Mllefet e një shqiptari…

ida angel

:)
V.I.P
Nga Turjan Hyska

turjan-hyska-002-300x200.jpg


Kur je njeri që ke fuqinë e ekranit (sado të pakët) në këtë vendin tonë njomëzak, hokatar dhe tragjik, ka dy forma me të cilat mund të identifikohesh! Njëra është ushtar i një kauze të diktuar nga eprorët apo nga “çunat” e pushtetit dhe e dyta një gaztor që i injekton shqiptarëve iluzionin që me anë të atij ekrani të vockël “High Definition” mund të ndryshojnë apo harrojnë realitetin pocaqi që jetojnë përditë! Besoj që ka ardhur koha për një formë të tretë personazhi publik që mund të ndikojë shikuesin, i vërtetë me veten dhe ata që e ndjekin, cinik, agresiv, kundra rrymës, i ndershëm (ky i fundit besoj është më i diskriminuar se komuniteti LGBT)! A ka këllqe ta bëjë njeri? S’e di dhe s’dua ta di… ثshtë zgjedhje personale, iku koha e te jetuarit në turmë! Zoti më dhëntë fuqinë ta arrij një ditë ta bëj plotësisht për të shpëtuar veten mbi të gjitha, për t’i dhënë kuptim dhe peshë emrit dhe mbiemrit tim (mendoj që kështu duhet ta mendojnë të gjithë)! ثshtë hera e parë qe marr guximin të shkruaj publikisht sepse kam mllef…

-Kam mllef se u bënë 100 vjet shtet dhe përveç Ismail Qemalit unë s’jam krenar si shqiptar për asnjë lider të këtij vendi.

-Kam mllef se vendi im është akoma duke lëpirë plagët që hap çdo ditë vetë…

-Kam mllef sepse kam bërë një këngë për shqiponjën e kësaj Shqipërie dhe shqiponja ka mbetur kauzë e ca batakçinjve që një Zot e di ku e kanë atdheun!

-Kam mllef se asnjë burrë Shqipërie nuk ia tregoi vendin Enver Hoxhës!

-Kam mllef se në vitet ‘90 isha kalama, ndërkohë që do doja të isha doktor, piktor, ekonomist apo student me një dëshirë të papërmbajtshme për demokraci, për liri, treg të lirë, shtetin e së drejtës etj, etj, etj… Dëshirë të sinqertë ama!

-Kam mllef se në ‘97-ën nuk kisha mllef, por më shijonte ai harbim i plotë, ajo orgazëm baruti e një shoqërie të tërë…

-Kam mllef se kur pata për herë të parë të drejtën e votës, votova pa dëgjuar asnjë alternativë! Votova siç na ka hije ne shqiptareve… Për ideal!

-Kam mllef se mbroja Fatos Nanon kryeministër në çdo bisedë që bëhej asokohe dhe kur i thoshin hajdut…

-Kam mllef se fjala “Katarsis” më dukej seksi!

-Kam mllef se besoja që Berisha and co. do i mbanin duart e pastra kur erdhën në pushtet

-Kam mllef se qeshja kur thoshte gjyshja: “Luli është si Enveri i vogël që ju bëfsha kurban…” Kurbani i gjyshes u bë best seller!

-Kam mllef që Fazlliçi është më joshës se Kim Kardashian dhe e do një shtet i tërë!

-Kam mllef se thjesht qesha dhe mendova: “Sa kuçkë e lezetshme është politika…” kur Meta shkoi e u fal tek Berisha në emër të integrimit!

-Kam mllef se besova se po vuanin shumë socialistët në grevë, ndërkohë që shtonin në peshë dhe gjithë idealin e gllabëroi për një natë “Krokodili”!

-Kam mllef se në 21 janar shkova për të parë “spektaklin” dhe s’dola live në TV-në ku punoj e të derdhja gjithë helmin që meritonte ky palo pushtet… Njeri s’më ndaloi! Duhet ta beja sepse sado modeste të ishte mbase disa shqiptarë të mirë do merrnin guximin e do bashkoheshin me mua! Fatkeqësisht nuk e bëra! Turp!

-Kam mllef se nuk shkova në varrimin e 4 njerëzve që ikën për dhjamë qeni sepse kisha punë …

-Kam mllef se nuk pështyva në surrat asnjë prej atyre gjykatësve që dhanë vendimin për videon e “Bllokut”.

-Kam mllef sepse akoma na japin mend Artan Hoxha, Artur Zheji dhe të gjithë “shahistët e Rognerit…”

-Kam mllef sepse اili është mllefosur!

-Kam mllef se Drejtori i Teatrit Kombëtar “fiton” audicionin si aktor në një shfaqje të Teatrit Kombëtar për të “dalë jashtë shtetit!”

-Kam mllef sepse në një premierë në kinema, me fudullëkun, shkujdesjen dhe arrogancën e moshës, Ardian Klosin nuk e lashë të shihte filmin rehat duke zukatur pafund mbas shpinës së tij, ndërkohë që ai me gjithë sharmin dhe elegancën e një njeriu të butë, thjesht psherëtiu rëndë sikur donte te thoshte: “S’ka shpresë kjo racë!”

-Kam mllef se askush nuk del që të bërtasë: “Kujdes me ngjalat se janë me yndyrë, bëjnë dëm kur hahen pa teklif!”

-Kam mllef sepse në 2012-ën rrugët tona akoma janë varre masive…



Këto më sipër mund të jenë mllefe të vockla apo të mëdha,kauza madhore llokoçitur me kapriçio naive qe do harrohen dhe ndoshta nuk e meritojnë të quhen mllefe, por ama e besoj vërtet që mos të gjitha, ndonjëra prej tyre në një formë ose tjetrën revolton së paku një nga shqiptarët e mirë të këtij vendi…

Boll i gëlltitem mllefet që kemi brenda, boll i lamë të vdesin me ne, boll i trajtuam si jashtëqitje…

Le ta gjejmë besimin dhe fuqinë tek Kurani, Bibla, Shqiptaria, Himni, Skënderbeu apo tek vetja, ama ta gjejmë…

Hej… Një jetë kemi! Boll u ndamë ca të “Mëmëdhe-së” e ca të “Atdheut”! Jemi të Shqipërisë! Nuk është turp, as klishe! Jemi të Shqipërisë… Duam apo s’duam!



P.S: O zot mos më bëj kurrë të më shuhet mllefi i GثRDECIT!
gazetatema
 
Pe: Mllefet e një shqiptari…

Ka thene e ka prek kaq shume gjera ky,sa do duheshin ato netet e ftohta te dimrit te kapet tema fjale per fjale...
 
Pe: Mllefet e një shqiptari…

Ka fol mllefet e shume shqiptareve dhe te tre generatave ..........
 
Titulli: Mllefet e një shqiptari…

Kam mllef me ty qe ke shkruajtur kete artikull se mundohesh te reklamohesh me pseutomllef
Kam mllef me ty qe do te tregohesh pseuto-revolucionist i divanit dhe i sigurise qe te ofron dhoma nga ku shkruan keto
Kam mllef me ty qe mundohesh te perfitosh nga ngjarjet e kombit tone duke shitur cfare ???
Kam mllef per ty qe e ke pare kete menyre te sigurt per te bere ndryshime
Kam mllef per ty qe me kete shkrim mundohesh te heqesh fajin qe ke ti qe kemi te gjithe per ecurine e ketij kombi
Kam mllef per ty qe nuk kerkon ne nje far menyre te te falen mekatet ......
Kam mllef per ty qe mundohesh te nxitesh te tjeret te mendojne kur vet nuk e ke bere

Kam mllef per mua qe rri merrem me nje cope si puna jote....
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top