Miqesore U21:Maqedoni-Shqiperi

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Maqedoni-Shqiperi (3:0)​

Kombëtarja shqiptare U-21 arriti një fitore të shkëlqyer 3-0 kundër homologes nga Maqedonia, në miqësoren e zhvilluar dje në stadiumin “Biljanini Izvori” të Ohrit, në një kohë të ftohtë e me shi. Mesfushori sulmues i Teutës, Vilfor Hysa, realizoi një gol të bukur në minutën e 18-të, duke kaluar mbrojtjen kundërshtare e më pas edhe portierin, për të shkundur rrjetën. Në limitin e pjesës së parë ishte mesfushori Emiljano Vila, po i Teutës, ai që dyfishoi rezultatin për kuqezinjtë e drejtuar nga Artan Bushati. Golin e tretë për Shpresat kuqezi e realizoi dhjetë minuta para përfundimit sulmuesi i Lushnjës, Polizoi Arbëri (80’), që shfrytëzoi një depërtim të bukur të Enco Malindit për të depozituar topin në portë. Të pranishëm në stadium ishin edhe zëvendëspresidenti i Federatës Maqedonase të Futbollit, Rexhep Bexheti, si dhe presidenti i Gramozit të Ersekës, Mustafa Taçi.

Debutimi i Januzit

Për t’u theksuar debutimi i kosovarit, Ahmed Januzi, me fanellën kuqezi. Mesfushori me tipare sulmuesi, që aktivizohet në Ukrainë me skuadrën e Vorskla Poltavës, ishte thirrur nga trajneri Bushati për t’u testuar. Tekniku kuqezi i dha menjëherë një vend në formacionin titullar dhe prova e futbollistit të talentuar ka qenë vërtet e mirë. Januzi ka luajtur për 65 minuta dhe ka qenë një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës. Kosovari bënte diferencën, edhe për faktin se ka një fizik të admirueshëm dhe një nivel të lartë teknik.

4 shqiptarë kundër Në radhët e kombëtares Shpresa të Maqedonisë ishin edhe katër futbollistë me origjinë shqiptarë: Shabani, Selmani, Ibrahimi e Tahiri. Shqipëria, në një farë mënyre, u hakmor për atë humbje 1-0 në Vlorë (6 shkurt 2008) me maqedonasit e Mirsad Jonuzit (gol i Gligorov, në të 34’), por me sa duket toka maqedonase është e mbarë për formacionin U-21 të Bushatit, pasi edhe në ndeshjen e 28 marsit të vitit 2007, Shqipëria fitoi 1-0, falë golit të Vangjel Miles (75’).


PanoramaSport​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top