sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Policia nxjerr 126 forca në rrugë dhe bllokon hyrjet përpara mitingut. Socialistët hapin me forcë bulevardin "Dëshmorët e Kombit"
TIRANث - Policia e Tiranës ka bërë gjithçka që kishte në dorë për të penguar zhvillimin e mitingut të djeshëm të Partisë Socialiste. Ajo ka angazhuar në këtë operacion 126 punonjës policie, 20 makina dhe disa karroatrecë, të cilët bllokuan rrugën në mënyrë të jashtëligjshme.
Madje, edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë u angazhuan për të ndaluar "gogolin" që vinte nga kamioni i mbushur me materiale të Partisë Socialiste. Kjo situatë ka vazhduar për më shumë se 13 orë, deri në 11.30 të ditës së djeshme, kur më në fund u zhbllokua rruga.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kishin kaluar natën ndërmjet të enjtes dhe të premtes në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke ruajtur nga policia stendën e vendosur një ditë më parë. Nga ana tjetër, uniformat blu kishin ndërtuar një strategji që përfshinte 126 efektivë për të ndaluar mitingun e socialistëve.
Policia kishte tentuar të vendoste blloqe të mëdha betoni për të bllokuar qarkullimin e makinave që do të sillnin materialet për ngritjen e skenës dhe foninë e mitingut në bulevard. Por, ndërhyrja e disa prej anëtarëve dhe drejtuesve lokalë të PS-së, si dhe kandidatëve të PS-së për kryeqytetin, ka bërë që makinat me blloqe betoni të tërhiqen.
Pak minuta më pas, policia zbarkoi në kryqëzim me disa karroatrecë të marrë borxh. Gjashtë të tillë janë vendosur për të bllokuar dy krahët e rrugës, nga tre në çdo krah. Gjatë kësaj kohe, në kryqëzimin e bulevardit me unazën e Tiranës, ka mbërritur kamioni i madh i PS-së, i mbushur me materialet për përgatitjen e mitingut.
Situata është tensionuar në momentin që përfaqësuesit socialistë dhe ata të koalicionit të majtë opozitar kanë tentuar që të heqin me forcë karroatrecët në krahun verior të bulevardit, me qëllim që të hapnin rrugën për të hyrë kamioni i madh me pajisjet që do të shërbenin për ngritjen e skenës dhe autoparlantët.
Fillimisht turma është përqendruar tek makina karroatrec, që ishte vendosur e para në krahun e piramidës. E ndërsa përkrahësit socialistë u vendosën në njërin krah për të shtyrë makinën, në krahun tjetër të saj janë stacionuar një numër forcash policie.
Këta të fundit janë përpjekur të pengojnë më kot përpjekjet e socialistëve, ku nuk mungonin as figura të njohura të selisë rozë, si sekretari për çështjet ligjore në këtë parti, Fatmir Xhafaj, i cili gjatë këtyre dy ditëve ka qenë në krye protestës.
Duke e shtyrë karroatrecin ata kanë mundur ta zhvendosnin atë në anë të bulevardit, por menjëherë forcat e policisë, me urdhër të ish-drejtorit të Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmeti, janë përpjekur të vendosnin me forcë një makinë policie në vendin e mbetur bosh pas zhvendosjes së karroatrecit.
Në këtë përpjekje, furgoni i policisë ka lënduar dhe disa nga protestuesit, njërit prej të cilëve i kanë humbur ndjenjat dhe është dërguar për në spital.
Furgoni është mundur të ndalohet, pasi disa nga kandidatët socialistë të Tiranës, si Xhafaj apo edhe Bushati, e kanë bllokuar atë me trup. Këtu ka pasur dhe konfrontime me trupat e policisë, të cilat në pamundësi të vendosjes së furgonit, kanë krijuar në vendin e mbetur bosh nga karroatreci një kordon bllokues. Ndërkohë, drejtuesit në terren të policisë kanë kërkuar prej protestuesve që të mos prekin uniformat blu.
Më pas, turma i është drejtuar karroatrecit të dytë, i vendosur në mes të bulevardit dhe, ashtu si dhe në rastin e parë, kanë mundur ta zhvendosin, duke hapur në këtë mënyrë pjesën më të madhe të bulevardit, duke shpartalluar në këtë mënyrë edhe rezistencën fizike të forcave blu. Gjatë kësaj kohe, sekretari socialist, Fatmir Xhafaj, u ka bërë thirrje disa herë me megafon protestuesve që të mos preknin forcat e policisë.Shekulli