"Mirënjohje e respekt thinjave e rrudhave të prindërve tanë"

LoSsT

VIP
V.I.P
ثndrrat e tyre të vjetra dhe të reja janë dy paralele në udhëkryq. اfarë mund t’i thuhet një 60-vjeçari që ka punuar mbi 40 vjet dhe sot si shpërblim gjen emrin në një listë varur në murin e ftohtë të ndërmarrjes, pas derës apo xhamit të dritares së shefit të
tij?!

Edhe dinjiteti i tyre mbeti në udhëkryq e bashkë me të thinjat e rrudhat e tyre. Puna, dinjiteti dhe ëndrra e thyer e prindërve tanë janë
peng i papërgjegjshmërisë, i ndërgjegjes, i arrogancës dhe mungesës së horizontit të njerëzve të politikës.

Eh, demokracia!
E pritën si shkopin magjik që do të mbushte shtëpitë e tyre me orendi e ushqim të mirë për fëmijët. Si qilimin fluturues, i cili do t’i shëtiste të shihnin botën e bukur e të ndaluar për ta.

Por, edhe demokracia vet ishte një ëndërr e bukur që i përplasi keq sapo hapën sytë. Qilimi fluturues i trepsur u gris copë -cope. Fëmijët
kanë vite të tëra që bukën e fëmijëve të tyre e nxjerrin larg Shqipërisë. Sa shtrenjtë kushton buka e fëmijëve të tyre në emigrim, aq
sa malli i patretur i prindërve dhe gjyshërve në atdhe.Paramendoni vetëm momentin kur duhet të ju thuani lamtumirën si ndihen në ato çaste,sa të dëshpruar janë?

Nëse për ëndrrat do të kishte njësi matëse, jam i bindur se ëndrrat e prindërve tanë do të kishin masë më të madhe se ëndrrat tona e të
fëmijëve tanë, sepse në ëndrrat e tyre jemi dhe ne. Në çdo rrudhë dhe thinjë të tyre janë malli, brenga dhe meraku për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.

A duhet ta kthejmë kokën pas e të kujtojmë të kaluarën?
Nësee bëjmë këtë dikujt i duket apsurde apo qesharake. Ky është dështimi ynë si komb. Ne mohojmë të kaluarën. Një njeri që mohon të kaluarën e tij sado e hidhur të ketë qenë ajo, nuk mund të ketë të ardhme. E kaluara jonë “e ëmbël apo e hidhur” ka jetën e prindërve tanë dhe fëmijërinë tonë.

Aty mbeti djersa e derdhur në vite, rinia dhe bukuria e tyre. 60 vjetori atë kohë nuk ishte një ditë dhimbjeje pa kufi, por ishte një
darkë e ngrohtë me fëmijët dhe nipërit, një tortë e ëmbël dhe urimin e bukur ”E gëzofsh pensionin!”
Po çfarë pensioni,çka të bëjnë me ato pakë para,shumicës së tyre as për barëra nuk u mjaftojnë e lëre më për të ua blerë qoftë edhe një ëmbëlsirë të vogël nipit apo mbesës së vogël.

Këtu prindërit tanë bëhen nostalgjik e psherëtijnë në heshtje për të kaluarën. Mirënjohje dhe respekt thinjave dhe rrudhave të prindërve tanë!

szbp1k.jpg
 
Pe: "Mirënjohje e respekt thinjave e rrudhave të prindërve tanë"

Shume i bukur ky materiali , vet e ke krijuar?
Jo respekt vetem per moshen ,por dhe per punen e tyre qe kane bere per ate qe ne jemi sot .
 
Pe: "Mirënjohje e respekt thinjave e rrudhave të prindërve tanë"

teme qe shpesh here duhet rifreskuar , pasi ka edhe nga ata qe harojne se kujt i detyrohen me shume ne kete jete, LoSst te falenderoj virtualisht dhe zyrtarisht ne emer te gjith moshatareve te mi "pleq"
 
Pe: "Mirënjohje e respekt thinjave e rrudhave të prindërve tanë"

Respekte vetem per vitet leji tjerat
 
Pe: "Mirënjohje e respekt thinjave e rrudhave të prindërve tanë"

Jo ida nuk eshte material i punuar nga une, por nga nje ish emigrant i kthyer ne atdhe tashme, dhe qe me shum dhimbje e ciltersi shkroi ate qe me te vertet eshte "e zeza mbi te bardhe" e nje pjeseze qe na rrethon te gjith ne, qe ndoshta here pas here ashtu padashur e kalojme me "indiferentizem...".
 
Redaktimi i fundit:
Pe: "Mirënjohje e respekt thinjave e rrudhave të prindërve tanë"

Shum e bukur kjo flm qe e solle si informasion ne kte forum esht pêr tu respektuar dhe nderuar sepse jan ata qe na nxorren ne jet :D
 
Pe: "Mirënjohje e respekt thinjave e rrudhave të prindërve tanë"

shum prekse .. ka humbur respekti per moshat fatkeqesisht :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top