Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ministri i ri i Jashtem nga Kosova spiuni i Serbisë?

gent-cakaj-dhe-ditmir-bushati-768x433.jpg


Kryeministri Edi Rama bëri shumë ndryshime në qeveri ditën e djeshme gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste. Një prej tyre ishte edhe zëvendësimi i Ditmir Bushatit me Gent Cakajn.

Gent Cakaj, djaloshi lindur e rritur në Kosovë, të cilin Edi Rama e ka përzgjedhur si Ministër të Jashtëm të Shqipërisë, në vendlindjen e tij njihet si “djali i birësuar i Baton Haxhiut”. Madje, portali “kukunews”, në një tregim humoristiko-politik, tregon se si drejtori i Klan Kosova dhe njëkohësisht këshilltari më i ngushtë i Edi Ramës, iu drejtua familjarëve të Cakaj për ta birësuar zyrtarisht.

Përtej kësaj situate humoristike nga Kosova, caktimi i Gent Cakaj në postin e kryediplomatit shqiptar nuk është aspak për të qeshur. Përkundrazi, situata mund të rezultojë shumë serioze për diplomacinë shqiptare, si edhe për rolin e saj në rajon e më gjerë.

Gent Cakaj është një investim politik i Baton Haxhiut tek Edi Rama. Fillimisht, analisti i ri politik u promovua në studiot e Klan Kosova të drejtuar nga Haxhiu e më pas, po nëpërmjet kësaj lidhje, Cakaj emërohet zëvendësministër i Jashtëm në dikasterin e drejtuar deri më tani nga Ditmir Bushati. Në janar të vitit 2018, ai merr shtetësinë shqiptare.

Shumë shpejt Cakaj pritet të marrë çelësat e zyrës së Bushatit, duke nxitur dyshime në radhët e diplomatëve dhe politikanëve shqiptarë në të dy anët e kufirit. Gent Cakaj ka disa probleme individuale, si mosha e re, mungesa e përvojës, përdorimi i dobët i gjuhës angleze, shumë e domosdoshme në pozicion e tij, si edhe mos-pajisjen me “certifikanë sigurie”, e nevojshme për pjesëmarrje në takimet e ministerialeve të NATO-s.

Por, këto mangësi individuale të kandidatit të Ramës për Ministër të Jashtëm mund të jenë të rikuperueshme. Ajo që shqetëson diplomatët në Tiranë e Prishtinë është qëndrimi që ai do të mbajë, sidomos për çështjen e teorisë së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve me Serbinë”, e cila nuk është gjë tjetër vetëm se një plan për shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve.

Teoria e “shkëmbimit të kufijve” mbështetet fort nga dy persona në Kosovës-Thaçi dhe Baton Haxhiu, “mentori” i ministrit të ri të Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj. Në një opinion, publikuar në Gusht 2018 në median kosovare, Baton Haxhiu ka deklaruar se “Veriun e Kosovës duhet ta lëmë të ikë”.

Kjo qasje e Thaçi-Haxhiu kundërshtohet fuqimisht në politikën kosovare. Por, nga Tirana zyrtare, nga vetë Edi Rama, ka një heshtje shurdhuese mbi këtë çështje. Për shumëkënd, qëndrimi neutral i Ramës është një dëshmi se ai është në favor të tezës së mbrojtur nga Hashim Thaçi e Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për “korrigjimin e kufijve” (lexo: shkëmbim territoresh).

Qëndrimi i Edi Ramës “pro” projektit Thaçi-Vuçiç forcohet akoma më shumë nga fakti se “kumbari” i diskutimeve ndërmjet presidentit kosovar e atij serb është miku i kryeministrit shqiptar, Xhorxh Soros, nëpërmjet levave të tij në Ballkan.

Me logon “Soros” lidhet edhe vetë Ministri i ri i Jashtëm, Gent Cakaj. Ne media jane publikuar gjatë ditës së Premte të dhëna që lidhin Cakaj me KFOS (Fondacioni Shoqëria e Hapur për Kosovën-Soros).

Në këtë pikë, “puzzle” bëhet më i plotë. Kryeministri Edi Rama, mik i Sorosit, nëpërmjet këshilltarit të tij Baton Haxhiu, nxitës i paktit Thaçi-Vuçiç për shkëmbim territoresh, I konsideruar në Kosovë edhe si “spiun i serbëve”, emëron Ministër të Jashtëm Gent Cakaj, pinjoll i Soros-it dhe “beniamin” i Haxhiut.

Diplomacia shqiptare ka një rol thelbësor në çështjet rajonale e sidomos ato që lidhen me Kosovën. Diskutimet për shkëmbim territoresh kanë përfshirë një numër të lartë zyrash diplomatike ndërkombëtare, të cilat, natyrisht, diskutojnë edhe me autoritetet shqiptare qëndrimet e tyre mbi këtë çështje.

A do të jetë Gent Cakaj një “informues” për autoritetet serbe dhe Soros-in mbi qëndrimet dhe opinionet e zyrtarëve ndërkombëtarë për tezën Thaçi-Vuçiç për “korrigjim kufijsh”? Ky është shqetësimi real që kanë sot diplomatët shqiptarë e kosovarë, të cilët njohin qëndrimin e Edi Ramës e Baton Haxhiut mbi projektin e presidentëve të Kosovës e Serbisë.
Korrieri
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back