PRISHTINE-Ushtarët e KFOR-it rreth orës 10:00 të paradites së sotme kanë mundësuar hapjen e pikëkalimit në Jarinjë. Nga kjo pikë kufitare tani mundësohet lirisht kalimi i këmbësorëve, automjeteve dhe mallrave të ndryshme, bëjnë të ditur mediat e Beogradit.
Por qarkullimi drejt Leposavicit dhe Mitrovicës për momentin është ende i pamundur për shkak të barrikadave që serbët i kanë vendosur 200 metra nga baza e re e forcave ndërkombëtare, pas zgjerimit të zonës së tyre të sigurisë.
Dje është shtuar numri i ushtarëve të KFOR-it gjerman në këtë pikë, ndërsa me helikopterë është sjellë edhe mekanizmi për eliminimin e barrikadave.
(d.b/BalkanWeb)