‘Mjerimi’, i heqin ndihmën ekonomike, familja në Vorë ha bukë e qepë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
‘Mjerimi’, i heqin ndihmën ekonomike, familja në Vorë ha bukë e qepë

cccccccc.jpg


Mjerimi është ulur këmbëkryq në familjen Vrioni në Vorë, pas ndërprerjes së ndihmës ekonomike. “Fiks Fare” sjell pamjet e dy motrave, 4 dhe 10 vjeç, që ushqehen me bukë thatë, pasi nuk kanë asgjë tjetër për drekë.

Realiteti “Migjenian” vjen në ditët e sotme më i trishtë se kurrë. Familjes me 4 anëtarë, prej muajit janar i është ndërprerë ndihma ekonomike, të cilën e merrte prej 4 vitesh. Ndërsa prej 6 muajsh jetojnë në mungesë të energjisë elektrike, pasi nuk arrijnë dot ta paguajnë.

28167382_577219729319403_1759241328706805735_n.jpg


“Me 4.800 lekë arrija të merrja ndonjë kile qumësht për vajzat. Me to i ushqeja. Nuk e hanin bukën thatë. Por në janar ma ndërprenë, më thanë se nuk i plotësoj pikët. Unë nuk e di çfarë pikësh kërkojnë”, shprehet Sabri Vrioni.

Në tavolinë ka vetëm bukë dhe qepë të njoma. Iljana, vajza 10-vjeçare tregon se këto janë ushqimet më të shpeshta që gjen në tavolinë.
28234821_577219819319394_203703481105488442_o.jpg


“Nuk kam blerë asnjëherë rroba të reja. M’i falin fëmijët e tezeve. Unë kam dëshirë të blej një kostum sportiv për në shkollë. Tuta, bluzë, atlete të reja”, shprehet 10-vjeçarja.

Gazetarët e “Fiks Fare” u interesuan edhe pranë Bashkisë së Vorës.

Inspektorët e ndihmës ekonomike shprehen se e njohin mirë gjendjen e vështirë të familjes Vrioni, por dalja e saj nga skema ka ardhur si pasojë e mosplotësimit të pikëve.
“Sabri Vrioni nuk ka marrë pikët e mjaftueshme. ثshtë në gjendje shumë të vështirë, është skandal. Deri dje i ka pas plotësuar pikët, sot nuk i plotësoi. As vet nuk i dimë këto pikët. Ato i di Ministria, Drejtoria, ato i heqin. Kemi pasur 333 familje që merrnin ndihmë ekonomike, sot janë 150 më pak”, pohon inspektori.


8 (gazeta-Shqip.com)
 
Tmerr !!
Ky eshte kthyer ne makabritetin e popullit ti!
Po perse ky popull dele nuk reagon ,nuk mbush sheshet,keto jane kauzat qe duhet ngrihet popull sidikatat. :(
Trishtim.
 
Jan të aftë për punë por sduan tha lartmandhnia e moniques.
 
Kam punesuar kte lart te bej sekretarin tim....vetem kujdes percoje zerin tim edhe ne timber ,jo vetem permbajtje
 
Mos u kap pas timbrit po na jep ndonjë shpjegim si zëdhënëse e partisë në pushtet...
 
Ke ngatarru adrese loku.....te thashe ndrysho muzik se na shpife forumin
 
E para sjam loku.E dyta që ti si nje majtiste e mirfillte kur ste shkon pershtat e dgjon dhe e paraqit muziken sipas veshit tend kjo ska dyshim.Ti je mbeshtetese e politikave te lartmadhnise dhe ti dallon kur atyre u thua zorraxhinj e ktyre sta ben t'ja thuash.
Meru me çeshtjen ke çte thuash per perjashtimin nga skema apo ske...të tjerat jan muzikë për veshët e tallagjareve.
 
Une tu pergjigja sepse me permende ,pasi e ke bere te udhes tanime.
Nuk ka lidhje se me ke jap apo ke mbeshtes dhe mos shko me tutje me injorancen tende.
Ti as me njeh dhe sja ke haberin sesi mendoj, gjykoj, e aq me teper flas kur bie fjala tek politika.
Fakti qe nuk perfshihem me , neper biseda te tilla eshte se personalisht kam humbur besim kudo e per kedo.
Aq sa mendoj se edhe ti diskutosh eshte harxhim kohe.
Kshuqe meqe ke zgjedhur te flasesh, jepi ste ndal askush....ama klithma histerie me emrin tim ske pse.

Shpresoj te jem sqaruar dhe mos te perserisesh me te njejtin veprim.
Ps: sme detyron askush te jap mendim mbi temat qe postohen!
 
Fiks majtise.Ka hequr dorë e u thotë zorraxhinj.Të gënjen mendja vajzë.Ata që ti u thua zorraxhinj ishin Shqiptarë.
Dhe ska pse më sqaron pse mu përgjigje ,por po të ishe më e vëmendshme duhet ta kuptoje pse ta lakova emrin,zorraxheshk.
 
Ok u kuptuam...nese qellimi yt eshte te hapesh tema per te gjetur "zorraxhedhkat" ia dole.
Tani po mbyllim temen
Kalofsh bukur
 
Jo temën nuk e mbyllim ne se temën e gjetëm këtu.Mund të mbyllim diskutimin.Apo stë pëlqen tematika e temës dhe ke njp dëshirë të brendshme për të mos e parë në qarkullim...
 
O Rildi ketu nuk eshte ceshtje militantesh apo mbeshtetesish te ngjyrave politike.
Apo cfare bindjesh kemi une,apo ti apo ai tjetri.
Une mendoj qe dramatizmi ne kete mes ka hyre ne kockat e popullit.
Si rrjedhoj, kunder keti sistemi te inkriminuar te korruptuar qe mundohet ti heq kafshaten e mjerimit migjenian te varferve per te mbledhur taksat.Duhet t engrihet populli.
kjo gje eshte jashte cdo parametri njerzore.
Kjo qeveri tashme po nenshtron popullin e saj po e kalon ne nje sitem dalengadale hije totalitare.
Tashme njerzit kane dhe frike,se po folen vec me keq gjerat do behen.
Cdo shperthim apo bulezim ekonomik ka marre fund.
Shqiperia nuk eshte ,mbjell pisha e bej parqe betoni.
Sa me shpejt te kuptohet kjo gje nga populli, aq me mire per Shqiptaret do jete.

Tanime gjerat jane ne piken e fundit,e nese populli sdo reagoje, atehere drama vetem sa do i zaptoje me tej.
 
Tmerr !!
Ky eshte kthyer ne makabritetin e popullit ti!
Po perse ky popull dele nuk reagon ,nuk mbush sheshet,keto jane kauzat qe duhet ngrihet popull sidikatat. :(
Trishtim.


pak dit me pare kam sjelle nhe cudi te timen ku kryeministri shqiptar i pari i partise socialiste i te njohures si rryme qe mbeshtet anen sociale.. popullin ne veshtersi apo klasen puntore... te pakten programi i ps ne cdo vend te botes kete perfaqson .. e pikerisht ky "artust" me art abstrakt e modern tha per mediat italiane qe shqiperia ska sindakate dhe nuk ka nevoje per sindakat....
me te vertet e dua shqiperine e dua vertet shume ama me bindje ju them aq sa e dua aq edhe e kam inat.. inat pasi perdorin keto raste duke jo vetem nuk i ndihmojne por ju prekin edhe orgoglion.. .. i bejne viktima per ti perdorur per nr spektatoresh apo per te ulur kolltuket ne rradhe ...
ne nje shkrim tjeter kam pyetur po diku e po ketu ne ka rini ne shqiperi??
perse nuk ndryshojne perse nuk krijoni dicka??
perse kjo komuna e vobekte sdi cjan piket e perse nuk kerkon dituri mbi piket perderisa duhet ti jap llogari atyre 150 familjeve qe ju jan hequr piket ????
une di qe bej pak pjese ne ate brez ku friken per te kerkuar te drejtat e mija e kam njohur por ju jo.. ju jeni brezi qe cdo tregim i prinderve gjysherve ju ngjan perralle...
perse te lejoni te kete ne shoqerine tone "lula te vegjel" kur mund te beni te keni femije qe kalojne kohen ne labratore te ndryshem e ne ambiente argetuse...
turp???
gjynah??
mekat??
le ti veme cdo fjale te perngjashme por ajo me e duhurado ishte...
me fal familja x qe une sbej asgje per ju!!
 
Zëri i heshtur i forumit ,Ketru paska filluar të më jap të drejtë.
 
Te ngrihem une per nje person qe eshte i afte fizikisht dhe psikologjikisht per pune e te haje nga taksat e mia? Ncuq ncuq.te dali te punoje,te rrisi kalamajte,ashtu sic na rriten neve.

sipas teje e ben ky zoteria sepse sdo te punoj???
mos ja fut kot!!!!
 
nuk eshte aq e lehte te japesh nne vendim...
nuk besoj qe nje person i asaj moshe preferon ket "ulje" morale shpirterore dhe psikologjike per 4800 lek ...
nuk besoj qe kur shikon vajzat qe bejn kerkese aq te thjeshte (nje veshje te re) te mos ket aq yndyre e mos ta doje punen
kur pergatit tryezen e ju ve vetem buken ... nuk besoj qe te ket punen do pranonte ate gjendje perpara ketyre fakteve...
....
shqiperia pwr fat te keq eshte nje faqe kronike te zeze nga jugu ne veri ne aspektin sociale..
 
Pavarsisht se i urrej te gjithe politikanet dhe nese kjo qe po them tani quhet politike, atehere do bej politike sepse eshte shpirti qe dhemb tek shoh pamje qe te dridhin zemren dhe te mbushin syrin ne lot.
Eshte makabre te mendosh qe njerezit ne 2018 te vuajne per mbijetese.

A e keni pare bunkerin e qenit qe na udheheq, dhe nje ushtri e tere qe e ruan?
A i keni pare si vishen e ngjishen 140 hajdutet qe kemi ne parlament?
A e shihni lluksin ku jetojne dhe kthimin ne super te pasur sapo kapin karriken e pushtetit?
Me thoni cili pushtetar i cilado kohe qofte vuan apo jeton si ty dhe si une ne normalitet dhe halle pa fund?

Te kam dhjere SHQIPERI se ste mora vesh njehere.


Kujdo qe keto pamje nuk i bejne pershtypje atehere te me ndjeje por ka shkuar nga kjo bote dhe vetem vegjeton.
 
Bëj thirrje të i kthehet ndihma ekonomike kësaj familje, mos m’detyroni me ndrru edhe foton e profilit.
 
https://youtu.be/M-5GAgTx0LE fillon në minutën 3.Nuk është familje e vetme,jan afro 20mij familje që kan dalë nga skema e ndihmës ekonomike.
 
Te ngrihem une per nje person qe eshte i afte fizikisht dhe psikologjikisht per pune e te haje nga taksat e mia? Ncuq ncuq.te dali te punoje,te rrisi kalamajte,ashtu sic na rriten neve.

Shiko minutën 4:00 të videos lart dhe shkruaj në kte temë për ktr rast sipër ajfonit tënd.Dhe mos harro të shohësh Milanin nesër kur të mundet
 
me fal ke degjuar ndonjeher per sindikata ne shqiperi????

Po tani me sa di une cdo shoqeri civile normalisht duhet te kete sindikata.
Se sa keto jane te zhvilluara te forta per te mbrojtur te drejtat e te punsuarve dhe kauzat e tyre.
Varet nga shume parametra;
Por kryesisht duhet qe kryetari i sindikatave mos t"jete hallke militante apo e blere nga politika.
Dhe si perfundim sa me reagues dhe i ndegjegjshem te jete populli ndaj keti aksesi social punsimi,aq me te forta jane sindikatat.

Sindikatat dhe populli rrezojne dhe nderrojne pushtetin dhe qeverite.
Sidikatat jane ato qe bllokojne ligjet pa kaluar,sidikatat jane ato qe shkaktojne ngrirjen e krejte procesit te pune ne nje dit,e apo me dite ,ku humbjet jane kolosale per vendin e qeverine.
Por ne flejme,flejme si popull e bashke me ne flen ne gjrin tone mjerimi,injoranca dhe nenshtrimi,
C"rendesi, ka nese te nenshtron nje pushtues i huaji apo i joti.
Kur ndodh e dyta eshte me mjerim se sa e para.
Por Si ne cdo shoqeri tranzite dhe e hutuar,popullit shqiptare ja kane pire dhe lengun se le mishin keta politikan plehra.
Zot ndihmoje Shqiperine!
Por dhe zoti cfare ti beje?!
Se dhe ate e ndame ne 100 religjione fetare.
Edhe ai ka heq dore nga ne.Eh.
 
Redaktimi i fundit:
E vetmja arsye qe me vjen keq eshte per femijte,se lindin nga njerez te pa pergjegjshem.

Eshte kulmi qe s'dalin te punojne ne keto kohera duke na tregu se s'ka pune e bla bla.

Kush do punon,e kush punon s'njeh fukarallek,aq me shume extrem.

Kush nuk jeton ne Shqiperi ka tendence paragjykimi,e kush jeton ne Shqiperi ka arsyet e veta te mos pranoje qe sot eshte me shume se krim te mos kesh gjerat me elementare ne familje.
Nqs dikush ngrihet para ores 7 te mengjesit ne qytete gjen turma turma gra qe shkojne ne pune fabrika,rrobaqepesi, etj.

Pas dy oresh sheh qe dalin nje nga nje burrat per te zene nje karrike kafeneve,kush ta zere me shpejt ne kafene qe ka me shume hapesire te zere syri njerez te shohin.

Kush do punon,kush eshte puntor.

Jo militant,jo perralla. :)

Ky eshte realiteti.

E dicka,,,,,,,,,,,

Di njerez (gra kryesisht) qe vijne nga Lushnja e Peqini deri ne Durres per pune,e pasdite shkojne ne shtepite e tyre.
 
Po ore zoteri nga Lushnja ne Durres per 5 mije leke te vjetra te qelbta.
Hem,
-shkoni punoni?
-Dakort!
-Po ku?
Ku jane keto vende pune,keto mundesi?
Apo fabrikat e kepuceve qe vijne nga Italia apo rrobaqepesite qe jane jashte cdo parametri normal njerzore,dhe shpesh behen burim kancoregjen per punojsit dhe shendetin e tyre.
Sidomos kur femrat jane shtatezene.


APo ckane keto qe spunojne?
Me 5 mije leke te hane buke e karrota.
Kshu i bie.
Nderkohe qe me siper vetem ne Vore artikulli thote nga 300 familje qe mbeshteteshin;
Jane keputur ndihma sociale 150.
Por ama nuk thote ndonje te dhene qe keto 150 familje,dikush nje antar i tyre filloj pune diku te pakten.
Per te mbuluar nevojat baze.

Ajt se mire e ke pershkruar se cdo vend ka qeverine qe meriton.
 
Ne rrobaqepesi marrin nga 150 lek ora e lart.
Kompanite kane autobuzat e tyre.

Thelbi eshte qe kush do punon.
Per kaq,per aq tjeter gje. :)
 
I paska shpetu zoti,meqe paskan dhe autobuz. hahahahahaha.
Nuk kam me diskutim ne kete teme.
Te jete mire athdheu im i dashur e sa me shume pune e mireqenie.
 
Mjerim per mendje te kokes.... k’tij nuk mund ti thuash mjerim por pertaci ne kulm.

Ti marri shteti femijet.... se boll ngelen duke pire c’do dite goten e rakise, ne kurriz te tyre.

E perse nuk del the punoje zoteria? Por lufton per ndihma?
 
Ne rrobaqepesi marrin nga 150 lek ora e lart.
Kompanite kane autobuzat e tyre.

Thelbi eshte qe kush do punon.
Per kaq,per aq tjeter gje. :)

Eshte teper e lehte te artikulosh mundesite, por krejt tjeter realiteti.

Le te mendoj/supozoj nje çast per ju qe keni arsimin e duhur apo duart e arta dhe mbijeton fale aftesive qe keni dhe hallall per gjithçka.

Ndersa tani po ju pershkruaj nje rast qe une e prek çdo dite; kam nje burre zotni rreth 55 vjeç qe ka kater femije dhe te katerta jane vajza por ende jo te rritura per krah pune. Ky zotnia me miremban shtepine time private dhe merret me gjithçka, lulet, plehrat, meremetimet, etj....
Nuk i jap rroge por e vleresoj ne baze te asaj qe ben, dhe ne darke ky shpirt njeriu eshte roje nate i nje lokali plus i miremban dhe atij lulishten e lokalit. Nga mua merr perafersisht rreth 80 deri ne 100 mije leke te vjetra kuptohet dhe nga lokali qe ruan gjithashtu merr 110 mije te tjera pra totali behet rreth 200 mije. Zoteria ska profesion pasi ka qene oficer ne kohen e komunizmit, flas shpesh me te, dhe me flet per hallet e tij, e ndihmoj edhe me borxhe te vogla here pas here dhe skam ndermend tja marr kurre se te keput shpirtin se eshte katandisur 50kg burre nga pagjumesia, hallet dhe lodhja fizike.

Me thuaj a eshte punetor ky shpirt njeriu qe ka nje edhe nje ndergjeje per tu patur zili. ( une se kam nje ndergjegje te tille)

Me thuaj o xhan vellai si mbijetohet tani me kete qe te tregova kur vetem uji dhe dritat plus taksat i perlajne me shume se gjysmen e kesaj qe merr. Jane 4 femije qe duhen veshur, mbathur, ushqyer, e mjekuar se njerez jane edhe semuren.

Ps; te lutem mos e fajeso qe ka bere 4 femije se jane engjej dhe ska bere krim.

Ps: nuk ka kombe dembele, por qeverisje te keqe dhe korrupsion te pamate.
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top