Minjtë pushtojnë qytetin e Fierit

Зngjεll

___________
FIER - Minjtë pushtojnë qytetin e Fierit. Një situatë kaotike është vënë re ditët e fundit në qytetin myzeqar. Rritja e menjëhershme e temperaturave ka bërë që gjallesa të shumta të dalin nga "strofkat" e tyre, duke mbushur sheshet dhe oborret, por dhe duke përhapur frikën dhe panikun tek qytetarët. Kjo ndodh dhe në lagjen ""Apolonia", fare pranë qendrës së qytetit. "Ka më shumë se dy ditë që nga bodrumet e pallateve dhe godinat private dalin minj që na frikësojnë shumë, se mbartin lloj-lloj sëmundjesh. Jemi munduar që të marrim helme dhe ilaçe që shiten në treg, por si duket ato nuk kanë vepruar", thotë një banore. Nga ana e përgjegjësit të zyrës së shërbimeve në bashkinë Fier, Arban Burda, thuhet se është hartuar një grafik i posaçëm për dezinfektimin e venddepozitimeve dhe kontenierëve që janë një vatër e nxehtë e insekteve dhe kafshëve. /Panorama/
 
Iuuuuuu... Kafsha me e shpifur. Ishallah bejne dicka se vertete, ata mbartin lloj lloj semundjesh...

Leshoni macet shpejt (se bej shaka)
 
Minjt jane vertet rrezik,kane efekt te shpejt ne perhapjen e semundjeve.
 
i paska leshuar Edi Rama per te votuar si duket,,

dikure ishin lepujt tani edhe mijte po i pushtojne lalucat,,

hahahahhah
 
uuuu sa gje e shpifur,,,,,,ishalla s'perhapen dhe ktu ne durres,se do ndrroj qytet.........:P...:qaj:
 
me kan thene se kane filluar dhe ti gatujne anej ka fieri,pranaj kujdes po hyte neper reoserantet e fierit.
 
me kan thene se kane filluar dhe ti gatujne anej ka fieri,pranaj kujdes po hyte neper reoserantet e fierit.

Bretkosat i qajne andej nga fieri , a thua te gatuajne dhe minjte kaq mire?
Jo per gje se po hidhem nje vrap andej nese i gatuajne vertete mire
hahahhahahahahahhahahahahhahaha
 
si beni dhe ju ....a thu se s;keni pa mi me sy

kush te tha ty se nuk kam pa,un kam pa dhe i kam hanger,nuk ke gja ma te mire.
ja si bahen:pastrojeni mire e mire merrnni nje shkop te holle futja te goja e nxerrja te prapanica,hilli pak kryp simas gustos,mushja barkun me gjana simas deshires tane,pastaj myllja me nje kuj llamsh,ndiz nje zjarr dhe prit deri sa te behet prush i mire,merr nje gje ne forme Y qe te sjellish shkopin ne te,kur ta shohesh qe fillon dhe leshon unyr eshte gati.
Provoje dhe me trego.
 
lalucat perballe ushtareve mete mire,,

100 laluca me 100 minj kush fiton! lol
 
E tmershme per Zotin. Urroj qe pergjegjesit e zyres se sherbimeve sa me shpejte te marrin masat per nje dezinfektimin sa me te shpejte, se ta renqeth mishin kjo lloj kafshe...
 
Shiko si tallen këtu me problemet e njerzëve dhe me injorimin e shtetit dhe bashkisë ndaj parandalimit të tyre ncncnncncn. Jam shumë dakort me ty Deliza duhen marrë masa sa më shpjet sepse janë një rrezik sëmundjesh sidomos nga vapa :(
Uroj ta zgjidhin sa më shpejt për të mirën e të gjithëve
 
Titulli: Minjtë pushtojnë qytetin e Fierit

Sa te ndihmon me info ky forumi mos shkelesh andej nga sduhet, informacion i vyer... :)
 
Titulli: Minjtë pushtojnë qytetin e Fierit

Imagjino sa do ket shku kokrra miut pas 4 vjetesh .... Sa 1 rotvailer lol
 
Titulli: Minjtë pushtojnë qytetin e Fierit

Sa te ndihmon me info ky forumi mos shkelesh andej nga sduhet, informacion i vyer... :)

Kot e ke pushken e ujit ti me... futi trident okrapodi po i re anej :P
 
Pe: Minjtë pushtojnë qytetin e Fierit

ato te shkrete as nuk hahen
 
Titulli: Minjtë pushtojnë qytetin e Fierit

He mo njemend s'na tha kush e fitoi lirine qyteti i Fierit apo jo ;)
 
Back
Top