Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mitrovica e qetë, problem vetëm barrikadat në Veri

46092_7.jpg

PRISHTINث-Situata e sigurisë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e qetë në Mitrovicë, duke përfshi edhe veriun, sipas vlërësimit të sotëm të përfaqësuesve të strukturave komunale dhe ata të sigurisë në takimin e Komitetit lokal për siguri publike.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se në dy javët e fundit nuk ka pasur ndonjë incident që do të reflektohej në gjendjen e përgjithshme të sigurisë.
Por, ai tha se barrikadat vazhdojnë të paraqesin problemin më të madh, meqë si pasojë nuk ka lëvizje të lirë për shqiptarët dhe pjesëtarët e komunitetit joserb që jetojnë në veri.

“Barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë në zonën urbane të qytetit, si mbi urën e Ibrit, mandej te Shkolla Teknike në veri, në hyrje të fshatit Kelmend etj, duke pasur për rrjedhojë probleme të mëdha për banorët që jetojnë në veri ”, theksoi nënkryetari i komunës së Mitrovicës.
Ai ka përmendur edhe shqetësimin e banorëve të Kodrës së Minatorëve, të cilët kërkojnë siguri për lëvizjen e tyre. “Ata prej përfundimit të luftës përballen me probleme të tilla, prandaj autoritetet e sigurisë duhet që sa më parë të heqin barrikadat dhe të krijojnë siguri për qytetarët”, tha Haziri.
Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se si pasojë e barrikadave të vendosura në rrugët magjistrale gjendjen më të rëndë e kanë banorët e tre fshatrave shqiptare të komunës më veriore të Kosovës, Leposaviçit. “Një punë e mirë është bërë me fillimin e qarkullimit të një kombibusi drejt këtyre fshatrave nëpërmjet Zveçanit”, shtoi ai.

Megjithatë, ai, theksoi se banorët ndjehen shumë të pasigurtë në këtë drejtim, meqë duhet të kalojnë nëpër rrugë dytësore të Mitrovicës dhe mandej Zveçanit. Bala kërkoi nga autoritetet e sigurisë që të ndërmarrin masa për largimin e barrikadave dhe vendosjen e rendit në veri.
Si një shqetësim të vazhdueshëm sa i përket sigurisë së qytetarëve në veri, ai përmendi edhe të shtënat me armë zjarri, duke theksuar se është bërë shprehi që grupet serbe të provokojnë qytetarët gjatë festave dhe ahengjeve duke shtënë me armë zjarri.
Ai potencoi se strukturat e rendit, si Policia e Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-i, duhet të jenë të vendosura dhe të izolojnë grupet e tilla kriminale, të cilët e mbajnë situatën të tensionuar.

(d.b/BalkanWeb)
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back