Miqësia e pazakontë që çuditi gjithë botën

eGo0sTyle

System Engineer
miqesia-e-pazakonte-300x223.jpg

Nuk mund të gjesh dy shokë të tjerë si këta të dy. Pasi janë takuar në një rezervat për kafshët, orangutangu Suryia dhe qeni Roskoe janë bërë të pandashëm. Tani është publikuar një album me fotot e tyre në Karolinën e Jugut. Në një foto, Roskoe refuzon të hajë një banane të ofruar nga shoku i tij majmun. Në një tjetër duket Suryia me jelek shpëtimi, që noton afër qenit Roscoe, ndërsa ai zhytet në liqen. Ata janë fotografuar edhe duke u përqafuar. Dy miqtë e pazakontë kanë tërhequr vëmendjen e mediave, pasi u shfaqën në revistën “National Geographic” dhe në shfaqjet e Oprah Uinfrei dhe Ellen DeGeneres. Ata janë takuar katër vjet më parë kur Roskoe ndoqi stafin e Institutit të specieve të rralla në Mirtël. Ai ra menjëherë në sy të orangutangut, i cili u afrua për ta njohur e që atëherë nuk kanë pushuar duke luajtur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top