Ministria e Jashtme: Zgjedhjet në Kosovë, proces demokratik

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ministria e Jashtme: Zgjedhjet në Kosovë, proces demokratik
1497258567MJ.jpg



Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet procesin demokratik që karakterizoi zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, që u mbajtën këtë të dielë.

Nëpërmjet një deklarate shpërndarë për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se mbajtja e zgjedhjeve në proces të drejtë përbën provë për konsolidimin e demokracisë në Kosovë dhe shpreh bindjen se shumë shpejt do të krijohen edhe institucionet e reja në bazë të rezultatit të arritur nëpërmjet votës së lirë të qytetarëve.

Gjithashtu, thuhet në deklaratë, se institucionet e reja do i përgjigjen përparësive të vendit. “MPJ pret të vijojë sa më parë bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm me qeverinë e re, në të mirë të forcimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe për të dinamizuar e konkretizuar më tej bashkëpunimin në kuadrin rajonal”, mbyllet deklarata.

/ Top Channel
 
Back
Top