Mirësitë e Bajramit

con man

Anëtar i ri
Mirësitë e Bajramit

Shkruan: Hamdi NUHIJU

Në lagjen tonë blu të rrotulluar prej shtëpive prej qerpiçi, e kartuçëve të fëmijëvë që kanë zënë rrugën, shitësi i ëmbëlsirave me biçiklet duke ledhatuar fëmijët dhe duke u munduar që të shesë sa më shumë ëmbëlsi për Bajram, në këto pamje impozante e në sadakatë e muezinit që kanë shtëpinë në këtë lagje, një fëmijë i vogël filloi që të qaj! Buzët e tij të ënjta e sytë të mbuluara me lotët e një vajze që kalon pragun e shtëpisë ditën e nusësirë dëshmonin për lotët e zemrave të besimtarëve musliman që po kalojnë në një fazë tjetër të jetës. Fazën e shpenzimit të energjisë që mblodhën për Ramazan, fazën e një jete të re plotë sfida dhe sakrifica. Sakrifica për hir të Hirësisë së Tij, Allahut Fuqiplotë, e sfida të jetës nga i afatizuari deri në ditën e Llogarisë!Po, nuk ka dyshim se njerëzit gabojnë dhe pendohen, ndërsa ata që nuk pendohen dhe gabojnë, pamëdyshje rruga e tyre është e mbuluar me zjarrë. Allahu i sprovoi besimtarët në forma të ndryshme, e sprovoi Ejubin a.s. me sëmundje dhe me pasuri, e sprovoi Jusufin a.s. me pozitë e me sulme të epshit, e sprovoi Musain a.s. me Hidrin a.s., e sprovoi Harunin a.s. me Musain a.s., e sprovoi Muhammedin a.s. me Abdullah ibën Mektumin r.a.! Sprovat në këtë botë dëshmojnë durimin tonë në përballje me to, e nuk ka dyshim se besimtarët të cilët i durojnë sprovave dhe nuk bien pre e tyre ata do të shpërblehen në xhennetet e Allahut Fuqiplotë. Por, Zoti njerëzit i sprovoi edhe me pasuri dhe me varfëri, edhe me pozitë, edhe me cilësi të brendshme të njeriut që bien në kundërshtim me Zotin. Në muajin e Ramazanit, aty ku terreni i sevabeve është i hapur dhe i pastruar prej cytjeve e depërtimit të ushtrisë së të afatizuarit deri në Ditën e Llogarisë, besimtarët mbushen me energjinë e besimit në Allahun Fuqiplotë, pastrojnë shpirtërat e tyre, lidhen me njerëzit shpirtërisht e fizikisht, ndjenjë dhembje dhe përmallim edhe për një shtresë të caktuar të shoqërisë që nuk e kanë pasur fatin të jenë të pasur matrialisht. Vet muaji i Ramazanit në këtë formë të afatizimit na simbolizon jetën tonë në këtë botë, që është e afatizuar dhe e shkurt, e na përkujton bërjen e mirësive se shumë shpejt do të vije transferimi ynë prej kësaj bote në botën tjetër. Ky afatizim në Ramazan na lidhë shpirtërisht me njerëzit që jetojnë jetën e tyre në sezona të vështira ku me shumë vështirësi kalojnë sfidat e varfënisë, na përkujton edhe qëndrimin e Muhammedit a.s. në tokë që ishte periudhë e caktuar dhe jo Përhershmëri ose Hyjnizim i tij nga ana e besimtarëve musliman si vepruan të krishterët me Isain a.s. Lotët e besimtarëve për kalimin e Ramazanit janë në shpirt dhe zemër, e në mendje e sy, prezente prej këtij momenti që po frymojmë e deri në momentin e ardhjes së lotëve të gëzimit për këta besimtar musliman. Janë lotë të zemrës se po kalon ky pastrues i shpirtërave prej ndytësirave të ndryshme, janë lotë të shpirtit, se po kalon ky muaj i solidarizimit të masave! Por, lotët e besimtarëve musliman që rrjedhin rreke me lotët e atij fëmiut në lagjen blu të qytetit tim nuk janë të njejta. Fëmijë i vogël e i bukur, i leckosur me faqe të skuqura prej të ftoftit qan pse nuk ka se si t`i gëzohet kësaj feste madhështore të miliarda muslimanëve në rruzullin tokësor. Shikimi i tij i purpurt dhe i çuditur në ëmbëlsirat e shitësit të tyre ma kujtoi fëmijërinë time të vështirë! Fillova të marrë frymë thellë, por nuk kisha guxim që t`i afrohem, sepse një ndjenjë e lënduar e jetimit peshon rëndë në këtë jetë e në ahiret. Lotët e tij si margaritar vjeshtash rrjedhin ashtu paarsyeshëm në logjikën e çdo kalimtari. Vetëm jetimi mund ta kuptojë mirë gjuhën e jetimave që kanë zënë strehë në krejt rruzullin tokësor. Kisha frikë, prej brenda më ndalte një zë që t`i afrohem e bile sëpaku t`ia ledhatoj flokët e tij të pluhurosura prej pluhurit të hipokrizisë së të pasurve të popullit tim. Nga shtëpia ku gjendej jashtë doli pronari i shtëpisë dhe filloi që t`i bërtas, e fëmiu i frikësuar u largua pak në një qoshë në vetmbrojtje mori një guri sa dora dhe e goditi njeriun e nervikosur pa arsye. Filloi që të ik me vrap, dhe kështu dëshira ime për t`iu afruar u shua, vdiq, në mendjen dhe zemrën time. Por, fytyra e tij e skuqur e sytë e tij të mbushura me lotë kurrë në jetë nuk do më largohen prej vetes.
Në ndër mirësitë e shumta të festës së Fitër Bajramit është edhe kujdesi ndaj jetimave e të varfurve. Por, ky kujdes o populli im nuk duhet të përfundojë këtu. Ai, kujdesi, pra, duhet që këtu të fillojë e të mos ndalet kurrë deri në shuarjen e këtij fenomeni të dhimbshëm të popullit tonë. Mirëse vjen o Bajram. Gzuar!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top