Miratohet ''Amnistia'' me rastin e 100 vjetorit te Pavarsise

ida angel

:)
V.I.P
Kuvendi miratoi sot në Seancë Plenare projektligjin “Për dhënie amnistie”, qëllimi i të cilit është të përjashtojë nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimit ose të bëjë zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë për të gjithë personat që plotësojnë kriteret sipas dispozitave të këtij ligji.

show_image.php


Dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimet e humanizmit, arritjes së qëllimit të dënimit, rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen si dhe mbrojtjes së interesit publik.

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi deklaroi se ky projektligj ndërmerret me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë ndërsa garantoi se nisma në fjalë nuk lë asnjë shteg për abuzime pasi kategoritë përfituese janë të mirëpërcaktuara dhe prevalon ndjenja qytetare dhe ajo e sigurisë publike.parlament.al
 
Back
Top