionet e tua. Por pa mendo zoti Lam: cfare refleksionesh mund te kene ata qe nuk kane mundesi si ty te paguajne mijera euro per tu kuruar ne nje spital privat dhe presin qe refleksionet ti ndajne vec me te Madherishmin? Cfare refleksionesh mund te kene ata qe prej moshes 35 vjec kerkonin pronat, e qe sot ne moshen 60 shohin ty qe shperndan flete legalizimesh si “S” e dikurshme ne aksione. Flet dhe moralizon shume zoti Lam, por nuk kerkon ndjese: Ke tre vjet qe nuk e ke permendur “shabantapine”.

Sepse je ti ne kembe te tij. Ke tre vjet qe s’te kemi degjuar te cicerosh tek Fevziu, do kesh qene shume i zene me legalizimet besoj. Ke tre vjet qe s’ke mbrojtur nje veper ne Shqiperi. Ke tre vjet qe s’je ndjere per pyjet qe u zhduken ne Shqiperi, kur dikur gdhiheshe e ngryseshe tek parku per dhjete peme. Na flet per shpirtra, qiej e Perendi, por harron ata qe i perdore sa me s’ka dikur, te varferit, mijera e qindra mijera te varfer. Harrove mijera e qindra mijera socialiste. Sigurisht keta do t’i harroje, sepse ti nuk je socialist. Ashtu si shume te tjere si ty. Sepse socialistet nuk tradhetojne edhe kur i tradheton. Zhgenjehen, por nuk tregohen te pabese, te te hane pas shpine, sic po hedh ti vickla sot ndaj Rames.

Nuk mund te besh moral zoti Lam pa kerkuar nje ndjese, pa hequr dore nga posti, pa dhuruar ndopak nga pasuria jote shoqatave te femijeve e shtepive te Zotit. Sot ben moral gjithe Shqiperia e me tutje, sepse kane sy, vesh e mendje, kane dhe lekure ku po provojne arritjet e asaj cka predikoje ti dikur. Ti mund te jesh nje i penduar, por kjo nuk te lan.

Per cfare parimesh te larta ti sot flet me figura letrare kunder njeriut qe te mbajti afer, te ngriti e te shperbleu? Ky nuk eshte moral. Kjo eshte mosmirenjohje. Njerezit qe nderrojne lekuren si gjarpri, jane ata me te rrezikshmit. E ketu nuk hyn as Zoti, as brazda e jetes. Eshte thjesht ceshtje karakteri. Ke, apo nuk ke. Te tjerat jane hipokrizi. Dhe besoj, jemi te ngopur me hipokrizi.
(BalkanWeb)
 
Back
Top