Misteriozi Braho dhe çanta e zezë e sekreteve të politikës

Malsi

Anëtar i Nderuar
Ai është aty sa herë që Ilir Meta është në vështirësi politike. Ishte aty si njeriu me çantë të zezë, kur u publikua video e Metës dhe Priftit në vitin 2010, kur Meta shfaqej me një bllok të zi shënimesh. Një çantë të cilën Spartak Braho e quante si çanta e sekreteve të zeza të politikës shqiptare. Por që mbeti e tillë pasi nuk e hapi asnjëherë dhe çdo kush më pas e përkufizoi si çantën e shantazhit që Braho përdorte për të mbrojtur Metën nga kundërshtarët e tij. Një çantë të cilën po vetë më vonë do ta quante një simbolikë të arkivuar, e një intrige të paparë që u thur ndaj LSI-së dhe Ilir Metës në veçanti. اantë me të cilën Braho më vonë do të kërcënonte: “se nëse do të prekeshin në të ardhmen interesa madhore, ka një moment që arkivat hapen, dhe është njëlloj si të hapësh një fole grerëzash. A u hap kjo çantë me fotot erotike të Priftit? Pikërisht në momentin kur ky i fundit u rikthye si protagonist në çështjen CEZ, duke përmendur se ka informacione për implikimin e Metës!!! Spartak Braho ishte aty edhe kur Tom Doshi akuzoi Metën si të përfshirë në një komplot me qëllim eleminimin e tij. Ku sërish u thirr në lëvizje. Duke takuar sipas Doshit në aeroportin e Hanoverit vëllain e Fatjon Skënderaj, pikërisht njëri prej personave që Tom Doshi akuzonte si të përfshirë në grupin që Meta kishte porositur për vrasjen e tij. Dhe çuditërisht Skënderaj u kthye në Shqipëri dhe iu përgjigj ftesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Spartak Braho ishte aty edhe kur Meta akuzohej për aferën CEZ-DIA. Doli dhe publikoi një letër të cilën ua shpërndau të gjitha institucioneve kryesore në vend, ku fliste për një makinacion njerëzor të përbërë nga çifti Tom Doshi-Dritan Prifti të cilët sipas të dhënave që ai dispononte, por përpiqeshin të destabilizonin vendin duke goditur polititikisht Ilir Meta. Dikush mund ti shiste si shumë rastësi të mbledhura bashkë. Mund të jetë edhe kështu, por ndoshta edhe jo kur shikon gjithmonë të njëjtin person në kohë të ndryshme që qarkullon me të njëjtën çantë të zezë, sa herë që shefi i tij poltik është në rrezik.

opinion
 
Back
Top