Me kujtohet nje pjese e lexuar dikur ku nje plak i thoshte njerezve perher: Mir e ke! Pra njerit: Mir e ke, Tjetrit: mir e ke! Dikush mes tyre I thote: O bac, nuk eshte mire me domosdo te gjithe mire me e pas. Ai ja ktheu: Mir e ke! Haha.
Ne, fakt para se t’me kujtohej kjo batute me lart po mendoja rreth te drejtes dhe gabuares. Si mund te ndahet me thike e mira nga e keqja, e duhura nga e gabuara, cili eshte mjeti mates. Ndodh rendom ne sjelljet njerezore te etiketojne njeri tjetrin, gjithsecili duke u ndjer superior, gjithsecili duke menduar se ajo c’ka ben ai eshte e duhura.
Kam vene re dy grupe njerezish(sidomos ne virtualitet pasi ne realitet, jemi shume te zene te merremi me njeri tjetrin).
Grupi i pare I cili thote: Ju jeni gabim, rruga qe duhet ndjekur eshte kjo. Ose duke propaganduar nje “moral” te caktuar (me fjalen mora nenkuptoj krejt virtytet njerezore, jo moral tek nderi trupor,sic shabllom e marrim ne), Lol) . Dhe grupi I dyte I cili se pari thote: Kjo qe une ndjek eshte ajo qe duhet dhe me dashje apo dashje etiketon grupin e pare si njerez qe kane fjale ama ne brendesi jane me te zinj se ata qe vete kritikojne. Ka dhe nej rast tjeter kur personi mundohet te gjuykoj cdo gje ne 360 grade, pasi bota eshte me ngjyra jo vec bardh e zi, dhe jo rralle here ky grup etiketohet I paqendrueshem, I paafte per t’u pozicionuar, ama prap dh eky grup ne fund ndodh te ndihet superior se ka aftesine e tille qe dy grupet e para se kane?
Ne kete moment pyes veten: Mos valle te dy-3-4 grupet jane njesoj? Pjelle paragjykimesh, superioriteti, dhe aspak te lire? Ne kete situate konfliktuale pjese e se ciles jam dhe vete shpesh, here te grupi pare, here tek i dyti, here tek asnjeri, e vetmja deshire do ishte: Te jetoja ne nje tjeter bote ku cdo njeri jeton vetem jeten e tij, pa u munduar te jetoje se jashtmi jeten e tjetrit. I cliruar nga cdo ndjesi negative, pa patur nevoje te justifikoj asgje, e te gjykoj askend.
Dhe nese pyesni veten: Edhe po, cfare duhet te diskutojme ne tani?! Pyetja qe mund te ngrej pas ketij reflektimi do ishte:
• Ju ndodh dhe ju te kuptoni se duke dashur te jepni nje mesazh te mire, te flisni te verteten keni kuptuar se s’keni bere gje tjeter vecse jeni ne te njejtin nivel me ate qe akuzoni?!
• Gjate jetes suaj a ju ka ndryshuar ndonjeher ambjenti qe ju rrethon: Ndoshta nga zhgenjimet mund te jeni detyruar tja ktheni me te njejten monedhe dikujt, ndonese nuk e keni patur ne karakter ate lloj sjellje apo te foluri?!
• Cili eshte parametri qe perdorni per te kuptuar te gabuaren nga e duhura,njeriun e mire apo te keq, mendje hapur apo mendje mbyllur, etj ?
• Dhe e fundit, keni guximin te thoni qe po: Kam gjykuar, kam krahasuar dikend, ndjehem superior/superior mbi xy situate, cfaredoqofte, por edhe kam qene gabim, apo nuk eshte se e vrisni shume mendjen se c’mund te keni bere apo c’efekt keni tek te tjeret?!
Attachments
Redaktimi i fundit: