Republic Of Kosovo
Ado !
Praktika e ndezjes së zjarreve e në veçanti gomave, me rastin e festës së 1 Majit, ka alarmuar Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve të mos e degradojnë mjedisin dhe shëndetin e njerëzve, ngase ndryshe mund të ballafaqohen edhe me dënime.
Ndezja e gomave në ambient të hapur liron dyoksinën dhe materie tjera të rrezikshme, që shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si: dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore. Jo rrallë nga pakujdesia, nga këto zjarre të pësojnë fëmijët, si dhe të digjen me mijëra hektar pyje.
MMPH ka hartuar, dhe është miratuar, Ligji për mbrojtjen e ajrit – i cili rreptësishtë ndalon djegien e gomave. Me këtë ligj dënohet çdo person që kryen një veprim të këtillë.
Ndezja e zjarreve të tilla bartë me vete pasoja të mëdha për mjedisin – potencon kjo ministri. Vazhdimi i një praktike të tillë, është e pakuptimtë dhe e dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e popullatës.
“Ju bëjmë me dije se janë të angazhuar të gjithë: Ministria, Shërbimi Policor i Kosovës si dhe inspektorët për vëzhgimin e territorit. Kushdo që zihet ose dëshmohet se ka ndez zjarre/goma do të dënohet”, theksohet në thirrjen e MMPH-së. /Telegrafi/