“Mjaft”-i i dikurshëm, ja cilët prej tyre qeverisin sot vendin

Një shkrim i botuar nga portali Citynews ka bërë një analizë sot të ish-anëtarëve të Lëvizjes Mjaft, që drejtohet dikur nga Erion Veliaj, të cilët sot ndodhen në nivele të larta të qeverisë aktuale.

Portali i mësipërm shkruan se “Organizata “Mjaft” e drejtuar në fillimet e saj nga Erion Veliaj, ishte një nga zërat më të fortë kundër qeverisë “Nano”. Në atë kohë, “Mjaft” i dha goditjen përfundimtare qeverisë socialiste dhe këtë fakt socialistët e thjeshtë nuk e kanë harruar”.

Nga një investigim që kreu cityneës, rezulton se drejtuesit e atëhershëm të “Mjaft” që kontribuan në rrëzimin e qeverisë të Partisë Socialiste, sot qeverisin vendin nën logon e “Rilindjes”.

Erion Veliaj
I pari në listë, është Erion Veliaj, drejtues i “Mjaft” në kohën kur Partia Socialiste ishte në pushtet. Organizatori i qindra protestave kundër ish-kryeministrit Fatos Nano. Sot, Veliaj është në qendër të projektit të “Rilindjes”. Ai u emërua fillimisht si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe më pas u zgjodh kryetar i Bashkisë Tiranë. Ditët e fundit, Veliaj është zgjedhur nga kryeministri Rama si i deleguar për Partinë Socialsite për Tiranën, duke spostuar kryetarin e kryeqytetit për PS, Saimir Tahirin.

Ish-drejtues të tjerë të Mjaft, kanë përfituar poste të rëndësishme në qeveri. Arbjan Mazniku duket se ka qenë një nga të preferuarit e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Fillimisht ai mori postin e zv. Ministrit të Arsimit dhe më pas Veliaj vendosi ta merrte pas vetes si nënkryetar të Bashkisë së Tiranës.

Endri Fuga
Endri Fuga është “syri”, “veshi” dhe “zëri” i kryeministrit Rama. Ky i fundit e ka pranuar me gojën e tij se për cdo gjë që lidhet me mediat kujdeset Endri Fuga.

Elisa Spiropali
Shumë pak e kujtojnë Elisa Spiropalin si pjesë të “Mjafit”. Kjo sepse Rama e përzgjodhi atë të drejtonte Forumin Rinor Socialist, duke e shkëputur që në fillim nga “Mjaft”. Për disa vite me radhë ajo drejtoi FRESH-in dhe me të ardhur në pushtet u emërua në krye të doganave. Eksperienca e saj si drejtoreshë e doganave nuk zgjati shumë. Një nga arsyet e largimit të saj mund të lidhet me dështimin e doganave me “Crown Agents” edhe pse ajo vetë deklaroi se do shkëputej për shkak të lindjes.

Leart Kola dhe Andi Kananaj
Dy “Mjaftistë” të tjerë që ndryshuan “ngjyrën” e lëkurës janë Laert Kola dhe Andi Kananaj, dy nga kundërshtarët më të fortë të qeverisë “Nano” në kohën e “Mjafit”.

Sot, Kola mban postin e drejtorit të Rinisë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale. Gjithashtu, “Rilindja” zgjodhi Andi Kananajn si drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.


Mapo
 
Titulli: “Mjaft”-i i dikurshëm, ja cilët prej tyre qeverisin sot vendin

Shoqeria civile dhe gazetaria jane dy rruget me te shkurtera drejt inkuadrimit ne politike.

Dhe gjithmone ndodhe e njejta gje pas inkuadrimit. Behen akoma me keq se ata kunder te cileve kane protestuar apo shkruar.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top