sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Konsumatorët e kafesë ende nuk janë të qartë nëse kafeja ka efekte pozitive apo negative në shëndetin e tyre. Kjo pasi studime të ndryshme gjatë viteve kanë dhënë edhe rezultate të ndryshme, madje shpeshherë edhe kontradiktore. Një artikull i publikuar disa ditë nga e përditshmja amerikanë "New York Times" tregon mbi këto studime, mitet ekzistuese rreth kafesë, dhe efektet e saj në organizmin e njeriut. A ka mundësi që këto kontradikta për kafenë dhe kafeinën të jenë të drejta? Përgjigjja është po, pasi kafeja dhe çaji, mbi të gjitha kanë në përbërjen e tyre kimikate të ndryshme, të cilat mund të ndikojnë në forma e mënyra të ndryshme në shëndetin e njeriut.
Hidratimi
Për një kohë të gjatë tek njerëzit dhe një grup mjekësh mbizotëronte mendim,i se kafeja dhe kafeina ishin diuretike. Por studimet e kryera vitet më të fundit treguan se njerëzit të cilët konsumojnë deri në 550 miligramë kafeinë në ditë prodhojnë urinë po aq sa ata persona të cilët nuk marrin kafeinë. Por konsumimi i kafeinës mbi 575 miligramë, kthehet në diuretike. Kështu nëse ju konsumoni rreth 330 miligramë kafeinë në ditë, nuk do ju duhet të urinoni më tepër se në rastin kur do të pinit 400 mililitra ujë. Personat të cilët konsumojnë një sasi të caktuar kafeine brenda dozave të lejuara, janë të hidratuar, dhe ashtu si uji, ndihmon në nevojat e organizmit për lëngje.
Sëmundjet e zemrës
Pacientët që kanë probleme me zemrën, sidomos ata që kanë presionin e lartë të gjakut, duhet të konsumojnë në një masë të caktuar kafenë dhe kafeinën, pasi njihen efektet e saj stimuluese. Por studimet e kryera 10 vitet e fundit në mbi 400 000 persona treguan se rastet e sëmundjeve e zemrës nuk tregojnë rritje te njerëzit të cilët vazhdojnë të konsumojnë kafen e mëngjesit, me apo pa kafeinë. "Kundërshti që duhen besuar", përfundojnë kardiologët e Universitetit të Kalifornisë, në San Francisko. Evidencat tregojnë se kafeja dhe kafeina e konsumuar në sasi të caktuara rrit rrezikun për shfaqjen e problemeve të zemrës, atakut kardiak, vdekja e hershme apo edhe prishje e ritmit të zemrës. Por në fakt tek 27 000 gra të studiuara në 15 vjet në qendrën e Studimeve të shëndetit të gruas në Iowa, rezultoi se gratë që pinin një deri në tre kafe në ditë reduktonin në 24 për qind rrezikun e problemeve kardiovaskulare.
Hipertensioni
Kafeina shkakton një rritje të lehtë dhe të përkohshme të presionit të gjakut. Por studimi i realizuar tek disa 15 000 femra, tregoi se gratë të cilat konsumonin kafe me apo pa kafeinë për një dekadë ishin njëlloj të predispozuarat shfaqnin shenja hipertensioni si gratë që nuk konsumonin kafe. Një studim i John Hopkins tek 3 000 meshkuj tregoi se ndikimi i kafes dhe kafeinës në shfaqjen e hipertensionin ishte shumë i ulët.
Kanceri
Në vitin 1981 në Harvard u tha se konkluzionet e një studimi tregonin rrezikun e lartë që sillte konsumimi i kafesë në shfaqjen e kancerit në pankreas. Por konsumimi i kafesë ka vazhduar gjithnjë e më tepër dhe studimet e mëtejshme treguan se duhani dhe kafeja ndikonte në zhvillimin e kancerit.
Hollimi i kockave
Disa studime të viteve të kaluara thanë se konsumimi i kafesë shkaktonte hollimin e kockave dhe frakturat. Por studimet e mëvonshme treguan se kafeja ndikonte vetën në një nivel të ulët reduktimi të përvetësimit të kalciumit nga organizmi, dhe nuk ndikonte në sekretimin e kalciumit. Doktor Robert Heaney nga Universiteti Creighton thotë se efektet negative të kafeinës tek kalciumi mund të kompensohen me dy lugë gjelle qumësht. Ai mendon se personat të cilët konsumojnë kafen dhe çajin, nuk duhet të shqetësohen duke menduar se kafeina ndikon negativisht në kockat e tyre.
Humbja në peshë
Ky është një zhgënjim. Konsumimi i kafesë rrit dhe shpejton metabolizmin. Një studim i realizuar nga profesionalistët tek 58 000 persona gjatë 12 vjetëve treguan se tek të dyja sekset, edhe te femrat edhe te meshkujt të cilët shtonin nivelin e konsumimit të kafeinës shtonin në peshë, dhe nuk pësonin aspak rënie.
Efektet pozitive të kafesë në trupin e njeriut
Mbërrijnë lajmë të mira për ata që konsumojnë rregullisht kafenë. Ajo madje këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sërë sëmundjesh, përfshi atë të zemrës, por mos u çudisni, edhe për fëmijët. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe ata me ulcerë në stomak. "Kafeja, -thotë një prej dietologëve më të njohur të Italisë, - të bën mirë, ju, ashtu edhe fëmijëve." "Harrojini njoftimet frikësuese", thotë dietologia Chiara Trombeti, e institutit Humanitas Gavazeni në periferi të Milanos. Ka arsye të shëndosha shkencore për ta gëzuar ekspresin e mëngjesit pa u shqetësuar për pasojat negative ndaj shëndetit.
Të dhëna shkencore
Kafeja përmban taninë dhe antioksidante, që janë të mirë për zemrën dhe arteriet. Kafeja mund të lehtësojë dhimbjet e kokës. Ajo është e mirë për mëlçinë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e cirrozës dhe gurëve në veshka. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të astmës dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Por nuk mund të mohohet se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më shumë se ç'duhet mund t'iu bëjë nervozë, mund të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve. Gratë shtatzëna, të sëmurët me zemër dhe ata që vuajnë me ulcera në stomak zakonisht këshillohen ta shmangin kafenë. Dr.Trombeti thotë se asnjë nuk duhet të pijë më shumë se 3-4 filxhanë në ditë.
Kafeja ndikon mirë për:
- zemrën e arteriet
- dhimbjet e kokës
- mëlçinë
- cirrozën
- gurët në veshka
- astmën
To