Misteri Oktavia Hertz.

Odeon

Relax
Mijera jane misteret qe mbulojne dhene, miljona enigmat qe tretin mendjet e dijetareve te koherave, por ka edhe mistere qe mbeten perjete te pazgjidhura duke u endur neper labirithin e dimensioneve te tjera ose eliosferen e diejve te humbura ashtu hyjnore te pamposhtura nga njeriu, ato krijojne hapesiren e nje bote tjeter ndoshta te nje bote paralele. Nese ka nje shprese te zberthimit te ekuacioneve qe heshtin vetem keto shkrime mund te hapin deren ku prehen sepse tingulli i saj eshte 4/4 (kater te katertat) nute e bardhe te oktaves hertz qe bashkohet me unikun tingullin primordial. Po hyni ne shpirtin e dijes, çlirohuninnga materiali dhe behuni pjese e saj dhe do lundroni drejt hapesires se pafundme, drejt niveleve me te larta te perceptimit kozmik teresor.
Qe nga koherat qe humben njeriu kerkoi te qendronte ne nje linje me krijimin apo te lundronte ne te njejten harmoni me kozmosin, ne menyre qe ne jeten reale te merrte ate qe deshironte dhe ne jeten e pertejme ndoshta te shkonte edhe me tej se ajo qe njihej. Por per te bere kete njeriut i duhej te njihte zberthimin e disa kodeve universale qe sipas traditave te popujve te hershem kjo gje do te arrihej nepermjet dijeve ose edhe nga ata qe i besonin ato. Per enigmat e ketyre hipotezave na duhet te shkojme larg, tej ne thellesine e viteve te hershem, atehere kur disa mendje ndritur thonin se kishin zberthyer kodin por le te shohim se kush dhe si mendohej atehere.
Sipas gjasave ne koherat e lashta thuhej se e kishin zberthyer kete kod i cili quhej 8 hertz, i cili mendohet te jete qetesia shpirterore dhe njekohesisht maksimumi i perceptimit tone. Ne rradhe te pare duhet te dime qe 8 hertz qe thuhet se eshte maksimumi i dijes sone nuk eshte diçka e re sepse keto hipoteza nuk i kemi shpikur tani, ato vijne nga shume larg dhe kjo tregon qe popujt e lashte kishin lidhjen me 8-en, sepse sipas gjasave numri 8 eshte infiniti, pra cikli i pafund i çdo gjeje egzistuese, dhe sa i perket njeriut rezulton harmonia me kozmosin ne jeten reale qe e shpie ate drejt nje sintonie te perjetshme universale.
Simbolizimi i numrave ka pasur nje rendesi te veçante qe ne lashtesi sepse çdo numer percaktonte nje kuptim te thelle dhe preçiz, dhe eshte e çuditshme se si numrat e pare ishin te lidhura me nje perendi, ata mendonin se ishte nje forme mesazhi qe perendite ja u dergonin njerezve per ti kuptuar, mesa duket edhe neper endrra numrat jane shume te rendesishem sepse mendohet akoma shume per to se jane pikerisht numrat çelesi i zberthimit te tyre.
Numri 8-te duke qene se eshte i formuar nga energjia femerore pasive simbolizon pra fundin dhe fillimin e çdo gjeje, vdekjen por edhe startimin e nje udhe te re, e nje jete te re dhe pikerisht per kete 8-ta simbolizon pafundesine ku asgje nuk mbaron por riperterihet ne nje levizje kinetike te pafundshme te energjise vitale. Teta (8) pra perfaqson ekuilibrin kozmik, por njekohesisht konfliktin e shpirtit me materien pra me materializmin qe sipas gjasave lindi me dualizmin kozmik dhe per kete 8-ta konsiderohet qe ri-influencon rimisherimin. Dhe pikerisht tek 8-ta rimesherohet e kaluara e tashmja dhe e ardhmja ne nje pike te vetme, aty pra ku behet filtrimi i çdo gjeje.
Ne antikitet numrin tetë e perdornin shpeshhere neper tempujt e shenjte dhe shtyllat apo kollonat e ketyre vendeve ishin pikerisht 8-të, kjo eshte perdorur edhe ne viset shqiptare sepse mendohej qe 8-ta mban ekuilibrin e energjise te atij tempulli te shenjte ne perjetesi.
Ne stemen e Kastrioteve qe eshte gdhendur ne varrin monumental te nipit te Skenderbeut-Kostandin Kastriotit ylli prezantohet me 8 cepa ku mbi kreret e shqiponjes gjenden dy kurora mbreterore, me keto simbole Skenderbeu tregonte qe kishte preardhje nga familja e Aleksandrit te Madh gje qe eshte shprehur edhe ne epigrafin e Alfonsit ne kishen e Valencias ne Spanje. Per muslimanet ylli me 8 cepa quhet Rub el Hizmi dhe eshte nje oktagram i formuar nga dy katrore, pra dy katerkendesha me brinje te barabarta te mbivendosur diagonalisht. Oktagrami ne teknologjine islamike quhet Khatim sulejman ose Vula e Profeteve, term i cili gjendet edhe ne Kuran dhe pikerisht per kete oktagrami perdoret si shenje ndarese teksit ne te. Ne tekset arabe oktagrami me nje pike ne mes pra me simbolin e gjithesise eshte simboli i fuqise se perkryer.
Per krishterimin ylli me tete cepa simbolizon diten e tete kur Krishti i Ringjall, njekohesisht eshte dhe pika kardinale nga ku Jezusi rikthehet per te shpetuar njerezimin.
Per Katoliket ylli me tete cepa simbolizon yllin polar qendren e jetes, dhe jo me kot ylli polar simbolizon qendren e shenjte, per samerdea ishtar ishte kulti me i famshem i Mesopotamise dhe ylli me tete cepa ishte simboli baze i tyre, ata e quanin ylli i mengjezit dhe ylli mbremjes, sepse Venus eshte ylli me i shndritshem qe dallohet qe heret ne megjez kur zbardh dita, por edhe kur spo vjen nata.
Por kjo eshte e çuditshme se si mund ti njihnin astronomet sumere fazat e ciklit te Venusit qe eshte fiks tete dite ne toke, por per teten ka edhe nje tjeter mister, simboli i fshehte i masonerise eshte ylli me tete cepa.
Ne kulturat kineze numri tete konsiderohet numri i mbare.
Ne kulturat Hinduiste, D'hea K'hali ka tete krahe, ndersa Japonezet i lidhin mitet e tyre ku fillesat e çdo gjeje ishin tete ishuj, per shkencat misterioze te K'habalas teta eshte infiniti, per doktrinat Budiste tete jane shenjat e rrotes budiste qe simbolizon rrugen e shpengimit, dhe ne saj te ketyre simbolikave ne te gjithe kulturat e botes numri tete shkon shume me thelle seç mund te mendohet, sepse eshte shkelqimi por edhe ndeshkimi, eshte lavdia por edhe ligji i ekulibrave teresore, eshte fillimi dhe fundi per tu bashkuar ne nje pike per te ruajtur bardhesine e te qenurit unik.
 
Por le te shohim çlidhje ka me trurin e njeriut Teta, sipas shkrimeve antike dhe heroglifeve te zbuluara ne Egjiptin e lashte Thoti perbente 8 hertz per te gjitha praktikat misterioze te lidhura me trupin fizik dhe ate inorganik. Thoti ishte hyjnia qe i fali botes dijen matematiken, fiziken, astrologjine dhe shkrimin e kendimin, fale atyre diturive njerezimi udhetoi neper shekuj duke i perdorur ato dhe misteri akoma me i madh qe nuk e thone eshte se ne perdorim ende ato shkenca, biles nuk eshte shpikur thuajse asgje veçse ato jane vertetuar, por atehere kush ishte ne te vertete Thoti dhe per me teper kush mund te njihte shkenca kuantike ne nje epoke krejt injorante ku akoma sot i njohin vetem nje grusht njerezish, por edhe ata nuk bejne gje tjeter veçse u referohen ketyre shkrimeve. Per ne mbetet misteri me kulminant i te gjitha koherave.
Thuhet qe frekuencat 7.8 hertz deri ne 8 hertz jane dy frekuencat qe fusin ne harmoni dy hemisferat e trurit dhe jane te pakte ata qe kane provuar sintonine e trurit me keto frekuenca, pasi individi kalon ne gjendje transi dhe kjo eshte nje loje teper e rrezikshme per trurin njerezor pasi ai (truri) dashurohet me boten e bukur te transit sepse ajo vertet eshte me e bukur se ajo e materies dhe truri parapelqen te shkeputet nga materializmi. Pra futja e trurit ne kete frekuence do te donte me patjeter dike prane qe te risillte ne boten reale pasi ndryshe truri nuk do rikthehej kurre vete ne boten materiale.
Por si arrihet qe truri te sintonizohet me kete frekuence 8 hertz, dhe do ja u mesoj dhe juve pasi une kete eksperiment e kam kryer edhe vete. Nuk ka lidhje me magjistare apo mesime teologjie apo diçka te ngjashme por me disa veprime krejt njerezore, dhe ja si behet; nese keni vene re ne disa kinkaleri shiten topa te kristalte dhe piramida te vogka perseri te kristalta. Blini 8 piramida dhe nje top te kristalte (e mira e do qe topi i kristalte te kete prizme te rregullta ne siperfaqen e tij). Rreshtoni 8 piramidat ne nje tavoline dhe pastaj topin e kristalte lidheni me nje filispanje te gjate 99.8 cm eshte e rendesishme kjo gjatesi e filispanjes. Vareni si nje lavjeres perballe piramidave topin e kristalte dhe tundeni ate njehere te vetme sa gjatesia horizontale e piramidave te rreshtuara ne tavoline. Dua tju sqaroj se gjatesia 99.8 cm eshte ligji i fizikes qe tregon se çdo levizje e kesaj gjatesie perballe piramidave eshte vetem nje sekonde por jane 1 goditje tek secila piramide dhe ketu perftohet vala e frekuences 8 hertz. Po te qendroni perballe kesaj tavoline me 8 piramidat dhe lavjeresin qe tundet do shikoni qe do fitoni nje gjendje paqeje dhe mbase edhe trans, pikerisht per kete gjendje transi te mundshme duhet te keni prane nje send metali i cili shkarkon energjine 8 hertz dhe ju riktheheni ne normalitet nese vini doren mbi metal.
Perse duhet te jene prej kristali piramidat dhe topi i lavjeresit? Sepse kristali ka perqindje te larte kuarci dhe vetem nga kuarci perftohet frekuenca e paster 8hertz. Vijoj....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top