Misteri i shpirtit

Kresha

A pretty face can never trick me
Natyra dhe qenia e shpirtit te njeriut
Dijetaret e shkollave te ndryshme te mendimit ne shumecka ndryshojne rreth ceshtjes se definimit te natyres dhe qenies se shpirtit (nefsit). A eshte ai pjese e trupit fizik apo eshte karakteristike e parendesishme e te njejtit? A eshte nefsi njesoj sikur ruhi (shpirti)? Perfundimisht, cfare ndodh me shpirtin gjate vdekjes? A mbetet perbrenda trupit, ne varr? Nese jo, a eshte i lire ne levizjen e vet ne boten e padukshme shpirterore dhe ne Toke?

Lidhur me kete teme, teologet udheheqes te drejtimeve te ndryshme kane paraqitur nje varg qendrimesh kunderthenese. Do te ishte jashte suazave te kesaj vepre qe te hulumtojme cdo veshtrim vecmas te cilin e kane paraqitur dijetaret, megjithate, eshte i domosdoshem shqyrtimi i shkurter i disa nga mendimet e tyre. Veshtrimi i drejte na eshte ofruar, vertetuar me arsye te shendoshe dhe tekst nga Kur'ani dhe Sunneti autentik.

Teorite e ndryshme jo te drejta

Sipas teologut Ebu Hasan El-Ashariut, dijetaret jane ndare rreth ceshtjes se ruhit (duh), nefsit (shpirtit) dhe hajasë (fuqise se jetes). En-Nazzamit, njeri nga prijesit e mu'teziliteve, i eshte pershkruar te kete thene se nefsi eshte forme e ruhit. Me tej, ai pohon se ruhi eshte i gjalle (d.m.th. i sendertuar) dhe se ekziston mevetesisht. Perkunder mendimit te tij, dijetaret tjere theksojne se ruhi eshte karakteristike jothelbesore e qenies se njeriut, e paafte te ekzistoje e pavarur nga vetvetja. Megjithate, te tjeret iu kundervyen ketij mendimi duke pohuar se nuk eshte e njohur se c'eshte ruhi - karakteristike thelbesore apo jothelbesore.

Ithtaret e teorise tjeter pohojne se nje pjese e njeriut eshte forme e posacme e mbyllur perbrenda trupi fizik, megjithate, ata dallohen ne pergjigjen e pyetjes se me saktesisht cfare eshte kjo forme. Nje grup permban mendimin se kjo forme perbehet prej kater elementeve perberese prej te cilave eshte formuar trupi fizik dhe prej te cilave zhvillohet edhe me tej. Mendimi tjeter eshte ai se paraqet gjakun e paster, pa pasterti dhe felliqesira. Sipas qendrimit te trete, kjo forme eshte jeta e sendertuar ne njeriun, ngrohtesia sensuale e cila pershkron trupin, perderisa grupi i katert eshte i mendimit se ajo forme eshte elementi thelbesor i cili eshte arsye per funksionimin e te gjithe qenieve te gjalla, e sendertuar ne menyre te caktuar, por nuk eshte e ndare prej qenieve te tilla dhe nuk ka strukture tjeterfare. Edhe pse ekzistojne mendime tjera ne te cilat kjo forme eshte e definuar, kater mendimet e permendura me larte jane shembull i mjaftueshem.

Qendrimi i drejte

Qendrimi mbi nefsin dhe ruhin i cili konsiderohet si me i drejte eshte ai te cilin e permendi Ibn Kajjimi, kurse e vertetoi Ibn Ebu Izz el-Hanefiu ne komentin e vet te El-akidet et-tahavijjeh. Ata mendimin e tyre e bazojne ne ajetet e Kur'anit dhe traditen e Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem), si dhe ne intelektin dhe arsyen e shendoshe. Sipas tyre, shpirti dhe trupi bashkerisht e perbejne njeriun. Shpirti eshte entitet i cili dallohet nga trupi fizik, i prekshem. Ky eshte lloji me i larte i qenies se ndritshme (sikur drita), i cili eshte i gjalle, i levizshem dhe deperton ne ekstremitete, duke qarkulluar neper to sikur qe uji qarkullon neper petalet e trendafilave, sic sillet vaji neper ulli dhe sic perhapet zjarri neper gacen e ndezur te qymyrit. Njeriu mundet me arsye te kujdeset per shpirtin i cili ploteson dhe kaplon trupin; forma e tij, edhe pse jofizike, esht trajtesuar ne formen e trupit. Shpirti mban pershkimin e vet ne pjeset e trupit fizik dhe vazhdon se ndikuari ne ndjenjat, levizjet dhe vullnetin e tij perderisa keto pjese te trupit jane te forta. Megjithate, nese keto jane te mundura dhe me nuk pranojne energji te cilen per ta e cakton shpirti, atehere shpirti e leshon trupin dhe hyn ne boten shpirterore.

Marre nga libri: Misteri i shpirtit
Autor: Mustafa Kanadi


Vazhdon...
 
1) Argumente nga Kur'ani
Gjendjet e caktuara te shpirtit te njeriut jane te permendura ne vende te ndryshme ne Kur'an. Dy shembuj vijues argumentojne per kete:

"Allahu i merr shpirtrat kur eshte momenti i vdekjes se tyre (i vdekjes se trupave te tyre), e edhe ate qe eshte ne gjume e nuk ka vdekur, e atij qe i eshte caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e ate tjetrin (qe nuk i eshte caktuar vdekja, por eshte ne gjume), e leshon (te kthehet) deri ne afatin e caktuar..." (Ez-Zumer: 42)


Ne kete ajet permendet se ekzistojne vetem dy momente ne kohen kur All-llahu i merr shpirtrat: gjate vdekjes dhe gjumit. Njeriu kur fle, All-llahu ndan shpirtin nga trupi. Nese ndonje personit Ai ia ka caktuar vdekjen ne momentin e caktuar, ndarja e trupit behet e perhershme dhe trupi me nuk funksionon. Ne rast te atij te cilit vdekja nuk i eshte caktuar ne ate moment, shpirti i cili eshte i marre para gjumit me te zgjuar kthehet ne trupin perkates. Megjithate, shpirti per te cilin All-llahu ka caktuar vdekjen, nuk duhet te jete i marre gjate gjumit, por kjo mund te ndodhe ne cilindo moment tjeter.

"...E, sikur t'i shihje mizoret kur jane ne agoni te vdekjes, e engjejt kane shtrire duart e veta (me ndeshkim) e (u thone): Shpetonie pra vetveten (nese mundeni). Tash perjetoni denimin e turpshem..." (El-En'am: 93)

Vazhdon...
 
2) Argumenti nga Sunneti
Sunneti eshte perplot pershkrimesh te gjendjes dhe natyres se shpirtit te njeriut. Keto hadithe vertetojne pohimet e dijetareve besnike te ehli-sunnetit.
Ne nje hadith te vertete thuhet:

Ummi Seleme transmeton: "Hyri Pejgamberi a.s. te Ebu Selem te cilit i ishte ngujuar shikimi. Atehere Pejgamberi a.s. ia mbylli syte dhe tha: "Vertet kur te dale (ruhi) shpirti, atehere ate e percjell edhe te parit "

Hadithi i permendur tregon se shpirti me te vertete eshte forme. Para se gjithash, dicka duhet te kete forme qe te mund te kapet dhe nxirret. Pastaj, syte mund te shohin vetem ate qe ka forme.

Ne nje hadith tjeter Pejgamberi a.s. pershkruan se si shpirti i besimtarit leshon trupin:


"Meleku i vdekjes vjen te besimtari (i cili eshte ne prag te vdekjes), ulet prane kokes se tij dhe thote: O shpirti i mire, dil (nga trupi) dhe shko drejt faljes se Zotit tend dhe kenaqesise se Tij. Pastaj shpirti leshon trupin e vet sikurse pika e ujit qe rreshqet nga vendi i vet".

Ne kete hadith permendet se shpirti ngrihet ne qiejt dhe meleket pyesin: "Kush eshte ky?" Kjo pyetje serish verteton ekzistimin e shpirtit vecmas nga trupi. Meleket nuk do te kishin parashtruar nje pyetje te tille po mos te shihnin forme te caktuar.


Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka thene: "Kur te dale shpirti i besimtarit (nga trupi), dy meleke pranojne dhe e ngrisin drejt qiejve, ku banoret e qiejve thone: Shpirti i mire ka ardhur nga Toka. Allahu te ka bekuar ty dhe trupin qe ti e ke zene".

Fjalet rabe "Kunti ta'murinah" (ke zene) cojne deri te perfundimi se shpirti ka banuar ne trup, duke e plotesuar dhe poseduar te terin. Qendrimi i shpirtit ne trup dhe te leshuarit e tij qarte verteton si entitet me vete.


Vazhdon...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top