Ministri grek: Shqiptarët zgjohen çdo mëngjes me muzikë greke, por na shajnë

kotziasss-620x330.png
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka bërë një analizë të marrëdhënieve me Shqipërinë, duke theksuar se ato karakterizohen nga një paradoks.
Sipas tij, nga njëra anë shqiptarët e adhurojnë Greqinë dhe nga ana tjetër ka një mosbesim e nacionalizëm dinamik.
Kotzias i bëri këto deklarata duke folur para një auditori partiak, në qytetin e Kozanit.
“Kisha fatin të flas në Universitetin e Tiranës dhe iu fola me zemër në dorë.
Iu thashë që ka një çmenduri në marrëdhëniet tona.
Ka një paradoks: Zgjoheni në mëngjes, dëgjoni muzikë greke, lëvizni plot gaz me atë muzikë dhe befas priteni pak me brisk e për këtë nisni të shani Greqinë”, tha Kotzias, duke shtuar se “është çmenduri.
Nga njëra anë e adhurojnë Greqinë, mos e harroni kurrë këtë: na adhurojnë- dhe nga ana tjetër ka një mosbesim, një nacionalizëm dinamik“.
Ministri i Jashtëm grek ka shtuar më tej se gjatë mandatit të tij në krye të diplomacisë greke, Athina zyrtare ka bërë dy gjëra në drejtim të Shqipërisë.
“E para, iu propozuam një paketë për të vënë të gjitha çështjet për t’i zgjidhur; jo atë çame, çështje të tilla nuk kanë asnjë punë në paketë.
Të marrë pala shqiptare ato që kërkon, të heqim ligjin e gjendjes së luftës, megjithëse nuk e di pse konsiderojmë që jemi ende në luftë.
Të zgjidhim çështjet konsullore.
Por edhe ata duhet të pranojnë ndërtimin e varrezave ushtarake grek, të zgjidhet me të vërtetë dhe thelbësisht çështja e delimitimit të kufirit detar dhe zonave ekskluzive ekonomike, etj”, tha Kotzias.
Në referimin e tij ndaj Shqipërisë, dhe aspiratës së vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian, ministri i jashtëm grek tha se është e mirëpritur.
Por Kotzias ka kritikuar qeveritë e mëparshme greke të cilat, sipas tij u treguan shumë dorëlëshuar me vendin fqinj: pa i vënë asnjë kusht miratuan futjen e Shqipërisë në NATo dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.
“Tani, – tha ministri i Jashtëm grek, – perëndimorët duan të hapin negociatat për anëtarësim dhe kishin vënë vetëm një kusht: reformën e sistemit gjyqësor. Por Athina vuri dhe kushte të tjera.”
“Ne u vumë pesë kushte, që u përfshinë të gjitha dhe këtë nuk e prisnin as shqiptarët as miqtë e tyre në Komisionin Europian. Kushtet ishin:
-Mbrojtjen e pronës, veçanërisht pronat e minoriteteve, -mbrojtjen e minoritetit autentik grek në Shqipëri,
-luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës”.
Ministri i Jashtëm grek iu referua edhe marrëdhënieve me Maqedoninë duke thënë se Athina mbështet anëtarësimin në NATO dhe BE të vendit fqinj.
Por ai përsëriti se, që të ndodhë kjo, duhet që Shkupi të heqë dorë nga pretendimet rivendikuese ndaj Greqisë dhe të pranojë një kompromis për zgjidhjen e çështjes së emrit. /Ora News
 
Attachments

  • kotziasss-620x330.png
    kotziasss-620x330.png
    253.9 KB · Shikime: 0
Eh sa te zier jane keta.
Nejse mire na bejne athua ua kemi nevojen,s"kemi c"te themi te pakten komuniteti qe jeton ketej.
Ndersa sa per Nacoionalizmin dinamik vete ky eshte nje nder ta qe e ushqen rendshem.
 
boo sa minister i paafte, qenka me keq se keta tanet....po hajd se edhe po degjuam muzike greke ska naj gje...por puna eshte se nuk e degjojme or taj,,,ne degjojme tallava.
 
Me pak fjale ne nuk degjojme muzike evgjitesh por muzike evgjitesh?
 
kotziasss-620x330.png
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka bërë një analizë të marrëdhënieve me Shqipërinë, duke theksuar se ato karakterizohen nga një paradoks.
Sipas tij, nga njëra anë shqiptarët e adhurojnë Greqinë dhe nga ana tjetër ka një mosbesim e nacionalizëm dinamik.
Kotzias i bëri këto deklarata duke folur para një auditori partiak, në qytetin e Kozanit.
“Kisha fatin të flas në Universitetin e Tiranës dhe iu fola me zemër në dorë.
Iu thashë që ka një çmenduri në marrëdhëniet tona.
Ka një paradoks: Zgjoheni në mëngjes, dëgjoni muzikë greke, lëvizni plot gaz me atë muzikë dhe befas priteni pak me brisk e për këtë nisni të shani Greqinë”, tha Kotzias, duke shtuar se “është çmenduri.
Nga njëra anë e adhurojnë Greqinë, mos e harroni kurrë këtë: na adhurojnë- dhe nga ana tjetër ka një mosbesim, një nacionalizëm dinamik“.
Ministri i Jashtëm grek ka shtuar më tej se gjatë mandatit të tij në krye të diplomacisë greke, Athina zyrtare ka bërë dy gjëra në drejtim të Shqipërisë.
“E para, iu propozuam një paketë për të vënë të gjitha çështjet për t’i zgjidhur; jo atë çame, çështje të tilla nuk kanë asnjë punë në paketë.
Të marrë pala shqiptare ato që kërkon, të heqim ligjin e gjendjes së luftës, megjithëse nuk e di pse konsiderojmë që jemi ende në luftë.
Të zgjidhim çështjet konsullore.
Por edhe ata duhet të pranojnë ndërtimin e varrezave ushtarake grek, të zgjidhet me të vërtetë dhe thelbësisht çështja e delimitimit të kufirit detar dhe zonave ekskluzive ekonomike, etj”, tha Kotzias.
Në referimin e tij ndaj Shqipërisë, dhe aspiratës së vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian, ministri i jashtëm grek tha se është e mirëpritur.
Por Kotzias ka kritikuar qeveritë e mëparshme greke të cilat, sipas tij u treguan shumë dorëlëshuar me vendin fqinj: pa i vënë asnjë kusht miratuan futjen e Shqipërisë në NATo dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.
“Tani, – tha ministri i Jashtëm grek, – perëndimorët duan të hapin negociatat për anëtarësim dhe kishin vënë vetëm një kusht: reformën e sistemit gjyqësor. Por Athina vuri dhe kushte të tjera.”
“Ne u vumë pesë kushte, që u përfshinë të gjitha dhe këtë nuk e prisnin as shqiptarët as miqtë e tyre në Komisionin Europian. Kushtet ishin:
-Mbrojtjen e pronës, veçanërisht pronat e minoriteteve, -mbrojtjen e minoritetit autentik grek në Shqipëri,
-luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës”.
Ministri i Jashtëm grek iu referua edhe marrëdhënieve me Maqedoninë duke thënë se Athina mbështet anëtarësimin në NATO dhe BE të vendit fqinj.
Por ai përsëriti se, që të ndodhë kjo, duhet që Shkupi të heqë dorë nga pretendimet rivendikuese ndaj Greqisë dhe të pranojë një kompromis për zgjidhjen e çështjes së emrit. /Ora News

...keshtu eshte kur ne Shqiperi shikohen te gjitha kanalet televizive greke dhe ne Greqi jo vetem qe nuk ka nje kanal shqiptar per respekt, por emri "shqiptar" degjohet vetem per keq!
 
Attachments

  • kotziasss-620x330.png
    kotziasss-620x330.png
    253.9 KB · Shikime: 0
  • kotziasss-620x330.png
    kotziasss-620x330.png
    253.9 KB · Shikime: 0
-Ato thumba t'i leje menjane ministri grek...

...ja nje kenge qe SHQIPTARI zgjohet "çdo mëngjes":

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ty nese te pyesin nga je u thua Greke :P

Kur shkon te dogana "keta shqiptaret cfare rrace poshter, shume te ngdalte"

Si me shkruan sikur me qen nga Tropoja e Greqise

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Na na degjoje e kete,vec kujdes se mund te hyje e ty ne gjak :P

U jap rryshfet ne fakt e me kalojne pa prit ne rradhe... :P ca ti bej atij Grekut une pa shqipos i gjej derman lol
 
Nje kenge greke e di.. o tope tope o papagllos.

Kurre nuk e kam kenduar. Genjen ministri.
 
Ehhh i ziuuuu tiii ahhahahahaha ma ja dite perkthimin e ben delet direkt;;

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

e tha e tha papagalli,qe te perqafon tjetriiii ,e thaa e thaaa...sssssss opaaaaaa...
tope tope o papagallosssss....
 
Hahaha, nga pushimet atje si femije vetem dy fjale me kane mbetur ne koke nga ata qe vinin te shisnin poshte ballkonit.. por as ato nuk e di shkruhen. Lol

Me duket se shalqinit i thonin karpuzi :D dhe akulloreve adolexhi.. Po jo? :P
 
Shalqinit po sakte,ndersa akullores i thone; Pagoto. :)
 
...keshtu eshte kur ne Shqiperi shikohen te gjitha kanalet televizive greke dhe ne Greqi jo vetem qe nuk ka nje kanal shqiptar per respekt, por emri "shqiptar" degjohet vetem per keq!

thank you for your honesty... :D
 
Eshte e cuditshme ne fakt ... ky fakt me ben pershtypje edhe mua nuk kam degjuar ndonjehere grekerit qe te degjojne kenge Shqip, nderkohe qe me Shqiptaret ndodh e kunderta . Very strange :fla:
 
Jane te pa shije shqiptaret pergjethsishte ne muzike,sidomos ata qe pelqejne dhe degjojne muziken Greke.
 
ahahahaha e tiiiiii qe po na poston muzike greke te forumi ketu, cka i bjen tani? :) Apo veq po i fut kot? ...hahah :) bile ti e paske hap aty temen :D

sorry ee hahaha
 
Dagjo ti Jetesa,muzikaliteti boterore,perfshire dhe ate greke eshte kultur.
Por une po cilsoja "muziken e keti ministrit" ne komentin e kesaj teme.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top