Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Miopia, vizitat e rregullta të shmangim ndërlikimet

Shiko fotografinë 1729462


Miopia është një defekt i shikimit. Individi dallon qartë objektët afër, por ata larg i sheh turbullt. Fatkeqësisht, miopia është mjaft e përhapur. Ajo takohet si të fëmijët, ashtu edhe te të rriturit. Nga të dhënat e OBSH, 800 milionë njërëz në botë vuajnë nga miopia. Shpesh, syrin e njeriut e krahasojnë me aparatin fotografik. Kornea dhe kristalini luajnë rolin e objektivit. Ato lejojnë rrezet e dritës të depërtojnë në sy duke i përthyer ato. Retina luan rolin e negativit ose ndryshe quhet “filmi i syrit”. Falë qelizave të ndjeshme ndaj dritës, imazhi fokusohet në retinë duke u shndërruar në impulse nervore, të cilat nëpërmjet nervit optik arrijnë në sistemin nervor qëndror.

Gjatë miopisë rrezet e dritës nuk fokusohen në retinë, por para saj. Prandaj imazhi nuk është i qartë. Kjo ndodh për dy arsye:
Kornea dhe kristalini i përthyejnë rrezet e dritës më shumë se normalisht;
Syri gjatë rritjes, zmadhon përmasat e tij. Gjatësia normale e syrit të një adulti është 23-24 mm. Gjatë miopisë ai arrin më shumë se 30 milimetër. Zgjatja për çdo milimetër të syrit çon në rritjen e miopisë në 3 dioptri.

Specialistët veçojnë tre shkallë të miopisë:
Shkalla e ulët- deri në 3 dioptri.
Shkalla e mesme nga 3 deri në 6 dioptri.
Shkalla e lartë- më shumë se 6 dioptri.

Simptomat e miopisë
Zakonisht, miopia shfaqet në moshë të vogël dhe bëhet e dukshme në vitet e shkollës. Fëmijët dallojnë keq objektet larg tyre, nuk shohin qartë shkronjat dhe numrat në dërrasën e zezë, afrohen pranë televizorit për të parë. Në përpjekje për të qartësuar objektet që janë larg, miopët shpesh mbledhin (picërojnë) sytë.
Përveç rënies së cilësisë së shikimit në distancë, miopëve u përkeqësohet shikimi edhe në mbrëmje, duke ndjerë veshtiresi në orientimin e tyre në rrugë apo në drejtimin e makinës. Për të përmirësuar shikimin, miopët duhet të mbajnë syze optike ose lente kontakti me minus. Jo rrallë, ata detyrohen të ndërrojnë syzet optike apo lentet në numër më të madh sepse shikimi vazhdon të përkeqësohet. Kjo do të thotë, se miopia progreson, si pasojë e zgjatjes së vazhdueshme të kokërdhokut të syrit. Duhet theksuar se syzet optike nuk parandalojnë rritjen e miopisë. Ato thjesht rregullojnë procesin e përthyerjes së rrezeve të dritës në sy.
Miopia progresive është një sëmundje me pasoja serioze për syrin e njeriut. Zakonisht nga miopia progresive vuajnë fëmijët e moshës 7-15 vjeç. Rritja e përmasave të kokërdhokut të syrit bën që enët e gjakut në sy të zgjatën duke dëmtuar sistemin e ushqimit të retinës. Për pasojë, mprehtësia e shikimit bie. Jo vetëm kaq, retina, e cila ngjason me një vello të hollë, (tendoset) tërhiqet, duke ‘’u grisur’’ vende - vende. Kjo mund të sjellë si pasojë shkolitjen e retinës. Kjo është pasoja më e rëndë, që mund të sjellë miopia, gjatë së cilës shikimi përkeqësohet ndjeshëm, deri në verbim të plotë.

Mbani mend!
Vizita në kohë me mjekun okulist do t’ju ndihmojë të parandaloni ndërlikimet e rrezikshme që sjell miopia, si dhe të ruani shikimin tuaj!

Shkrimi u botua ne suplementin ALMEDICUS
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back