Monitorimi i ajrit në Tiranë, stacioni nuk punon prej dy vjetësh

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Një grup shoqatash mjedisore kanë denoncuar nxjerrjen jashtë funksionit të dy aparaturave që masin cilësinë e ajrit dhe që janë nën varesinë e Institutit të Shëndetit Publik.

Profesor Romeo Hanxhari tha se prej dy vitesh, mungojnë të dhënat e përditësuara të cilësisë së ajrit në kryeqytet.


“Janë dy stacione automatike të palëvizshme të monitorimit të ajrit, dhuratë nga qeveria gjermane nëpërmjet OBSH, dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë, të operuara nga ISHP, në maj 2010, të cilat kanë dy vjet që nuk funksionojnë. Janë stakuar në dhjetor 2013 dhe tani jemi dhjetor 2015”, thotë Hanxhari.

Këto të dhëna tregojnë cilësinë e ajrit që thithin qytetarët e Tiranës dhe fushat ku duhet të ndërhyhet.

“Janë automatike, që do të thotë të dhënat transferohen në Austri,bëhet përpunimi online, dhe dalin mesataret. Ne e konsiderojmë një papërgjegjshmëri stakimin e këtyre stacioneve,përpara dy vjetësh, dhe mosvënia në funksionim gjatë këtyre dy vjetëve që kanë pasuar”, vijon Hanxhari.

Zyra e shtypit në Institutin e Shëndetit Publik, pohon se prej një viti këto aparatura nuk janë vënë në funksionim, pasi ka probleme teknike. Stacionet janë dhuratë e qeverisë gjermane përmes Organizates Boterore të Shëndetësisë.

Të dhënat e tyre transferoheshin automatikisht në një server të ndodhur në Austri, dhe përpunoheshin për të nxjerrë vlerat ditore. mujore, dhe vjetore. Në fillim të çdo viti, Instituti i Shëndetit Publik që operonte stacionet, botonte të dhënat e vitit paraardhës. Buletini i fundit sipas specialistëve është i vitit 2014 që ka publikuar të dhënat e vitit 2013.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top