Miqesore:Azerbajxhan-Shqiperi

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Shqipëria barazoi 1- 1 në miqësoren që luajti dje në Baku,kundër vendësve të Azerbajxhanit. Kuqezinjtë zhvilluan një takim të nivelit mesatar, nëse merret parasysh fakti që skuadra e drejtuar nga Ari Han jo vetëm që luajti me dhjetë lojtarë për më tepër se gjysmën e ndeshjes, por iu desh të maste forcat edhe me një gjyqtar të njëanshëm. Përfaqësuesja shqiptare e nisi me vrull lojën, duke rrezikuar që në fillim me Duron, por goli në pozicion të dyshimtë i azerbajxhanasve që në minutën e katërt, fut në kaos dhe nervozon tej mase lojtarët shqiptarë. Më pas, ai që i hedh benzinë zjarrit është arbitri kryesor, Lasha Silagava, i cili ndëshkon dy lojtarë më të verdhë (Agollin e Vangjelin),ende pa kaluar 10 minutat e para. Megjithatë, ekipi shqiptar nuk dorëzohet dhe në minutën e 11-të ndeshjes është kapiteni Skela ai që barazon shifrat,pas një kombinimi me Berishën në zonën e rreptësisë. Ky ishte goli i 10-të për fantazistin e përfaqësueses shqiptare, i cili dje ishte kapiten i kuqezinjve, ndërsa dy ditë më parë festoi 32- vjetorin e tij të lindjes. Futbollisti që luan te Kotbusi ishte ndër të paktit që arriti të bënte diferencën në fushën e lojës dhe që spikati nga lojtarët shqiptarë. Në minutat në vazhdim, skuadra vendëse fiton terren dhe e sulmon më shpesh ekipin e drejtuar nga Ari Han. Këta të fundit shfaqen shpeshherë të pasigurt në mbrojtje dhe e lejojnë kundërshtarin modest që të zbresë në zonën e tyre lehtësisht. Padyshim, që një meritë të madhe në dominimin e azerbajxhanasve në fushë kishte edhe gjyqtari gjeorgjian, Silagava, i cili shpeshherë shtangte edhe vetë tifozët apo lojtarët vendës, me favoret që u bënte në fushë. Në fund të pjesës së parë pati tension në fushën e lojës, pasi arbitri ndëshkoi në mënyrë të çuditshme me karton të kuq qendërmbrojtësin Beqiri. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë dolën me vonesë në lojë, si për t’i treguar gjyqtarit gjeorgjian se e kishte bërë baltë në pjesën e parë, por kjo pak ndikoi në nivelin e gjykimit. Përfaqësuesja shqiptare u përpoq disa herë që të bënte ndonjë surprizë, por pas minutave të para u fokusua më tepër në fazën mbrojtëse, duke e pasur të vështirë të luante në sulm, për shkak se ishte në inferioritet numerik. Tekniku kuqezi i dha mundësinë edhe Gilman Likës e Xhevahir Sukajt që të luanin disa minuta në këtë ndeshje, por aktivizimi i tyre nuk solli golin e fitores për kuqezinjtë.Duhet thënë se pas disa provokimeve nga ana e gjyqtarit, një pjesë e mirë e lojtarëve shqiptarë e humbën qetësinë. Kjo u reflektua më së miri te Bulku, Dallku, Vrapi dhe Vangjeli, të cilët nuk po arrinin të dilnin në lojën e tyre.

Shenues:
Subashiç 4’, Skela 12’

FORMACIONET

AZERBAJXHANI: Mehtiev (46’ Veliev), Junisoglu, Idika
(Dzhaligov 46’), Shukurov, Sadihov, اertoganov (Abdilajev 79'),
Abasov, Mamedov (46’ Gusenov), Dzhvadov, Seinalov, Subashiç
(Nadirov 69’). Trajner: Berti Bogts

SHQIPثRIA: Hidi, Beqiri, Vangjeli (46’ Lila), Dallku, Vrapi, Curri,
Agolli (Muzaka 95’), Bulku, Duro (Lika 73'), Berisha (Sukaj 85’),
Skela. Trajner: Ari Han

KARTONث Tث VERDHث: Zeinalov/ Duro, Agolli, Skela

KARTON I KUQ: Beqiri 45


PanormaSport
 
Kuqezinjtë kërkuan bojkotin

Miqësorja rrezikoi të kthehej në skandal. Shqiptarët për pak braktisën fushën e lojës


Lasha Silagava, gjyqtari gjeorgjian i ndeshjes së djeshme, bashkë me dy asistentët e tij, për pak sa nuk shkaktuan një skandal të vërtetë. Jo vetëm sepse e drejtuan në mënyrë skandaloze ndeshjen që u luajt në Baku, por sepse në një moment, për pak sa nuk u bënë shkak për ndërprerjen dhe bojkotimin e saj. Një ide e tillë i shkrepi në mendje Ervin Skelës, i cili kishte shiritin e kapitenit dje në radhët e kuqezinjve. Pas mohimit të disa faulleve në dëm të kuqezinjve dhe favorizimit të vendësve, Silagava e bëri baltë, kur vendosi të ndëshkonte Elvin Beqirin me karton të kuq. Nervozizmi në radhët e skuadrës shqiptare arriti kulmin, aq sa mesfushori Skela i propozoi Ari Hanit që ta braktisnin fushën. Përveç pamjeve filmike, ku dukej qartë se trajneri i përfaqësueses po përpiqej të bindte Skelën të rifutej në fushë, këtë e konfirmoi edhe komentatori i “Supersport”. Në pjesën e dytë, ekipi shqiptar zbriti me disa minuta vonesë, në shenjë proteste të atij gjykimi skandaloz që po bënte treshja e gjyqtarëve gjeorgjianë. Në disa raste, me vendimet që merrte arbitri kryesor habiteshin edhe vetë futbollistët vendës, të cilët nuk e prisnin që t’i favorizonte kaq shumë. Me situatat e krijuara dje në fushë, padyshim edhe drejtuesit e FSHF-së kanë e kuptuar më mirë se çdo të thotë të penalizohesh nga një gjyqtar i njëanshëm, ashtu sikurse ka ndodhur shpesh në ekipet e futbollit në Shqipëri, të cilave u është dashur të vuajnë gjykimin e dobët të bluzave të zeza. Ndërkohë, edhe terreni i fushës ka qenë tejet i vështirë, dhe kjo ua ka vështirësuar jo pak punën lojtarëve shqiptarë.Në pjesë të caktuara të kuadratit mungonte thuajse totalisht bari, ndërsa përgjithësisht fusha ishte tejet e rrëshqitshme. Padyshim që meritën për gjetjen e një kundërshtari si Azerbajxhani, e ka Federata Shqiptare e Futbollit, që nuk mundi të siguronte një rival të një niveli të kënaqshëm.

PanormaSport
 
Turp per ata gjyqtare qe lane nam po edhe ne nuk ishim ne nje dite te mire duhet te kishim fituar. FORZA ALBANIA!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top