Mirë se vjen muaj i ramazanit

Mirë se vjen muaj i ramazanit


Muaji i ramazanit ka arritur përsëri, muaji i agjërimit dhe i lutjeve (namazit). ثshtë muaji që jep një mundësi për falje nga Allahu dhe shpëtim nga mëkatet tona. ثshtë muaji që të bëjmë vepra të mira dhe të japim lëmoshë. ثshtë muaji kur hapen dyert e xhenetit dhe shpërblimet për punët tona janë të lartësuara shumëfish. ثshtë muaji ku lutjet pranohen dhe statusi i besimtarit është i lartësuar.

ثshtë muaji ku mëkatet falen. Allahu dhuron më shumë mëshirë (bekime) për robërit e Tij në muajin e ramazanit. Ky është muaji i agjërimit që është një nga pesë shtyllat e Islamit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, agjëroi gjatë këtij muaji dhe i udhëzoi ndjekësit e tij që ta bëjnë të njëjtën. Ai na tregoi se kushdo që e agjëron këtë muaj me besim, duke kërkuar shpërblimin e Allahut, subhanehu ue teala, do t’i ketë të gjitha mëkatet e kaluara të tij të falura. Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, gjithashtu na informoi (tregoi) se kushdo që qëndron (bën) në namaz gjatë gjithë këtij muaji do t’i falen të gjitha mëkatet e tij.

Në muajin e ramazanit është një natë e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kushdo që e mohon mirësinë (begatinë) e kësaj nate vërtetë është i humbur.

Duhet ta mirëpresim këtë muaj dhe ta shfrytëzojmë në lumturi dhe në gëzim. Duhet të kryejmë agjërimin dhe namazin dhe të konkurrojmë (garojmë) në vepra të mira. Gjatë këtij muaji duhet me vullnet të plotë të pendohemi për të gjitha mëkatet tona dhe ta nxisim njëri-tjetrin që të punojë punë të mira dhe të thërrasim në çka është e mirë dhe të ndalojmë të keqen. Në këtë mënyrë do të arrijmë ta fitojmë mëshirën e dhe shpërblimet e mëdha të ramazanit.

Agjërimi na dhuron (jep) shumë dobi dhe është përplot urtësi. Pastron dhe forcon zemrat tona. Na shpëton (çliron) nga prirjet tona të ulëta si: pasuria e tepërt, mburrja, dhe koprracia. Përforcon cilësitë tona të mira si: qëndresa, mëshira, dhe bujaria. Na ndihmon në luftën tonë të brendshme që të kënaqim Allahun dhe të arrijmë afërsinë tek Ai.

Agjërimi na mëson për nevojat tona. Na tregon se sa te dobët jemi dhe vërtetë se sa jemi të varur për Zotin tonë. Na tregon se sa shumë Allahu na ka begatuar. Detyrohemi ta falënderojmë Allahun dhe t’i shfrytëzojmë begatitë që Ai na ka dhënë në bindje (dëgjueshmëri) ndaj Tij.

Allahu na tërheq vëmendjen te këto dobi të shumta kur thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” Bekare, 183.

Në këtë ajet kuranor, Allahu na bën të qartë se na është urdhëruar agjërimi në mënyrë që të na pastrojë.

Agjërimi është një mjet (mënyrë) për ne që ta mësojmë vetë-përmbajtjen dhe të kultivojmë devotshmërinë tonë. Devotshmëria është të zbatohen urdhrat e ndalesat e Allahut dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me zemër të pastër, larg dëshirave tona dhe në përkulje ndaj Allahut, si dhe t’i shmangemi dënimit dhe hidhërimit të Tij.

Agjërimi është një vepër e madhe në vetvete dhe një mënyrë kryesore në ngritjen e devotshmërisë tonë në të gjitha aspektet e jetës tonë materiale dhe fetare.

I dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na tregoi njërën nga dobitë e agjërimit kur thotë: “O të rinj, kush prej jush ka mundësi që të martohet, le ta bëjë, sepse kjo është më së miri për ruajtjen e shikimit dhe organeve intime. E kush nuk ka mundësi, atëherë le të agjërojë, sepse agjërimi e zvogëlon epshin (aftësinë seksuale)”.

Arsyeja që agjërimi ka këtë efekt është sepse djalli lëviz (qarkullon) si gjaku nëpër damarët tanë. Agjërimi përmban këtë lëvizje, ndërkohë që vepron si një përkujtim i Allahut dhe madhështisë së tij, në këtë mënyrë redukton ndikimin e djallit mbi personin që agjëron gjersa në të njëjtën kohë besimi i tij forcohet (rritet). Ai natyrisht fillon të merret me më shumë vepra të mira dhe më pak mëkate.

Vazhdon inshAll-llah...
 
...


Ka shumë dobi të tjera të agjërimit që ne i zbulojmë me një të menduar dhe reflektim të vogël.

Agjërimi është i mirë edhe për shëndetin trupor. Ai i jep trupit një mundësi që ta pastrojë veten nga helmet e mbledhura, një fakt e cila është e vërtetuar nga mjekë të shumtë. Ajetet kuranore na flasin gjerësisht për mirësitë (vlerat) e agjërimit në muajin e Ramazanit dhe të qenët një detyrim për besimtarët. Allahu thotë: “ O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara…, (ato ditë të numëruara janë) muaji i ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues ( i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le ta agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.” Bekare, 183-185.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Dëshmisë se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i muajit të ramazanit dhe kryerjes së haxhit.” Buhariu dhe Muslimi

Kur engjëlli Xhibril e pyeti të dërguarin e Zotit për Islamin, ai u përgjigj: “Islami është të dëshmosh se nuk ka nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, ta falësh namazin, ta jepësh zekatin, ta agjërosh ramazanin dhe ta vizitosh shtëpinë e shenjtë- Qaben, nëse ke mundësi ta bësh këtë. Suneni i Tirmidhiut

Xhibrili pastaj i tha : “Të vërtetën e the”, pastaj ai i tha : “Më trego për besimin?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u përgjigj: “Të besosh në Allahun, në engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, ditën e fundit dhe të besosh në caktimin e Tij të së mirës dhe të së keqes.” Ai i tha : “Të vërtetën e the” tha: “Më trego ç’është ihsani (bamirësia)?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tha: “Ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty” Ai tha: “Të vërtetën e tha”. Në Sahihun e Muslimit

Ky hadith është me rëndësi mjaft të madhe dhe meriton një vëmendje serioze.

Njëherë Muadh ibn Xhebeli i tha të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Më trego disa vepra që më mundësojnë që të hyj në xhenet dhe që më largojnë nga xhehenemi” I dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, iu përgjigj: “Ju keni pyetur për diçka të rëndësishme, sidoqoftë është shumë e thjeshtë për njërin të cilit Allahu ia bën të lehtë. Adhuroje Allahun dhe mos i shoqëro askënd në adhurim, fale namazin, jepe zekatin, agjëroje ramazanin, dhe vizitoje shtëpinë e shenjtë- Qaben, nëse ke mundësi ta bësh”, pastaj i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, shtoi : “A nuk duhet t’ju informoj për dyert e mirësisë? Agjërimi është xhenet. Lëmosha i asgjëson mëkatet sikur uji që e shuan zjarrin.” Suneni i Tirmidhiut

Agjërimi është një vepër shumë e virtytshme me një shpërblim proporcional (të barabartë) me madhështinë e saj. Kjo është veçanërisht në Ramazan, që kur Allahu e ka bërë agjërimin një obligim për besimtarët dhe një mjet për të arritur shpëtimin.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “اdo vepër e njeriut është për veten e tij dhe shpërblimi i saj është i shumëfishuar për atë nga dhjetë deri shtatëqind herë. Allahu thotë: ‘Përveç agjërimit, vërtetë ai është për Mua, dhe vetëm Unë do të shpërblej për atë posaçërisht, vërtetë ai i len epshet e tij, ushqimin e tij, dhe pijen e tij për hir Timin’. Ai i cili agjëron përjeton dy gëzime, njërin kur ai të ndërpret agjërimin e tij dhe tjetrin kur të takojë Zotin e tij. Padyshim, era e gojës së agjëruesit është më e këndshme tek Allahu se aroma e miskut. Në Sahihun e Buhariut dhe të Muslimit

I dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kur vjen ramazani hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen djajtë.” Në Sahihun e Buhariut dhe të Muslimit

I dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “Në natën e parë të ramazanit, djajtë dhe xhinët e pabindur janë të lidhur me zinxhirë. Dyert e xhenetit janë të hapura gjersa asnjë derë e vetme nuk mbetet e mbyllur. Dyert e xhehenemit janë të mbyllura gjersa asnjë derë e vetme nuk është e hapur. Pastaj një thirrës thërret: ‘O kërkues të së mirës, ecni përpara! O kërkues të së keqes, burgosni veten! Allahu liron njerëzit nga xhehenemi çdo natë.” Suneni i Tirmidhiut

Në prag të ramazanit, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbajti një fjalim dhe tha: “O njerëz, një muaj i shkëlqyer dhe i bekuar është duke ardhur tek ju, një muaj që përmban një natë më të mirë se njëmijë muaj.”

Allahu ka bërë agjërimin në ditët e caktuara një obligim dhe të falet namazi në netët e tij si një vepër vullnetare. Kushdo që kërkon afërsinë tek Allahu në këtë muaj përmes ndonjë vepre të moralshme do të ketë sikur njëri i cili kryen një obligim fetar në kohën tjetër dhe kushdo që bën një vepër të obliguar të adhurimit në këtë muaj do të ketë sikur ai që bën shtatëdhjetë vepra të tilla në kohën (herën) tjetër. ثshtë muaji i durimit dhe shpërblimi për durimin është xheneti.” Sahih, Ibn Khuzejmeh

Duhet ta shfrytëzojmë rastin e prezantuar tek ne në këtë muaj të bekuar dhe ta çmojmë madhështinë e kësaj kohe me adhurime të shumta që mund të bëjmë. Duhet të nxitojmë që të bëjmë punë të mira.

Allahu e ka bërë këtë muaj një kohë për adhurim dhe për garim me njëri-tjetrin në të mira. Duhet t’i shpeshtojmë lutjet tona dhe të shpenzojmë kohën në bamirësi. Duhet ta shpeshtojmë leximin e Kuranit famëlartë, të nxitojmë që t’i ndihmojmë të varfrit, nevojtarët, dhe jetimët.

I dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte më bujari nga të gjithë njerëzit në muajin e Ramazanit. Duhet të ndjekim shembullin e përsosur të të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke shtuar përpjekjet tona në vepra të mira në këtë muaj. Duhet t’i ruajmë të mirat e agjërimit tonë nga mëkatet tona dhe nga të metat tona. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kushdo që nuk e lë të gënjyerit dhe të vepruarit sipas saj, Allahu nuk ka nevojë që ai të lë të ngrënit e të pirët. Në Sahihun e Buhariut

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Agjërimi është mbrojtje, e ai që është duke agjëruar nuk guxon të flasë fjalë të turpshme e as ta ngrejë zërin, ndërsa nëse dikush e ofendon (shan), ose e kundërshton (fjaloset me të), le të thotë: ‘Unë jam agjërueshëm’..” Në Sahihun e Buhariut dhe të Muslimit

Duhet që ta lusim Allahun për falje në këtë muaj dhe të bëjmë të gjitha ato që mund t’i bëjmë që të përfitojmë nga kjo kohë e çmuar. Duhet t’i largohemi ndonjë keqbërjeje kundër agjërimit që do të na asgjësojë të mirat e tij dhe të shkaktojë hidhërimin e Zotit, Zoti na ruajtë! Prandaj, nuk duhet të jemi mospërfillës ndaj lutjeve tona ose të bëjmë ndonjë koprraci në zekatin tonë.

Nuk duhet të shpenzojmë pjesën e pasurisë së jetimëve, t’ua grabisim pasurinë atyre, ta shtypim dikë, ose të mos i respektojmë prindërit tanë. Nuk duhet t’i shkëputim lidhjet farefisnore. Duhet t’iu shmangemi thashethemeve, përgojimeve, gënjeshtrave dhe ideve të gabuara. Duhet t’i shmangemi betimeve të rrejshme dhe pretendimeve. Nuk duhet të rruhemi ose të shkurtojmë mjekrat tona dhe nuk duhet t’i lëmë mustaqet që të rriten. Nuk duhet të dëgjojmë muzikë, apo edhe instrumente muzikore. Gratë nuk duhet të ekspozohen pa shkak dhe burrat nuk duhet të përzihen me to.

Këto mëkate janë të ndaluara edhe gjatë tërë vitit, por në ramazan ato bile janë edhe më të ndaluara dhe më të mëdha. Duhet t’i frikësohemi Allahut dhe t’i shmangemi asaj çka Allahu dhe i dërguari i Tij na ka ndaluar. Duhet të jemi të drejtë në bindjen tonë në muajin ramazan dhe gjatë pjesës tjetër të vitit. Duhet ta ftojmë njëri-tjetrin në këtë mirësi, kështu që do të arrijmë suksesin dhe shpëtimin që ky muaj na premton.

Shejh Abdulaziz bin Baz (All-llahu e meshirofte)
 
Mezi pres kete muaj te bekuar. Me duket larg deri ne shtator.
 
VALL-LLAHI gzim me te madh se ne ket muaj ska, vertet eshte muaj i Bekuar nga Zoti.. Nje muaj qe eshte i shkelqyer, si thua ti vella LoverBoy, larg eshte shtatori hehe.. Cdo te mir.. Selam Alejkum.
 
Es Selamu Alejkum...
Allahu i bekoft gjithe muslimanet qe per hir te Tij agjerojn... Dhe na i lehtesoft agjerimin dhe ta kalojm dhe ta mbajm ashtu sic duhet....Kurre Allahu xh.sh. nuk e ngarkon robin e vet pertej mundesive, por shpresoj qe kete muaj ta agjerojm se eshte muaj i shenjt dhe kete muaj muslimanet mezi e presin... Allahu na udhezoft.....
 
Me gjithe qef e pres muajin e shejte te Ramazanin ishalla Zoti na pranon agjerimin
 
Me gjithe qef e pres muajin e Shejte te Ramazanin Ishalla Zoti na pranon agjerimin

E njejta vlen dhe per mua :D
Por dini gje kur fidhon ???
 
Po mir e tha Tonyss me 1 Shtator Shpirti_I_Njerit fillon Ramazani
 
"Kush e agjeron Ramazanin me besim dhe duke llogaritur ne shperblimin e Allahut,padyshim se do i falen mekatet e bera me pare"
Allahu na e befte te mundur ta agjerojme!
Me fat!
 
Po shumm mir me vjen qe e prisni me shum deshir ket muaj te Shenjte, Ramazanin, Zoti ju ruajte dhe ju shperblefte me te mira, Amin.

Muaji i ramazanit do te filloj inshAllah me 1 shtator.

Flm shume dhe ty ishalla zoti te ruajte dhe te shperblefte sa me mire :D
 
E pres me padurim te vjen ajo dit , Zoti te na bej kabull te gjithve :)
 
Mir se te vjene..
Allahu Xh.sh na ndimoft ,na perforcoft besimin dhe na shtoft kete ndjenjè,na falt mekatet dhe pranoft lutjet tona...te na ruaj nga te kqijat dhe mashtrimet e kesaj bote..na udhezoft ne rrugen te cilen ai ka "urdheruar"..ne rrugen e drejt

Allahu xh.sh ua pranoft gjithè besimtareve agjerimin..qoft 1muaj sa me i leht per ne
 
Amin Suriana..... Njejt edhe une gjithe besimtarve musliman, ju uroj agjerim te leht dhe Inshallah Allahu na e pranon....
 
Merre shpërblimin e agjërimit dy herë!



Muaji Ramazan.
Lëshohet një zë nga qielli, zë të cilin e dëgjon zemra e besimtarit, dhe thotë: O ti që do të mirën, nxito kah ato! O ti që e do të keqen, ndalu!

Vepra më madhështore që ngriti prestigjin dhe vlerën e këtij muaji ishte zbritja e Kur’anit: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja)”. (Bekare, 185)

Në bazë të kësaj ndodhie, muaji i Ramazanit quhet edhe muaj i Kur’anit. Ditët e tij nuk guxon të na kalojnë pa lexuar fjalët, këshillat dhe udhëzimet e tij. Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të, çdo Ramazan e lexonte tërë Kur’anin para Xhibrilit, kurse vitin e fundit të jetës së tij e lexoi dy herë. Kjo gjë mbeti traditë të cilën e ndoqën njerëzit e mirë.

Prej adhurimeve më madhështore që kryhen në këtë muaj është dhënia e iftareve. Për këtë vepër na foli vetë i Dërguari i All-llahut, i cili na stimuloi duke përmendur shpërblimin e madh të All-llahut. Ai tha: “Kush i jep iftar një agjëruesit, fiton të mira sa ai, pa iu pakësuar (agjëruesit) shpërblimi”. (Tirmidhiu, Ibën Maxhe, hadithi është i vërtetë)

Shpirti i besimtarit fisnikërohet edhe më tepër në këtë muaj, jeton me fjalët e All-llahut dhe Pejgamberit, bëhet i zellshëm dhe i dobishëm për të tjerët. Ai është i vetëdijshëm se All-llahu i Madhëruar ia kompenson shpenzuesit “e çka do që t'u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t'u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju”. (Bekare, 272), siç është përmenduar edhe në hadith: “Shpenzo që të shpenzoj për ty”. Po ashtu Pejgamberi, lavdërimi dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të, thotë: “Derisa një njeri ecte ne një hapësirë, dëgjoi një zë që vinte nga një re: ujite kopshtin e filanit, pastaj ajo re lëvizi derisa lëshoi ujin mbi një tokë të djegur nga nxehtësia dhe ja, kur pashë ujin të mbledhur në një gropë. Ky njeri përcolli renë dhe kur arriti te vendi në të cilin ishte lëshuar uji pa një njeri i cili po mundohej të depozitoj ujin dhe i tha: O rob i All-llahut, si e ke emrin? Ai ia përmendi emrin që e kishte dëgjuar prej resë, pastaj i tha: Përse më pyet për emrin tim? Iu përgjigj: unë dëgjova një zë në renë e cila e lëshoi ujin, thoshte: Ujite kopshtin e filanit duke përmendur emrin tënd, për këtë dëshiroj të dij se ç'vepron me këtë kopsht? U përgjigj: Pra, pasi e kërkove këtë gjë po të tregoj se prodhimin që fitoj nga kjo tokë, një të tretën e saj e jap lëmoshë, me një të tretën ushqehem unë dhe familja ime, kurse një të tretën e kthej përsëri në këtë tokë”. (Transmeton Muslimi)

All-llahu, subhanehu ve teala, ia shumëfishon pasurinë shpenzuesit: “Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet”. (Bekare, 261)

Shpenzuesi shpreh frikën e tij prej zjarrit të Xhehennemit: “Frikojuni prej zjarrit qoftë edhe me gjysmë hurme”. (Transmeton Buhariu)


Gjëja më e mirë më të cilën njeriu mjekohet është lëmosha: “Mjekoni të sëmurit tuaj me lëmoshë”. (Transmeton Bejhakiu)

Shpenzimi i pasurisë është mbrojtje e saj: “Mbroni pasuritë tuaja me zekat”. (Transmeton Bejhakiu)

Bujaria është prej cilësive më të lavdëruara tek All-llahu, subhanehu ve teala, “All-llahu është i Mirë dhe e do të mirën, i Pastër dhe e do pastërtinë, Bujar dhe e do bujarinë”. (Transmeton Tirmidhiu i cili thotë: ky hadith është garib, kurse Halid ibën Iljas është i dobët)

Dora e cila jep është më e mirë se dora e cila merr: “Dora e lartë është më e mirë se dora e poshtme”. (Transmeton Muslimi)

Ai që i jep tridhjetë iftare i dyfishohen të mirat në këtë muaj. Këtë shans të madh të parët tanë e shfrytëzonin në mënyrë më të mirë. Ata e dinin vlerën e shpërndarjes së ushqimit sidomos në muajin e Ramazanit. Njëri prej tyre kishte thënë: “T’i thërras dhjetë shokë të mi për të ngrënë një ushqim që ua ka ëndja është më e dashur për mua se sa t’i liroj dhjetë robër”.

Ebu Sivar Adeviu thotë: “Ishin disa burra të fisit Adij që kurrë nuk bënin iftar të vetëm. Nëse gjenin ndonjë që do të ushqehej me ta e bënin atë, e nëse jo, merrnin ushqimin me vete dhe dilnin në xhami”.

Si rrjedhojë e këtij ibadeti dalin shumë ibadete tjera, siç janë: dashuria mes dhuruesit të iftareve dhe agjëruesve, pastaj kjo gjë me lejen e All-llahut bëhet shkak për të hyrë në Xhennet, siç ka thënë Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e All-llahut qoftë mbi të: “Nuk do të hyni në Xhennet deri sa të besoni, e nuk keni besuar përderisa të duheni mes vete”. (Muslimi)


Agim Bekiri.
 
Tonys cka mund t'me thuash per kete..une e dij qe ne fillim Allahu xh.sh kishte urdheruar qe agjerimi te ishte 3muaj...por mqnse eshte mjaft veshtir Muhamedi a.s i eshte lutur qe ta "shkurtoj" kohen ne 1muaj...



P.S Flm lepurush dhe Lucignolo..pa marrparasysh besimin apo a do agjeroni ...Allahu xh.sh ua plotsoft deshirat apo lutjet dhe juve..dhe te gjitheve :bye:
 
Tonys cka mund t'me thuash per kete..une e dij qe ne fillim Allahu xh.sh kishte urdheruar qe agjerimi te ishte 3muaj...por mqnse eshte mjaft veshtir Muhamedi a.s i eshte lutur qe ta "shkurtoj" kohen ne 1muaj...



P.S Flm lepurush dhe Lucignolo..pa marrparasysh besimin apo a do agjeroni ...Allahu xh.sh ua plotsoft deshirat apo lutjet dhe juve..dhe te gjitheve :bye:

Nuk eshte e vertete. Allahu don lehtesim per ne, e jo veshtiresi. Allahu nuk e ngarkon asnjerin me shume se qe ai mund te duroje.

Muaji i Ramazanit eshte moment i fillimit te shpalljes se Kur'anit, prandaj edhe quhet muaji i Kur'anit, i shpalljes(Kur'anit), i pejgamberise. Prej atij momenti fillon edhe formimi i ummetit(popullit) islam, e me vone edhe themelimi i Botes Islame. Per hir te shenjterise se Kur'anit, Zoti i Madheruar e beri obligim agjerimin e ketij muaji.

Agjerimi i ketij muaji eshte obligim per te gjithe muslimanet qe i plotesojne kushtet dhe nuk kane ndonje pengese ose ndonje arsye, e cila do ta bente te pamundur agjerimin, pra eshte njera nga pese shtyllat e Islamit. Me agjerimin e ketij muaji, nuk eshte per qellim dobesimi i trupit dhe as ushtrimi ose adaptimi i njerezve per varferi a uri, sepse Islami eshte i vetedijshëm se vetem trupi i shendoshe dhe i fuqishem mundeson kryerjen e detyrave, prandaj nuk eshte armik i trupit, e nuk eshte as dashamir i varferise, ngase edhe begatia dhe pasuria jane mjete te cilat fuqizojne mundesine per shprehjen e parimeve Islame ne menyren me te suksesshme.

Qellimi i agjerimit eshte ngritje dhe lartesim i njeriut me virtyte te larta derisa te arrije te kuptoje driten e vertete dhe te mbisundoje ndikimin e materies e te keqijave te saj, keshtu thuhet ne Kur'an:

" O ju që besuat, agjërimi (saum ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. " (El-Bekare: Ajeti:183)
 
Nuk eshte e vertete. Allahu don lehtesim per ne, e jo veshtiresi. Allahu nuk e ngarkon asnjerin me shume se qe ai mund te duroje.

Muaji i Ramazanit eshte moment i fillimit te shpalljes se Kur'anit, prandaj edhe quhet muaji i Kur'anit, i shpalljes(Kur'anit), i pejgamberise. Prej atij momenti fillon edhe formimi i ummetit(popullit) islam, e me vone edhe themelimi i Botes Islame. Per hir te shenjterise se Kur'anit, Zoti i Madheruar e beri obligim agjerimin e ketij muaji.

Agjerimi i ketij muaji eshte obligim per te gjithe muslimanet qe i plotesojne kushtet dhe nuk kane ndonje pengese ose ndonje arsye, e cila do ta bente te pamundur agjerimin, pra eshte njera nga pese shtyllat e Islamit. Me agjerimin e ketij muaji, nuk eshte per qellim dobesimi i trupit dhe as ushtrimi ose adaptimi i njerezve per varferi a uri, sepse Islami eshte i vetedijshëm se vetem trupi i shendoshe dhe i fuqishem mundeson kryerjen e detyrave, prandaj nuk eshte armik i trupit, e nuk eshte as dashamir i varferise, ngase edhe begatia dhe pasuria jane mjete te cilat fuqizojne mundesine per shprehjen e parimeve Islame ne menyren me te suksesshme.

Qellimi i agjerimit eshte ngritje dhe lartesim i njeriut me virtyte te larta derisa te arrije te kuptoje driten e vertete dhe te mbisundoje ndikimin e materies e te keqijave te saj, keshtu thuhet ne Kur'an:

" O ju që besuat, agjërimi (saum ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. " (El-Bekare: Ajeti:183)

Flm Lover..dhe pse keto i dija..thjesht dashta ta verifikoj at ma nalt
 
Edhe une ua uroj te gjithe besimtareve musliman muajin e bekuar te Ramazanit. Te shfrytezojme kete Muaj per lutje e dua per mbar njerzimin, te lusim Allahun qe te na fal te gjitha mekatet tona, te lusim Allahun qe ne diten e Bajramit te dalim faqe bardh duke qene te lehtesuar prej mekateve e duke buzeqesh prej te mirave te Allahut . Paqja dhe meshira e Zotit qofte mbi ne.
 
Gezuar bajramin te gjithve atyre qe argjerojne

I bashkengjitem dhe un leprit, Agjirim te mbare dhe gezuar bajramin

Ka Koh nje here per bajram me na uru LOL ishalla e presum Ramazanin mir e kalojm mire ne kete muaj te shejte qe eshte i bekuar e na shlyhen gjynahet e 1 viti qe i kemi bere :)
 
Ka Koh nje here per bajram me na uru LOL ishalla e presum Ramazanin mir e kalojm mire ne kete muaj te shejte qe eshte i bekuar e na shlyhen gjynahet e 1 viti qe i kemi bere :)

Agjerojm se e kemi obligim prej Zotit, dhe se vertet shlyhen gjynahet, por jo te gjithe... p.sh. jo te ato qe agjerojn vetem qe ti shlyhen mekatet, por e ben me bindje per Allahun, dhe i pranohet agjerimi...

Mos e merr si kritik por si shtes e asaj qe the....
 
Agjerojm se e kemi obligim prej Zotit, dhe se vertet shlyhen gjynahet, por jo te gjithe... p.sh. jo te ato qe agjerojn vetem qe ti shlyhen mekatet, por e ben me bindje per Allahun, dhe i pranohet agjerimi...

Mos e merr si kritik por si shtes e asaj qe the....

Jo more se marr ket si kritik ket e di une edhe di shum per fe nese dikush na fol per fe diqka ne muslimant nuk e marrmi si kritik

normal qe ne agjerojm per hir te Allahut dhe me bindje me shpres se do te na shlyhen gjynahet :xhan:
 
Te gjithe besimtareve musliman ua uroj muajin e shenjte te Ramazait...inshallah All-llahu na i pranon lutjet dhe agjerimin ...ju deshiroj agjerim te lehte...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top