Misteri / A jemi të gjithë telepatikë?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Shiko fotografinë 1790832
A keni pyetur ndonjëherë veten çfarë do të mendonte një person nga Mesjeta, nëse do të kalonte me ju edhe një ditë të vetme? Ai apo ajo mund të mendojnë se jeni një lloj magjistari, teksa të sheh që dërgon emaile, flet në celular, apo në Skype, me dikë në anën tjetër të globit. Këto janë të gjitha forma magjike të komunikimit, që për ne janë bërë po aq të natyrshme, sa edhe të folurit sy më sy.

Megjithatë, pavarësisht gjithë këtyre përparimeve në komunikim, njerëzit janë gjithmonë në kërkim të mënyra më të drejtpërdrejta të shkëmbimit të informacionit. A nuk do të ishte bukur sikur ti thjeshtë të mendoje një gjë, dhe idetë e emocionet e tua të kuptoheshin në çast nga të tjerët? Megjithatë, shumica prej nesh mendojnë që telepatia – aftësia për të komunikuar me të tjerët pa folur, apo pa ndonjë formë fizike komunikimi – është ose material përrallash, ose një dhunti e të paktëve.

Por sërish, ndoshta jemi të gjithë telepatikë. Ju ka ndodhur të gjithëve, me siguri, që të keni menduar për një person, pak përpara se t’ju telefononte. Nëse jeni prind, ndoshta keni patur përvojën, ku “thjeshtë e dinit” nëse diçka nuk shkonte me fëmijën tuaj, edhe nëse është shumë kilometra larg. Binjakët identikë ndoshta ju kanë thënë që “ne gjithmonë e dimë se çfarë po mendon tjetri”.

Ndërkohë që këto anektoda janë bërë të zakonshme, nuk ka shumë prova që telepatia ekziston vërtetë. Po kështu, është e vështirë të kryesh eksperimente bindëse për të testuar telepatinë, pasi këto ngjarje kanë prirjen që të sfidojnë përsëritshmërinë, si dhe hipotezat e bazuara në fakte shkencore. Kështu që, tema e telepatisë mbetet në skajet e hetimit shkencor, bashkë me kërkimin për forma jete aliene dhe hipotezat e majmunëve ujorë. Megjithëkëtë, janë vëzhguar shkencërisht forma të ndryshme të komunikimit mes mendjeve, në shumë raste dhe rrethana, aq sa nuk mund të injorohen si thjeshtë aksidente statistikore.

Fenomeni që shumë prej nesh e kemi përjetuar – të dish kush do të telefonojë para se ta bëjnë – është konfirmuar të ketë ekzistuar në shumë studime, që nga mesi i shekullit 20. Në një studim të fundit të botuar në Revistën e Parapsikologjisë, studiuesit vëzhguan 63 persona që përpiqeshin të hamendësonin se cili prej katër telefonuesve, do i telefononte. Telefonuesit ishin miq me vendndodhje larg tyre, dhe bazuar në rastësinë, studiuesit parashikonin që do të ishin të saktë në 25% të kohës. Por, ndodhi që pjesëtarët në eksperiment ishin të saktë në 40% të kohës, një gjë që sipas shkencëtarëve dhe studiuesve, ka një domethënie shumë të madhe nga pikëpamja statistikore.

Një tjetër eksperiment i përsëritur shpesh është eksperimenti i telepatisë Ganzfeld, ku pjesëtari në eksperiment izolohet me gjysmë topa pingpongu tek sytë, në një dhomë me dritë të kuqe. Personi i mban sytë hapur ndërkohë që dëgjon zhurmë të bardhë në kufje. Pas gjysmë ore të këtij “homogjenizimi shqisor”, një “dërguesi” në një tjetër dhomë i jepen informacione pamore të përzgjedhur rastësisht, duke përdorur fotografi apo video, që ata më pas përpiqen t’ia transmetojnë mendërisht personit në eksperiment. Ky i fundit u transmeton studiuesve imazhet mendore që merr. Pas seancës, i përzgjedh se cila prej katër zgjedhjeve i përshtatet më mirë imazheve mendore që po merrte. Disa prej këtyre eksperimenteve nuk kanë treguar prova të qarta të telepatisë, por shumica e kanë bërë. Interesant është fakti që të pyeturit kanë përqindje më të lartë saktësie, atëherë kur janë të lidhur emocionalisht me dërguesin, kanë aftësi artistike apo krijuese, ose besojnë se kanë aftësi psikike.

Sado që një mendje racionale shkencore përpiqet ta injorojë këtë, duket se diçka reale po i prodhon këta përjetime telepatike. Me sa duket, truri ka aftësinë të komunikojë me trurin e të tjerëve në mënyra që ende nuk janë kuptuar plotësisht. Sigurisht që nuk ka shpjegime konkrete shkencore për mënyrën si ndodh, por studiuesit i kanë intensifikuar pëprjekjet.

Disa besojnë se përgjigjen e jep fizika kuantike, jo biologjia. Në botën kuantike nënatomike, natyra sillet në mënyra që sfidojnë fizikën standarte Njutoniane, dhe me sa duket valët e trurit në një farë mënyrë kanë qasje në botën “supernatyrore”. Në atë fushë, një thërrmijë mund të ekzistojnë në më shumë se një vend, në hapësirë dhe kohë.

Në një përpjekje për të shpjeguar si mund të funksionojë telepatia, studiuesja Deborah L. Erickson shkruante në Revistën e NeuroKuantologjisë: “Në nivelin e thërrmijave kuantike, të gjithë ndarjet zhduken dhe çdo gjë është e ndërlidhur”.

Studiuesi Frederick Myers vëren se lidhja telepatike mes njerëzve është gjithmonë më e fortë, mes atyre që kanë një lidhje të fortë emocionale. Pra, hipoteza e tij është se telepatia dhe dashuria ecin krah për krah. Nëse gjeni veten duke përfunduar fjalitë e të dashurit, apo e dini se kur fëmija po ju fsheh diçka, mund të thuash se keni komunikim telepatik me ta./Në shqip nga bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top