Misi i parë i Kosovës, e diagnostikuar dikur me kancer, organizon sfilatën e veçantë.
Misi i parë i Kosovës disa ditë më herët ka bërë prezantimin e linjës së saj të rrobave ”Aphrodite Couture”, nëpërmjes një sfilate ku të ftuara kanë qenë shumë modele të njohura dhe personalitete pubike.
Motoja e këtij projekti ishte ”Jeta nuk është e mëndafshtë, por fustanet tona po” si dhe ”Mbijeto hijshëm”.
Qëllimi i asaj nate ka qenë sensibilizimi për diagnostikimin dhe mjekimin në kohë të kancerit te femrat, sëmundje me të cilën është ballafaquar edhe ajo kohë më parë. Për t’u sensibilizuar me të gjitha gratë që kanë luftuar apo janë në luftë me kancerin, miset shqiptare kanë menduar të bëjnë diçka simbolike në shenjë respekti.
Të gjitha ato, përfshirë edhe Afërditën, janë shfaqur mbrëmë me paruke tullace, duke na lënë të kuptojmë se si do të dukeshin bukuroshet tona pa flokë. Diellza Kolgeci, Agnesa Vuthaj, Armina Mevlani, Aurela Hoxha, Suada Sherifaj, Njomza Rozhaja, Françeska Korançe dhe Donella Lena kanë qenë vajzat që kanë shkëlqyer në këtë sfilatë, ndonëse “tullace”. Ndërkaq, dizenjatorja e re, Afërdita, nëpërmjet një statusi në Facebook ka falënderuar të gjithë që kanë qenë të pranishëm në promovimin e linjës së saj, “Aphhrodite Couture”.
“Të dashur miq, gjej rastin për të falënderuar të gjithë të ftuarit në Fashion show Miss“, faleminderit për kohën, vëmendjen dhe respektin që na dhuruat”. Në anën tjetër, shumë e lumtur për këtë gjest human është shprehur dhe bukuroshja Diellza Kolgeci.
”Ka qenë shumë interesante, pasi që të gjitha ishim pa flokë në përkrahje të femrave në luftë kundër kancerit. Afërdita është kthyer në modë pas shumë vitesh, sepse për herë të parë filluam së bashku në vitin 2002, ku nga ajo kohë unë dhe Afri i dhamë një kah tjetër modës në Kosovë, duke e mbushur me një frymë që moda të kuptohet më seriozisht dhe që në të ardhmen të punohet më shumë me modelet. Unë e hapa këtë mbrëmje dhe e mbylla me një fustan nusërie që ishte nder për mua t’i përkrah femrat në luftë kundër kancerit. Kështu që në fund Afërditës i uroj sukses në këtë fushatë dhe të gjithë femrave u them të kenë sa më shumë guxim te vetja”.
Erërat e parfumeve nga më të ndryshmet shoqërojnë ecjen nga hyrja deri në katin e dytë nëpërmjet shkallëve. Para derës së sallës, në njërin nga hotelet luksoze të kryeqytetit, radha është e gjatë. Edhe ata që në Kosovë njihen si yje, e kanë marrë seriozisht thënien se yjet gjithmonë vonohen. Ngjarja që është paralajmëruar se do të nisë në 19:30, ka nisur me 45 minuta vonesë. Por për shumë pritja ia ka vlejtur. Modë dhe sensibilizim i ka bërë bashkë kreatorja Afërdita Paçarada, misi i parë i zgjedhur në Kosovë. Ajo i është kthyer profesionit të dizenjatores së modës, pas dhjetë vjetësh. E shëruar nga sëmundja e rëndë e kancerit, vetes ia ka vënë një qëllim që të sensibilizojë gratë që të diagnostikojnë dhe të mjekojnë këtë sëmundje në faza të hershme.
Sipas saj, një grua e cila përballet me sfida të vështira të jetës, lufton e triumfon mbi to, pa hequr dorë nga feminiliteti. “Të gjitha kanë qenë të gatshme për të dalë tullace, edhe pse të gjitha janë personalitete më vete”, ka thënë Paçarada, e cila më 1995-n është diplomuar për Dizajn mode në Londër. “Edhe nga komentet e njerëzve kam vërejtur se ata kanë qenë të shokuar.
Por në këtë mënyrë unë kam dashur të përçoj një mesazh. “Jo vetëm për sfilatën dhe rikthimin e saj në modë, por edhe për të kontribuar në përkrahjen dhe sensibilizimin e grave për sëmundjen e kancerit”, ka thënë Vuthaj. “Nuk e pata problem që të sfidoj pa flokë, për faktin se ndieja se po kontribuoj në një aspekt”.
Burimi: panorama

Redaktimi i fundit: