Mirditorja “e artë”, e para në listën e Mjekësisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mirditorja “e artë”, e para në listën e Mjekësisë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


“Ky është kodi im i Maturës dhe jam renditur e para në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme, me mesatare 9.96”.

Doli maturantja më e mirë e këtij viti dhe ishte e bindur se do të fitonte degën që ajo kishte kërkuar, Mjekësinë, por 28 shtatorin, ditën kur do të shpalleshin fituesit, e përjetoi si çdo maturant tjetër.

“Qëndrova në ankth të gjithë ditën dhe kur pashë që isha renditur e para u ndieva shumë e emocionuar. Kisha siguri falë rezultateve të mia, por mund të ketë surpriza në çdo rast”, tha Ekida Zefi.

Vajzë e dy prindërve punëtore të thjeshtë nga Mirdita, Ekida i bëri krenarë me rezultate të shkëlqyera që nga shkolla fillore, përfundimi i Maturës në gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës, e deri sot: e para në listë, në degën më të kërkuar dhe më të vështirë.

Por edhe ambiciet e nxënëses më të shkëlqyer të Republikës ishin për të ikur jashtë kufijve.

“Sigurisht synoja të ikja jashtë vendit, specifikisht në Angli, por mundësitë ekonomike nuk ma lejuan këtë. Tani nuk ka më kohë për keqardhje, pasi është koha për të menduar për shkollën”, tha më tej Ekida.

Me prirje të forta në lëndët shkencore, vajza mirditore i ka të qarta idetë.

“Fillimisht kam menduar që të bëhem pediatre. Por tani për tani, synimi im është që të arrij rezultate të shkëlqyera edhe në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë”, thotë maturantja më e mirë.

Mjekët janë një tjetër profesion i kërkuar jashtë. Ekida këtë nuk e thotë. Por duket se edhe ajo, në mos sot, nesër do t’i bashkohet emigracionit më të dhimbshëm, atij “të trurit”.

/ Top Channel
 
Suksese e qofte e begate.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top