Mirë se vjen muaj i ramazanit

Ju uroj muajin e Ramazanit ta kaloni leht dhe me hajr inshallah... Allahu na e pranoft....
Gjithe muslimanve ane e mbane, agjerim te leht....
 
Amin insha-Allah. Dhashte Zoti, presim edhe shume ramazana tjere :)
 
Urime Muaji i Ramazanit .. Te GJithve Besimtarve Musliman .. Ishalla zoti .. Jao letson kit muj t'shejt .. edhe jao fal mekatet :D
 
Vlera e muajit Ramazan

Muaji i Ramazanit eshte nje muaj te cilin Allahu i Madherishem e dalloi dhe e veçoi nga

muajt e tjere me veçori te shumta,muaj i gezimeve,i bashkimit te muslimaneve,dhe

meshires ndermjet tyre,ky eshte muaj i solidaritetit,muaj i durimit,muaj i fitores dhe i

begative te shumta,sepse All-llahu i Madherishem ne kete muaj i shton begatite e Tij mbi

roberit e vet.

Vlera me e madhe e ketij muaji padyshim eshte ajo se ne kete muaj ka zbritur

Kurani Fisnik,sikur edhe thote All-llahu i madherishem:"Muaji i Ramazanit qe ne te filloi

(te shpallet) Kur'ani qe eshte udherrefyes per njerezite dhe sqarues i rruges se drejte dhe

dallues(i se vertetes nga genjeshtra)."

Per shkak te vleres se madhe te ketij muaji i Derguari i All-llahut Muhamedi s.a.v.s.

i lutej All-llahut qe tia mundesoj arritjen e ketij muaji:"Pejgamberi s.a.v.s. lutej qe tia

arrinte muajin e Ramazanit dhe thoshte:"O Zoti im,na shto begatite e Tua ne muajin

Rexhep dhe Sha'ban dhe na mundeso te arrijme muajin Ramazan."

Pejgamberi s.a.v.s. para se te arrije ky muaj i Madherishem i pergezonte shoket e tij me

arritjen e Ramazanit dhe njeherit i perkujtonte me vlerat e ketij muaji.Ibn Huzejme dhe

Bejhekiu shenojne nje transmetim nga Selman El-Faresiu r.a. i cili thote:Diten e fundit te

muajit Sha'ban i Derguari i All-llahut s.a.v.s. na eshte drejtuar me nje ligjerat duke thene:

"Njerez,po u vie nje muaj Madheshtor,muaj plot bereqet ne te cilin eshte nje nate e cila

eshte me e vlefshme se njemije muaj tjere".

All-llahu ne kete muaj e ka caktuar agjerimin si obligim te rrepte,ndersa namazi i

teravise kryhet ne ato nete si forme vullnetare e ibadetit.Kush i afrohet Allahut me çfardo

bamiresie vullnetare llogaritet si te kete kryer nje obligim te domosdoshme ne ndonje

muaj tjeter.Ky eshte muaj i durimit.Do ti behet falje mekatesh dhe mbrojtjte nga zjarri

dhe do te fitoj shperblimin sa te agjeruesit duke mos u pakesuar shperblimi i ketij te

fundit."

Ateher te pranishmit thane:"O i Derguar,nuk kemi te gjithe mundesi qe ti ushqejme

agjeruesit."

Muhamedi s.a.v.s. ne kete u pergjigj:"Ai shperblim i takon edhe atij qe agjeruesi ia

ofron edhe nje hurme,i jep uje te pije apo edhe nje gellejnke qumesht."

Ky eshte muaji,fillimi i te cilit eshte meshire,mesi eshte falje mekatesh,ndersa fundi

lirim nga zjarri.Perpiquni qe ne kete muaj ti punoni kater gjera:dy me te cilat u jane te

nevojshme,madje te domosdoshme.

Dy gjerat me te cilat do te arrini kenaqesine e Allahut jane:

a)qe te deshmoni se nuk ka te adhuruar tjeter perveç Allahut dhe

b)te kerkohet ndjese prej Tij.

Dy te tjerat qe u jane te domosdoshme jane qe:

a)Allahun ta lutni tua dhuroje xhenetin dhe

b)tiu mbroje nga zjarri.

Ai qe agjeruesit i jep te pije,Allahu do ti jep nga burimi i Tij ashtu qe nuk do ta marre

etja deri sa te hyje ne Xhennet.."

Ky hadith i Pejgamberit s.a.v.s. na e sqaron rendesine dhe vleren e ketij

muaji,gjithashtu na i cek disa nga veçorite e ketij muaji,duke na nxitur ne kete menyre qe

te mos leshojme rastin e perfitimeve te shumta qe na sjelle ky muaj.

-Prej veçorive me te cilat e veçoi Pejgamberi s.a.v.s. Ramazanin eshte se ky muaj eshte

muaj i Madherishem dhe i begatshem dhe me te vertet keto dy cilesi e dallojne kete muaj

nga muajt e tjere.

Cdo rast i ketij muaji eshte i madherishem dhe i begatshem ;begati ne kohe,begati ne

pune dhe gjithashtu begati ne shperblim.

-Prej veçorive te ketij muaji eshte nata e Kadrit e cila eshte me e vlefshme se nje mije

muaj,hashte ketij muaji.Kjo nate qe ne Kur'anin Famelarte eshte permendur per disa

cilesi eshte nata ne te cilen ka zbritur Kur'ani i Madheruar,edhe sikur thote i Madhi Allllahu

xh.sh:"Ne e zbritem ate(Kuranin) ne naten e Kadrit."Ne kete nate zbresin Melaiket e

Allahut me miresi nga Allahu xh.sh. dhe ne kete nate behet percaktimi vjetor qe do te

ndodhe ne kete bote:"Në ate (nate) zgjidhet çdo qeshtje ne menyre te prere" (Ed-Duhan)

, dhe kjo nate eshte cilesuar nga Allahu i Madherishem si nate e paqes dhe shpetimit.

"Ajo (qe percakton Zoti) eshte paqe deri ne agim te mengjesit."(El-Kader:5) eshte e qarte

se sa vlere te madhe qe ka kjo nate e ketij muaji,mirpo vlefshmeria e kesaj natee eshte per

ate i cili kete nate e gjalleron me namaz dhe perkujtim te Allahut te Madherishem,me

lexim te Kur'anit,me kerkim falje etj...

-Prej veçorive te tjera e shte obligueshmeria e agjerimit ne kete muaj,e agjerimi eshte

nje prej pese shtyllave te kesaj feje te persosur(Islamit),

-Prej veçorive dhe vlerave te ketij muaji gjithashtu eshte edhe ajo se ne kete mauj

veprat e mira shperblehen shumefish,me pune vullnetare ka shperblimin e nje pune

obligative(farzi) jashte ketij muaji kurse nje pune obligative(farz) ka shperblimin e 70

puneve obligative,jashte ketij muaji.

-Prej veçorive te ketij muaji eshte se ky muaj i durimit,qe do te thote frenim i epsheve

me agjerim.Durimi eshte nje nder adhurimet me te veshtira per shpirtin e njeriut,dhe per

kete qellim shperblimi per durimi eshte Xheneti.Allahu i madherishem thote:"Ndersa te

durueshmeve i jepet shperblimi i tyre pa llogari(mase)".(Ez-Zumer,10).

-Poashtu ,prej veçorive te tjera te ketij muaji eshte se ky muaj ,eshte muaj i bujarise,e

kjo bujaria eshte dy llojesh:

a)bujaria dhe miresia e Allahut xh.sh. per roberit e Tij.Kjo bujari e Tij manifestohet me

faljen e mekateve dhe lirimin nga zjarri i Xhehenemit te besimtareve qe e meritojne kete.

b)bujaria e njerezve ne mes veti.Kjo bujari ndernjerezore manifestohet me barazine

ndermjet tyre,sepse ne kete muaj te gjithe jane te barabarte,si i bardhi si i ziu,si i pasuri si

i vaerferi,te gjithe permbahen nga ushqimet,pijet ,frenimi i epsheve te tyre me nje qellim

qe eshte adhurimi per Allahun xh.sh. Pastaj kjo bujari verehet edhe ne solidaritetin e te

pasurve ndaj te varferve,me dheninen e sadekul-fitrit,zekatit dhe ndihmvae tjera,dhenien

e iftarve per agjeruesit si dhe butesia ndaj robit dhe sherbetorit.

-Prej veçorive te ketij muaji eshte se ky muaj eshte i meshires se njerezve ndermjet

veti,dhe i zbritjes se meshires mbi ta nga i Gjithmeshirshmi.Prandaj ne kete muaj verejme

se i pasuri eshte i meshirshem ndaj te varferit,i forti e meshiron te dobetin,sunduesi e

meshiron ate qe e ka nen sundimin e tij,e ata qe jane te meshirshem,do to meshiroje i

Gjithemeshirshmi.

-Prej veçorive te tjera te ketij muaji eshte edhe se miresite ne kete muaj jane

shumellojesh,pjesa e pare e ketij muaji eshte meshire,pjesa e dyte falje mekatesh,kurse

fundi i ketij muaji lirim nga zjarri i Xhehenemit.

-Prej veçorive tjera te ketij muaji jane:

- Era e gojes se agjeruesit eshte me e mire dhe me e dashur tek Allahu se era e

miskut(parfumit).

-Allahu nuk e refuzon lutjen e atij qe eshte agjerueshem.

-Ne kete muaj hapen dyerte e Xhenetit.

-Ne kete muaj mbyllen dyerte e Xhehenemit.

-Melaiket kerkojne falje nga Allahu per agjeruesit.

-Djajte prangohen me pranga te hekurta.

-Naten e fundit te ramazanit besimtareve u falen mekatet e tyre.


Marre nga broshura . AGJERIMI NE ISLAM- BROSHURE ISLAME NGAWWW.NUR-ISLAM.TK

 
Te gjitha falenderimet, adhurimet, perkuljet dhe lavdatat tona, punet dhe veprat tona te hajrit dhe gjethqka qka bejme ne rrugen e tij, i takojn vetem All-llahut xh.sh ndersa paqja, meshira dhe rahmeti i All-llahut qoft mbi te derguarin e tij Muhammedin a.s.v.s familjen e tij shoket e tij dhe mbi mbare ata musliman te cilet e trasojn rrugen e tij deri ne diten e gjykimit.

Vellezer dhe Motra te nderuar, besimtar dhe besimtare edhe une desha te ju uroj muajin e shenjet te ramazanit, muajin e bekuar nga All-llahu xh.sh.
E falenderoj All-llahun xh.sh qe na mundesoi edhe ket vit qe ta presim muajin e madh te rahmetit, mshires, dhe faljes po ashtu ne kete muaj na begatoi All-llahu edhe me nje nate te madhe e ajo quhet nata e Kadrit elhamdulilah. Une do postoj edhe disa thenje te Pejgamberit a.s dhe porosi shum demethense per muajin Ramazan :

1. Koha e syfyrit
• Dy rekate namaz, apo më tepër, jo të gjata (namaz nate).
• Të hash syfyr. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet!”
• Të bësh Istigfarë, të kërkosh falje nga All-llahu për mëkatët e bëra.



2. Koha e Sabahut
• T’a përsëritësh ezanin kur muezini e thërret.
• Kur të hysh në xhami ta bësh nijetin për itikaf, sado që të rrish dhe kurdo që të hysh.
• Thuaje duanë e hyrjes në xhami (Bismil-lah, ves-salatu ves-selamu ala resulilah. All-llahume Igfir li dhunubi vef-tah li ebvabe rahmetik, Shqip: Në Emër të All-llahut, Salavate dhe Selame mbi të Dërguarin e All-llahut. O All-llah, m’i fal mëkatët e mia dhe m’i hap dyert e mëshirës sate!).
• Duaja në mes të Ezanit dhe Ikametit nuk kthehet.
• Duatë pas namazit.



3. Koha deri në lindjen e diellit
• Kush e fal namazin e Sabahut me xhemat dhe më pas qëndron duke e përmendur All-llahun deri që të lind dielli dhe pastaj i fal dy rekate e ka sevapin sikur sevapin e haxhit dhe umres, të plotë... të plotë... të plotë... (Hadith i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]) Gjatë kësaj kohe mund të lexohet edhe Kur’an, lutjet e mëngjesit apo edhe dua. Pastaj, 20 minuta pas lindjes së diellit t’i falësh 2 rekate, 4, 6, apo 8 rekate.



4. Koha në punë apo në shkollë
• Të punosh në mënyrë të përpiktë dhe pa hile është adhurim dhe kjo ta mundëson që ta fitosh rriskun hallall.
• Kujdes që mos ta lëndosh dikë dhe mos ia kthe dikujt të keqen me të keqe, por me të mirë!



5. Pas punës deri në kohën e Ikindis
• Të pushoh në këtë kohë është sunnet, kuptohet nëse nuk i takon gjatë orarit të punës. Kjo duke pasur për qëllim që të fuqizohesh për adhurim.



6. Prej Ikindis deri në Aksham
• Ta falësh namazin e Ikindis me xhematë.
• Pas namazit të Ikindis të jetë ulja ditore me familjen për t’ua lexuar (mësuar) Kur’anin apo ndonjë libër tjetër fetar.
• Thënia e lutjeve të mbrëmjes.



7. Prej Akshamit e në Jaci
• Ta presësh i gëzuar Iftarin.
• Të bësh dua-lutje kur të bësh iftar, sepse lutja në këtë kohë nuk kthehet.
• Ta bësh duan e Iftarit: Dhehebe Edh-dham’u veb-telet el-uruk ve thebete el-exhru, in-sha All-llahu. Shqip: U shua etja, u mbushen damarët dhe u fitua shpërblimi, nësë do All-llahu.
• Falja e namazit të akshamit me xhematë.



8. Namazi i Jacis dhe Taravija
• Të mos e teprosh me ushqim në iftar sepse kjo të ndihmon të jesh i zellshëm dhe i vëmendëshëm në namaz.
• Nëse ke mundesi ta zgjedhësh xhamin, në të cilën përfundohet i tërë Kur’ani duke e lexuar në namaz të taravisë.
• ثshtë mirë që t’i thërrasësh shokët e tu për në xhami, që të jetë kjo një mënyrë e davetit.
• Të shkohet në xhami pa fëmijë, nëse ka mundësi. Sepse fëmijët mund të bëjnë zhurmë dhe kjo i pengon falësit gjatë namazit.



9. Pas Taravije e deri në kohën e gjumit
• Të lexosh diçka nga Kur’ani.
• Të bësh ndonjë punë të vlefshme, siç mund të jetë: T’i vizitosh të afërmit, etj.



10. Koha e Gjumit
• Ta bësh nijet se po fle për t’u fuqizuar për ibadet.
• Të flesh i pastër, në krahun e djathtë dhe t’i thuash lutjet.
• Nuk bën që ta humbësh kohën duke shikuar televizorin.



Disa ditë të veçanta

Dita e Xhuma (gjatë tërë vitit, jo vetëm në ramazan).
• Të pastruarit në ditën e Xhuma.
• Të thënurit e tekbirëve gjatë shkuarjes në namaz.
• Të parfumosurit.
• Leximi i sures Kehf.
• Ruajtja e kohëve kur pranohet Duaja (në orët e fundit të ditës deri në aksham).
• Të thënurit shpesh të salavatëve mbi Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
• Të përqendruarit gjatë ibadetëve.
• Vizita e të afërmëve dhe shoqërisë.



Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit
• Kur hynin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] falte namaz tërë natën dhe zgjonte familjen e tij dhe ishte i rreptë për të bërë Ibadet.
• ثshtë mirë që mos të angazhohemi me punë tjera gjatë këtyre ditëve.
• Të qëndruarit në Itikafë.
• Falja e namazit të natës.
• Të kujdesurit për natën e Kadrit (që është në netët teke gjatë të dhjetave të fundit. Kjo është një dhuratë nga All-llahu, e cila nuk luan nga caku përveç për atë, që është munduar gjatë tërë muajit.
• Dhënia e sadekatul-Fitrit, sepse është farz.
• Mos ta humbim shumë kohën me përgaditje për bajramin, kjo le të bëhët para Ramazanit, ose para dhjetë ditëve të fundit.



Ditët e Bajramit
• Vizita e të afërmëve, shokëve, fqinjëve dhe miqëve duke ua uruar atyre Bajramin me duanë: “All-llahu na i pranoftë ibadetet!”
• Duhet t’i gëzojmë fëmijet duke u blerë dhurata; rrobe, lojra, etj.
• Të shtrohet sofra më mirë se herëve të zakonta.
• T’i gëzojmë të varfërit me sadaka.



اka pas Ramazanit?
• Ramazani është program që të ushtron për ibadet për tërë vitin.
• Si shenjë që të është pranuar ibadeti gjatë Ramazanit është vazhdimi i ibadetit edhe pas ramazanit, duke e shtuar edhe më tepër atë. Gjithashtu të realizohet devotshmëria e plotë në Ramazan dhe pas tij.
• Ramazani të përcillet me 6 ditë agjërim në muajin që vjen pas, shevalin.

Insha All-llahu te ala na mundeson qe edhe kete muaj ta kalojm me lehtesi ti kryejm detyrat dhe obligimet me perpikmeri dhe me frig respekt ndaj tij.
E lus All-llahun xh.sh qe te na mundesoj qe qdo gje qe bejm te bejm vetem per hir te tij, Insha All-llahu te ala na i fale mekatet dhe na udhezon ne rrugen e tij dhe na bene prej besimtarve te ndershem dhe na e forcon imanin ne dinin e tij. All-llahu xh.sh i shperbleft te gjith ata njerez te cilet kan jap dhe po japin vazhdimisht kontributin e tyre per ta ngritur vedijen dhe moralin te besimtaret dhe besimtaret musliman dhe jo musliman per ta treguar realitetin dhe per ta mposhtur shejtanin e mallkuar All-llahu e shkaterroft. Aty ku ja kam qellu eshte prej All-llahut aty ku kam gabu eshte prej meje dhe shejtanit.

Ju pershendes me pershendetjen Islame me pershendetjen me te bukur ne rruzullin toksor dhe me pershendetjen e embel e cila do te jet edhe ne Xhennetin e All-llahut te pergatitur vetem per besimtaret musliman Es - selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.
 
buki_pr:

Allahu te shperblefte me Xhennetin Firdews per keto keshilla te arta qe i postove :)

Me te vertete te gjitha jane me vlere te madhe. Lumi ai qe u permbahet ketyre udhezimeve.
 
Allahu te shperbleft i nderuar buki_pr

Këshilla shum të mira
 
E din kush daten egzakte kur fillon Ramazani kete vit? (Degjova qe fillon me 1 Shtator por dua daten e fillimit dhe te mbarimit me saktesi)
Gjithashtu kur eshte Bajrami? (ne muajin Dhjetor?)
 
E din kush daten egzakte kur fillon Ramazani kete vit? (Degjova qe fillon me 1 Shtator por dua daten e fillimit dhe te mbarimit me saktesi)
Gjithashtu kur eshte Bajrami? (ne muajin Dhjetor?)

naten (apo mengjezin) e 31 gusht zgjohesh ne syfyr..kshtu i bjen me 1 shtator mu kan te agjeru...

si ne dhjetor?? Bajrami madh apo Fiter Bajrami eshte mejher pas dites (fundit)qe mbaron Ramazani..

tani le te pergj keta se kur mbaron..se te ne ktu ne IT najher na e ndryshojn(mvaret sipas pozites Henes)
 
naten (apo mengjezin) e 31 gusht zgjohesh ne syfyr..kshtu i bjen me 1 shtator mu kan te agjeru...

si ne dhjetor?? Bajrami madh apo Fiter Bajrami eshte mejher pas dites (fundit)qe mbaron Ramazani..

tani le te pergj keta se kur mbaron..se te ne ktu ne IT najher na e ndryshojn(mvaret sipas pozites Henes)

po ai i madhi..
 
po ai i madhi..

eh ra ai i Madhi eshte mejher pasi te mbaroje Ramazani..qe te nesermen..

megjthat mos ki dert ketu jemi do ti vejm dhe oraret mir se kur fillon e kur mbaron..ok por akoma nuk i kam dhe per vete..do ti vejm te gjitha dhe syfyrin e iftarin :kiss
 
Es - selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu
Falenderimet, adhurimet, perkuljet dhe qdo pun dhe veper e jona qoft vetem per All-llahun xh.sh. Paqja, meshira, rahmeti, dhe begatia e All-llahut xh.sh qoft mbi te derguarin e tij Muhammedin a.s familjen e tij, shoket e tij dhe mbi mbare ata musliman qe pasojn rrugen e tij deri ne diten e gjykimit.

Vellezer dhe motra te nderuara besimtar musliman e postoj edhe dy Kuranore me qellim te njohjes dhe vetedijesimit sa me te mir rreth fese son dhe te vetme ne rruzullin toksor fese Islame e falenderojm All-llahun subhanehu we te ala qe na ka mundesuar te jemi pjestar tee ktij dini, pjestar te fes se vetme te pranuar nga All-llahu xh.sh ku thot : " E kush kerkon fe tjeter perveq Islamit atij nuk do ti pranohet dhe ne diten e gjykimit ai do te jet prej te humburve". Ky ajet kuranor na bene me dije dhe na vetedijeson njekohsisht qe perveq fese se vetme te zbritur dhe te pranuar nga All-llahu nuk ka fe tjeter e kush kerkon fe tjeter nuk do ti pranohet.

Kurse ajeti i dyte Kuranor dhe shum madheshtor, demethenes, kuptues etj, do ta lidhim edhe me rastin e ardhjes se muajit te madh, muajit te shenjet dhe muajit te rahmetit, meshires, dhe faljes po ashtu ju ftoj qe edhe ju bashk me mua ta komentoni kete ajet Kuranor ku All-llahu i madherurar thot :


" E kush eshte me fjal mire se ai qe fton ne rrugen e All-llahut, qe punon miresi dhe drejtesi dhe thote : " Une jam nga Muslimanet " [ fussilet, 33 ]

Vellezer dhe motra te nderuar besimtar dhe besimtare lexojeni me vemendje kete ajet Kuranor dhe e shini domethenjen e ketij ajeti qellimi i vetem i ketij ajeti eshte qe ta shfrytezojm edhe kete ajet te zbritur nga All-llahu qe inshalla me zbatimin e tij mundemi edhe te fitojm xhennetin firdews dasht All-llahu te ala. Pra secili nga ne sepaku ne kete muaj te shenjet te ramazanit mund ta shfrytezojm kete ajet kuranor secili nga ne se paku ne kete muaj mund ti ju flas njerzeve te afermeve, shokeve dhe dashamirve me fjale te mira dhe te buta dhe shum domethenese, secili nga ju duhet ta shfrytezoj kete muaj te ramazanit per davet e mos e lini te ju ik ky muaj i shenjet pa bere davet se ndoshta don All-llahu xh.sh ju te beheni shkaktar per kthyerjen e tij ne rrugen e drejt e ku ka shperblim me te madh dhe lumturi mme te madhe per nje besimtar ose besimtare se sa ta kthej vllaun apo motren e tij ne rrugen e drejt dhe ta shpetoj nga zjarri i xhehenemit ku si lende djegese e tij perdoren njerzit dhe guret dhe All-llahu xh.sh ka premtuar se do ta mbush plot me njerez. Demethenja tjeter e ketij ajeti kuranor te cilin mund ta shfrytezojm ne kete muaj te madhrishem dhe te begatshem muaj i rahmetit,faljes dhe i meshires ku ne kete muaj All-llahu na i fal gabimet dhe na pasttron nga mekatet eshte se, secili nga ne munde te punon miresi, dhe drejtesi pa hile ne punen e tij pavarsisht qe qfare pune punon kuptohet nese ajo pun eshte hallall e ku ka pun dhe veper me te mir se sa ne kete muaj te madhrishem te ju ndihmosh te varferve dhe jetimve, skamnorve shtresa me e ulet e harruar edhe nga vet muslimanet. Dhe ku ka nder dhe krenari me te madhe se sa te thuash Une jam musliman.

Ma beni hallall e zgjata pak me duket po inshalla do perfitoni ndonje gje nga e tere kjo dhe te behet shkaktar qe ju dhe une te punojm ne rrugen e All-llahut me shum.
Porosia ime e vetme per kete muaj te Ramazanit me te cilin na ka begatuar All-llahu i madhruar dhe na ka nderuar njekohsisht eshte :
Vellezer dhe motra te nderuar besimtar dhe besimtare muslimane, punoni sa me shum vepra te mira ne kete muaj behuni durimtar( saberli ) me njerzit edhe nese ju fyen ndonje njeri thuani thenjen te cilen na ka porositur Pejgamberi a.s qe asesi te mos i'a kethejm fyerjen po thuani Une jam njeri qe agjero, ose Une jam agjerues, po ashtu behuni dor shlire dhe solidar me njerzit e varfer,me jetimet dhe skamnoret se siq ka thene All-llahu xh.sh ne muajin e ramazanit ne e mbyllim shejtanin me pranga te zjarrit te Xhehenemit kurse i hapim dyert e Xhennetit.

E falenderoj All-llahun xh.sh krijuesin tim, dhe te gjithsis qe ma mundesoi ta perfundoj edhe kete postim, e lus All-llahun xh.sh qe mekatet tona te shumta te na i fal, te na mshiron, te na mundesoj qe edhe kete muaj te madhruar te ramazanit ta kalojm me lehtesi dhe ti kryejm obligimet e tij me perpikmeri, e lus All-llahun qe ti shperblej me Xhennetin firdews te gjith besimaret dhe besimtaret, muslimanet dhe muslimanet dhe te gjith ata qe kan japur dhe po japim vazhdimisht kontributin e tyre mbi siperfaqen e rruzullit toksor .

Aty ku ja kam qellu eshte nga ana e All-llahut aty ku kam gabu eshte nga ana ime dhe e shejtanit All-llahu e shkatrroft.


Ju pershendes me pershndetjen islame me pershendetjen me te embel mbi siperfaqen e tokes pershendetje e cila do jete edhe ne Xhennet me emrin e All-llahut xh.sh Es - selamu alejkumu we rahmetullahi we berekatuhu.
 
po na vjen po na vjen
mire se na vjen
 
Une insha-Allah ! Eshte agjerimi im i 15 me rradhe !
 
uau me behet shuem qefi per ty. Zoti ta pranofte :)

edhe nje here me behet qefi qe po vjen ky muaj i bekuar.
 
uau me behet shuem qefi per ty. Zoti ta pranofte :)

edhe nje here me behet qefi qe po vjen ky muaj i bekuar.

Amin insha-Allah te gjitheve :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top