Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Monitorimi i shtatzanise

Shiko fotografinë 1789062

1. Këshillimi prekoncepsional

Kujdesi shëndetësor prekoncepsional është kujdesi që një grua në moshën e duhur për të lindur fëmijë merr përpara shtatzënisë. Ky lloj kujdesi mbikqyr faktorët biomjekësorë, të sjelljes dhe riskut social që mund të prekin shëndetin e gruas dhe të fetusit. Synimi është të ofrohet informacion dhe trajtim përpara shtatzënisë, që të mund të përmirësojë shëndetin e gruas dhe të ndihmojë në uljen e rreziqeve për fetusin.


2. Analizat e tremujorit I

Urine komplet / Urokulturë
Hemoleukograma dhe Grupi i gjakut
Testi Coombs indirekt
Elektroforeza e hemoglobinës
Glicemia
Analizat e tiroides
Provat hepatike
Provat renale
Toksoplazmoza (IgG, IgM)
Rubeola (IgG, IgM)
Citomegalovirus (IgG, IGM)
Analizat për sëmundjet seksualisht të transmetueshme (sifilizi, HIV-AIDS)
Testet virale të hepatitit (HBsAG, HVC)
Ultrascreening-u (Bitest + Translucenca nukale + Kocka nazale)
3. Ekografia obstetrikale e tremujorit I

Ekografia obstetrikale e tremujorit të parë ndër të tjera ekzaminon: Pozicionin e shtatzënisë (d.m.th., brenda apo jashtë uterusit), Numrin e embrioneve, Praninë e rrahjeve të zemrës, Mosha e shtatzënisë (nga dita e parë e ciklit menstrual) etj.

4. Depistimi prenatal i anomalive fetale

Cdo shtatzani ka një probabilitet të jetë e prekur nga anomali të ndryshme të fetusit (kromozomiale, gjenetike etj). Përmes programeve të depistimit synojmë të vecojmë nga popullata e grave shtatzana grupin që mbart riskun më të lartë për të qenë e prekur nga një anomali e caktuar. Këtyre shtatzanave screen pozitive ju ofrohet informacioni i detajuar dhe mundësia e diagnozës me anë të procedurave invazive të diagnozës prenatale. Fazat e depistimit prenatal të anomalive fetale:

Java 11 – 14: Ultrascreening në tremujorin e I (Transluçenca nukale + Kocka nazale + Bi-testi)
Java 15 – 18: Triple-test
Java 18 – 22: Ekografia morfologjike në tremujorin II
5. Diagnoza e anomalive fetale

Për diagnozën prenatale nevojitet ekzaminimi i indeve / qelizave fetale. Kjo mund të arrihet përmes proçedurave invazive nën drejtimin e ekografisë (Amniocenteza, Biopsia e vileve koriale, Kordocenteza) të cilat duhen kryer nga një personel i specializuar në këtë drejtim.

6. Ekografia obstetrikale e tremujorit II (Ekografia morfologjike java 18-22)

Ekografia morfologjike është një standart që ofrohet edhe në Shqipëri. Për fat të keq një pjesë e shtatzanave janë më tepër kompliante ndaj përcaktimit të seksit përmes ekografisë se sa ndaj ekografisë morfologjike. Vec depistimit të sindromës Down (më e shpeshta kromozomopati), ajo mund të diagnostikojë edhe malformime të tjera fetale.

7. Analizat e tremujorit II (java 15 – 28)

ثshtë mjeku obstetër që do të vendosë frekuencën dhe renditjen e analizave/ekzaminimeve të mëposhtme:

Triple test (java 15-18). Triple testi është një alternativë e mirë pwr depistimin e anomalive fetale tek shtatzanat që nuk kanë përfituar nga depistimi biokimik (bi-test) në tremujorin I. Femrat që rezultojnë pozitive pas triple-test u ofrohet diagnoza invazive (amniocenteza).
Urine komplet / Urokulturë
Hemoleukograma
Perseritje eventuale dhe/ose antitrupave IgM te kompleksit TORCH nese IgG perkatese jane negative.
Nese mosha eshte > 36 vjec keshillohet amniocenteza (java 16).
Tampon cerviko-vaginal për infeksionet e ndryshme që mund të rrezikojnë për abort
Ekografi transvaginale për vlerësimin e gjatësisë së qafës së mitrës
Ekografi morfologjike (studimi i anatomisë fetale dhe i velocimetrisë Doppler në arteriet uterine)
Glicemi esëll
Testi i tolerancës ndaj glukozës
8. Ekografia fetale 3-dimensionale (3D) dhe 4-dimensionale (4D)

Ekografitë 3-dimensionale (3D) dhe 4-dimensionale (4D) janë bërë gjithnjë e më shumë popullore dhe gjithnjë e më shumë në dispozicion të pacientëve. Me ekografinë 3D, një seri seksionesh 2D rindërtohen në mënyrë dixhitale për të dhënë një pamje sa më reale.

Me ekon 4D, dimensioni i shtuar është koha, ndaj duket sikur pamjet 3D lëvizin në kohë reale. Pamjet 3D/4D shfaqen, zakonisht, në ngjyrë të artë në ekranin e ekografisë, duke qenë se kjo është një ngjyrë që shquhet lehtë nga pacientët dhe thekson tiparet e bebes. Në fund të ekzaminimit, çifti pajiset me një CD (kundrejt një pagese simbolike) ku përmbahen fotot / videot e bebit të tyre. Duhet patur parasysh se ekografia 3D /4D nuk është një ekografi emergjence, dhe si e tillë duhet të kryhet gjithnjë me programim.

9. Analizat e tremujorit III (java 28 – 41)

ثshtë mjeku obstetër që do të vendosë frekuencën dhe renditjen e analizave/ekzaminimeve të mëposhtme:

Hemoleukograma
Urine komplet / Urokulturë
Ekografi obstetrikale (biometri fetale, velocimetria Doppler, likidi amniotik, placenta, paraqitja fetale)
Provat hepatike
Provat renale
Uricemia
Non-Stres Testi
Koagulograma
Tampon vaginal / rektal për depistimin e infeksionit me streptokok beta-hemolitik
10. Ekografia obstetrikale e tremujorit III

Ekografia obstetrikale e tremujorit III ka për qëllim vlerësimin e mirëqënies fetale (rritja, likidi amniotik, velocimetria Doppler), studimin e placentës (ekostruktura, lokalizimi etj), paraqitjen e fetusit. Gjithashtu ajo kryen edhe një studim anatomik të fetusit (kuptohet jo aq të detahuar sa ekografia morfologjike).

11. NST (Non Stress Test)

Non-Stress test është një test i thjeshtë, joinvaziv që kryhet në shtatzënitë mbi 28 javë. Testi quhet “pa stres” sepse gjatë tij nuk ushtrohet asnjë stres mbi fetusin. Testi kryhet duke vendosur një brez në barkun e nënës për të matur rrahjet e zemrës së fetusit dhe një tjetër brez për të matur kontraksionet e mitrës. Lëvizja, rrahjet e zemrës dhe “reagimi” i rrahjeve të zemrës ndaj lëvizjes apo kontraksioneve maten për 20-30 minuta. Një rezultat reaktiv në NST tregon se qarkullimi i gjakut (dhe oksigjenimi) në fetus është i mjaftueshëm. Një rezultat joreaktiv duhet interpretuar në kontekst me ekzaminimet e tjera dhe mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve nga ana e mjekut ovstetër.

mjeket.al
 
Titulli: Monitorimi i shtatzanise

a kemi ndonje me barr knej
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back