Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mirësevini në shtëpinë më të shtrenjtë në planetin tokë

shtepia-me-shtrenjte-ne-bote.jpg


Fotot e para të asaj që konsiderohet si shtëpia më luksoze u publikuan në Vanity Fair

Ndërtuar nga njeriu më i pasur i Indisë Mukesh Ambani, një shtëpi me 27 kate në qendër të Mumbait (Bombei) konsiderohet sot si shtëpia më e shtrenjtë e botës, pasi vlerësohet se ka kushtuar mbi 1 miliardë dollarë. Ata që e kanë vizituar thonë se kjo shtëpi ka vend për uljen e helikopterëve, një librari të stërmadhe, dhoma ngrënie ekstravagante, dysheme luksoze me mermerin më të mirë si dhe një dhomë ku prodhohet dëborë false për të krijuar ambient dimri sipas dëshirës.

Deri më sot, familja nuk ka pranuar të flasë për shtëpinë e vet. “Kjo është hera e parë që unë po flas me dikë mbi shtëpinë,” tha bashkëshortja e pasanikut Ambani, Nita, në një intervistë të publikuar te Vanity Fair. “Ka patur disa raporte të ekzagjeruara mbi të në media,” shtoi ajo.

Shumica e spekulimeve mediatike në fakt janë përqendruar mbi pyetjen nëse familja është duke jetuar aktualisht në këtë pronë apo jo. Disa gazeta kanë sugjeruar që familja ka vendosur të mos e përdorë rezidencën pasi dyshohet se arkitektura e përdorur për të që njihet në Indi si “vastu shatra” në fakt nuk është korrekte nga pikëpamja shpirtërore.

Por në intervistën për revistën Vanity Fair, zonja Ambani konfirmoi se familja po jeton në këtë pronë që nga shtatori i kaluar. Kjo shtëpi ka formalisht 27 kate, por për shkak se shumë kate janë të larta sa për dy apo tri kate normale, lartësia e përgjithshme është sa për 40 kate.

shtepia-me-shtrenjte-ne-bote1.jpg


G.SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back