Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Modeli rus” për Ballkanin, i zbuluar nga Qeveria

Teoria konspirative e “modelit rus” u lansua nga “filozofi modern” i LDK-së, babait të decentralizimit të famshëm, teorive dhe planeve bajate për Luginën dhe veriun e Kosovës, i cili deklaroi në mënyrë pompoze dhe triumfaliste sikur të kishte zbuluar rrotën duke thënë se opozita kosovare po ndjek modelin rus, këtë konspiracion zyrtari lartë i LDK-së e solli nga Spanja një vend ”mike”, e cila ka “njohur Republikën e Kosovës” që moti por që fatkeqësisht këtë zyrtar dhe padronin e tij e kishte ftuar në Spanjë në cilësinë e zyrtarit të lartë të ish-Lidhjes Socialiste të Popullit Punonjës të Jugosllavisë, dega për Kosovën dhe Metohinë, të shndërruar me një dekret të shpejtë javor në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Mesazhin konspirativ të modelit rus, këta zyrtarë e kishin marrë nga krerët e partive popullore evropiane dhe parti popullore siç e dini, do të thotë parti e masave, parti socialiste ose shtet popullor siç është për shembull, Republika Popullore e Koresë, e Kinës etj, siç ishte, është dhe me gjasë do të mbetet përjetësisht edhe LDK-ja.

Modeli rus për Kosovën dhe modeli autokton për Republikën e Kosovës

Modeli rus nuk zbatohet duke kundërshtuar me çdo kusht Bashkësinë e Komunave Serbe, modeli rus nuk favorizon kufijtë realë dhe historikë shqiptarë, sepse historikisht, por sidomos fuqimisht, dhe në mënyrë agresive që nga kriza e Lindjes e këtej ky model i kishte copëtuar këta kufij duke ua dhënë peshqesh Bullgarisë, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Prandaj modeli rus me gjasë më shumë të këndosh dhe luash me Vuqiqin dhe Daqiqin, në dëmin dhe kobin e kombit tënd, të nënshkruash marrëveshje të fshehta dhe t’i kontrabandosh ato në Kosovë për zbatim, pa i kaluar nëpër institucionet dhe proceset kushtetuese dhe ligjore.

T’i trumbetosh këto marrëveshje si arritje të mëdha, të injorosh deri në pafundësi të tmerrshme dhe arrogante zërat plotësisht të arsyeshëm të opozitës, të ngulësh këmbë në demokracinë e numrave sipas thënies së mbretërve francezë se “dielli jam unë”, duke injoruar debatin publik, qytetar, akademik, debatin me shoqërinë civile, paraprakisht, për çështjet me rëndësi vitale për shtetësinë e Kosovës dhe kombit në përgjithësi, a nuk është ky model rus e shkuar rusit, model bizantin ose mund të jetë një politikë apo diplomaci e ashtuquajtur e influencuar jo vetëm nga modele ruse, por edhe nga modele spanjolle, greke, qipriote, gjegjësisht sllavo-ortodokse.

Po sikur përfaqësuesit e QUINT-it në Kosovë dhe ambasadorët tjerë, të cilët sillen si fëmijë të llastuar duke futur hundët nëpër secilin institucion kosovar, të frikohen kur shohin elemente të politikës kosovare që po ngrihen dhe po qëndrojnë drejt nga një popull deri dje i nënshtruar apo thënë shkurt e troç sikur shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë të detyruara të bëjnë kompromis dhe të flijojnë ca interesa tona që për ta mund të jenë të vogla, por jo edhe për ne, për shkak të përplasjeve me Rusinë në Gadishullin Arabik, ku gërshetohen interesa të mëdha politike, të resurseve dhe interesave gjeopolitike, a duhet që ne të pajtohemi heshturazi me këto dhe të akuzojmë, rrahim, gjymtojmë, burgosim dhe vrasim opozitën tonë, pa e çarë kokën se kush do të jetë përgjegjësi në të ardhmen për këtë model qeverisjeje.

Ideja dhe lansimi i teorisë së “modelit rus”, që na erdhi peshqesh nga Spanja dhe populistët evropianë përmes miqve të tyre të devotshëm kosovarë, nuk do t’u shërbejë për nder zyrtarëve të lartë institucionalë të Kosovës sepse ngjason në thënien e fuqishme popullore joevropiane, por shqiptare “Mbama kunatë kopilin sa t’i them fqinjës Rrugaçe”. Zeri
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back