Mimoza Hafizi: Importimi i plehrave, tradhëti e Rilindjes ndaj Shqiptarëve

Hafizi-Mimoza-640x348.jpg


Projektligji për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i cili është pjesë e votimit më 22 shtator, ka nxitur reagimin e deputetes së Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi. Në një reagim në facebook, deputetja shprehet lidhur me inciativën ligjore të tre kolegëve të saj socialistë.

Ajo është shprehur se ky projektligj është në tradhti ndaj mijëra qytetarëve dhe kërkon tërheqjen e tij.

“Tradhti nda të gjithë personave që kërkuan referendumin. Importimi i plehrave në vendin tonë rrezikon rëndë shëndetin e qytetarëve”, ka deklaruar Hafizi.

Ndërkohë kryekomisioneri i Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi, i cili është një nga firmëtarët e draftit, ka zhvilluar dje një mbledhje me dyer të mbyllura, pa praninë e medias, vetëm me grupet e interesit për këtë projekt, në formën e një seance dëgjimore.

Mesazhi i plotë

Kujtdo mund t’i kujtohet furtuna e madhe popullore e viteve 2012-2013 për ndryshimin e Ligjit Nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ligj i cili, nga pikëpamja formale, ka patur problem vetëm se nuk ka ndaluar importin e mbetjeve. Rreziku i madh që i kanosej mjedisit shqiptar nga ky import si dhe demotivimi që importi i mbetjeve i shkakton gjithë procesit imperativ të përdorimit të mbetjeve shqiptare për të mirën e mjedisit dhe të ekonomisë sonë, i ngriti në këmbë shqiptarët në ato kohë. Aleanca Kundër Importit të Plehrave arriti të mblidhte 65 mijë firma me kërkesën për referendum popullor, për shfuqizimin e neneve përkatëse të ligjit.

Ky referendum do të zhvillohej në dhjetor 2013. Por referendumi u anulua, sepse Qeveria e Rilindjes inicioi një ligj për shfuqizimin e të gjitha neneve që lejonin importin e mbetjeve. Atëkohë qeveria shprehej fjalë për fjalë se importi i mbetjeve bie në kundërshtim me qëllimin e mbrojtjes së mjedisit dhe të shëndetit të njeriut dhe se ky import bie ndesh me përparësinë që duhet të ketë trajtimi i mbetjeve që prodhohen nga tregu shqiptar. Ky ligj u votua me 10.10.2013 dhe në këtë situatë, referendumi u deklarua i panevojshëm.

Pojektligji i ri që kërkohet të miratohet brenda shtatorit i kthen mbrapsht nenet e anuluara në 2013. E konsideroj si tradhti ndaj dhjetra mijë shqiptarëve që firmosën për referendum në 2013 dhe po kështu ndaj miliona shqiptarëve, të cilëve iu hoq e drejta e referendumit përmes ligjit të parë të Qeverisë së Rilindjes. Rikthimi i situatës së mëparshme është pabesi flagrante.

I mbetem të gjitha argumenteve se importi i mbetjeve rrezikon rëndë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve të vendit tonë. Mendoj se kjo çështje, e cila prek secilin prej nesh, duhet të ngrejë peshë çdo shqiptar.

Gazeta Koha Jone.
 
Titulli: Mimoza Hafizi: Importimi i plehrave, tradhëti e Rilindjes ndaj Shqiptarëve

A e kuptoni se cfar i bejne shtetit ambjentalistat ane e mbane botes apo jo ??

A ka ngelur ndonje organizate apo ku e di une se cfare pa u politizuar dhe pa u ndyer me politike dhe qe mbron interesat e vendit ?!

hajduti
 
Titulli: Mimoza Hafizi: Importimi i plehrave, tradhëti e Rilindjes ndaj Shqiptarëve

A e kuptoni se cfar i bejne shtetit ambjentalistat ane e mbane botes apo jo ??

A ka ngelur ndonje organizate apo ku e di une se cfare pa u politizuar dhe pa u ndyer me politike dhe qe mbron interesat e vendit ?!

hajduti
qeveria rama politike e jashtem po tregon sukses
 
Titulli: Mimoza Hafizi: Importimi i plehrave, tradhëti e Rilindjes ndaj Shqiptarëve

qeveria rama politike e jashtem po tregon sukses

Absolutisht e vertete! Qeveria kerkonte pak shoqeri, nuk kane faj. Plehrat kane nje terheqje te vecante per plehrat.

hajduti
 
Titulli: Mimoza Hafizi: Importimi i plehrave, tradhëti e Rilindjes ndaj Shqiptarëve

Absolutisht e vertete! Qeveria kerkonte pak shoqeri, nuk kane faj. Plehrat kane nje terheqje te vecante per plehrat.

hajduti
Plehrat duhet ta ken vendime duhur per grumblluar
 
Titulli: Mimoza Hafizi: Importimi i plehrave, tradhëti e Rilindjes ndaj Shqiptarëve

Plehrat duhet ta ken vendime duhur per grumblluar

Shkrim shume idealist, funksionon ne nje shoqeri ideale, por ne realitetin shqiptar duket fantashkence.

hajduti
 
Titulli: Mimoza Hafizi: Importimi i plehrave, tradhëti e Rilindjes ndaj Shqiptarëve

Te importojne cdo lloj plehre/llozhure te cdo niveli, humane/urbane/kimike/berthamore, biles edhe mbeturinat njerezore ti sjellin te gjitha ketu, se Shqiperia ka te gjitha kapacitetet per perpunim, teknologji te perparuar, protokolle te rrepta te kontrollit te cilesise dhe njerez te kualifikuar ne universitetet prestigjoze shqiptare. Shume nga keto leke qe do hyjne do investohen ne kerkim shkencor e infrastrukture. Do hapen shume vende pune jam shume i sigurte per kete, sepse ata qe do punojne ne kontakt me keto helme sbesoj se e bejne 5-vjecarin e jetes.

Turp!!!

hajduti
 
Titulli: Mimoza Hafizi: Importimi i plehrave, tradhëti e Rilindjes ndaj Shqiptarëve

Tradhti esht se para 3 vjetesh bene proteste, tani i sjellin vete.

A jane burra ata atje apo ....
 
Titulli: Mimoza Hafizi: Importimi i plehrave, tradhëti e Rilindjes ndaj Shqiptarëve

Se pak ndotje ka shqiperia.T"ua sjellin e ca pesticide,e pastaj ti shikojne femijet me sy te skuqur,lindjet me probleme,te rriturit me depresione psikollogjike.
Perendi sa te papergjegjshem!
Cfare kafsherie.
Por mire te na behet a'thua mbetjet pesticide te tille materiale terheqin rreth vetes.
I varferi i varfer mbetet thone,por pse vendi jone te shenderrohet ne riciklim mbeturinash?!
 
Titulli: Mimoza Hafizi: Importimi i plehrave, tradhëti e Rilindjes ndaj Shqiptarëve

Një dokumentar i huaj zbulon: Si po bëhet Shqipëria mali i plehrave europiane

Pak muaj pasi qeveria Rama kishte ndaluar importin e të gjitha mbetjeve, një dokumentar i Journeyman.tv tregonte me fakte, me zë e figurë, se mbetjetjet në Shqipëri vazhdonin të futeshin, madje edhe ato të rrezikshmet. Dokumentari rreth 29 minuta titullohej “Vendi i Mbeturinave/ Si po bëhet Shqipëria mali i plehrave europiane”.

Gazetarët raportonin se megjithë ndalimin e importit nga qeveria Rama, ky aktivitet vazhdonte, kryesisht për letrën dhe skrapin. Ata intervistuan edhe kryeministrin Rama, i cili në mënyrë të prerë mohonte importin (shih dokumentarin më poshtë në rubrikën lajme të Lapsi.al, minuta 14:40). Faktet tregonin të kundërtën e asaj që thoshte kryeministri i Shqipërisë në mikrofonin e gazetarëve të huaj. Shqipëria, - thuhet në këtë dokumentar, - vazhdon të jetë e kërcënuar nga një katastrofë ekologjike dhe e rrezikon të bëhet mali i plehrave europiane.

Sot mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama ka dërguar në parlament një ligj të ri për plehrat, jo për të shtërnguar masat për të mos lënë që mbetjet e Europës të hyjnë në Shqipëri, por për ta legalizuar ardhjen e tyre. Një ligj që rrëzon të gjithë betejën që Edi Rama pati bërë kur ishte në opozitë, prej vitit 2010. Ky ligj e bën atë politikanin më të pavërtetë që ka parë Shqipëria.

Për ta provuar këtë vetëm shihni se çfarë ka thënë Edi Rama në parlament kur votohej ligji i tij për të ndaluar importin e plehrave. “ثshtë krejtësisht e qartë. Shqipëria sot dhe nesër nuk mund të importojë plehra nga jashtë. Ka vetëm një arsye, pse mafia i drejtohet vendeve si Shqipëria për të dërguar plehra dhe ka vetëm një arsye pse qeveritë e vendeve si Shqipëria, të dobëta në standarde dhe të pamundura për të kontrolluar ruajtjen e standardeve nëpër kufinjtë e tyre t’i hapin rrugën importit të plehrave. Arsyeja është shumë e thjeshtë: Interesa të jashtëzakonshme financiare që lidhen me fatkeqësinë e kombeve në nevojë në mungesë të qeverive dhe shteteve që u shërbejnë interesave të këtyre kombeve” (video 2, më poshtë).

Sot, më shumë se dje kur importi i plehrave ndalohej, Shqipëria është në rrezik nga plehrat dhe mafia e plehrave që duket se më në fund e gjeti rrugën e duhur për të depërtuar.

Qindra mijëra tonelata plehra të vendeve të ndryshme të botës do të zbarkojnë në një vend, ku ashtu siç thoshte kryeministri Rama në fund të vitit 2013, e ka të pamundur të kontrollojë ruajtjen e standardeve dhe është më shumë se kurrë nën ndikimin e interesave të jashtëzakonshme financiare, që këtë herë lidhen me fatkeqësinë e shqiptarëve.

Këtë fakt e pranon edhe vetë mazhoranca, ndonëse në mënyrën më qesharake të mundshme. Duke vënë në dyshim aftësinë e autoriteteve shqiptare për të kontrolluar mbetjet po ashtu edhe besueshmërinë e Ramës ndaj publikut, LSI propozoi që grupe të shoqërisë civile të kontrollojnë mbetjet ne dogana.

Ky propozim, përveç se i tejkalon kufinjtë e marrëzisë për shkak se është e paimagjinueshme se si dhe me ç’mjete do t’i kontrollojë shoqëria civile qindra mijëra tonelata me plehra që vijnë nga jashtë, vë në lojë sa shqiptarët aq edhe kryeministrin.

Nga njëra anë LSI e nxjerr të pabesueshëm Edi Ramën, nga ana tjetër, duke mos patur më guximin për të dalë hapur kundër tij, u thotë shqiptarëve të dalin nëpër dogana për t’i monitoruar mbetjet.

Po kaq qesharake është mbrojtja që Edi Rama po i bën këtij vendimi. Ai nxorri Eduard Shalsin për ta përdorur edhe njëherë në një betejë me moral të humbur. Sepse Shalsi i tij nuk dha dot një arsye mbrëmë në emisionin Opinion se përse Shqipëria kishte nevojë të importonte mbetje.

Por ashtu si 3 vjet më parë, që subkoshienca i nxorri shprehjen “nuk do të vjedhim kaq hapur si këta”, ashtu edhe mbrëmë Shalsi e tha një gjysmë të vërtetë të arsyes së ndryshimit të ligjit. Ai përmendi një marrëveshje mes Erion Veliajt dhe bashkisë së Veronës për të përpunuar mbetjet.

Ai foli për një biznes, i cili vetëm pak javë më parë nxorri në dritë një skandal të Veliajt, që i kishte dhënë leje një kompanie private që ndërtonte impiantin e saj në mes të landfillit të Sharrës. Kompania ishte e kreut të PS –së së Peqinit, Edurim Teqes, i shpallur në kërkim pas vdekjes së 17 –vjeçarit Ardit Gjoklaj, teksa punonte natën “në të zezë” në landfillin e Bashkisë së Tiranës.

Investimi personal i Veliajt në industrinë e riciklimit të mbetjeve nga njëra anë dhe ai Ramës nga ana tjetër flasin qartë për arsyen përse Edi Rama po e lejon importin e mbetjeve.

Ka vetëm një arsye për këtë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, siç shprehej dikur Rama: Interesa të jashtëzakonshme financiare që lidhen me fatkeqësinë e kombeve në nevojë në mungesë të qeverive dhe shteteve që u shërbejnë interesave të këtyre kombeve.

Në këtë rast pyetja është: interesave të kujt po u shërben Edi Rama?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

اfarë ka thënë Rama për importin e plehrave kur ishte në opozitë


LAPSI.al
 
Titulli: Mimoza Hafizi: Importimi i plehrave, tradhëti e Rilindjes ndaj Shqiptarëve

Si beni kshu aman? Po a e dini sa rritje ekonomike do sjelli importimi?

Ju s´paskeni kaluar ndonjehere andej nga Aladini Cimentos si shkelqe naten. Po kur kthehesh nga Miloti pasi bleve nai vic ose nai gic,tu shku per Kamez kalo aty mes per mes natyres qe e ka fal dora shokve te Tomes. Bobobo kur zbresim pastaj nga Ura Institutit aty ke kasapi,e shpartallo kafshen per 5 min aty ku eshte projektuar ajo rruga qe ka mbaru ne 2006. Kur fillo pak rruga me gropa ke pusetat e rrethit Shqiponja,ajo gjeja qe te tremb naten qe i thon Shqiponje. Pastaj aty fillo jeta qejfit,aty te shkurret pret babi me cunin 3 vjec perdore me kalu nga krahu tjeter,se nuk i pelqejn vizat e bardha cunit,ska faj babi. Pastaj vjen boti nga Saranda me 340/kmH aty ku po kalojn ato pronaret e tokes & babi me cunin. Ky me 340 ska faj se u merzit duke prit shpirti vogel ke TAO,sbehet fjale te presi ajo se e kap tjetri me Ferrari. Pastaj direkt per Sauk,tavolina rezervuar 200 era dhe 40.000 era shishe shampaj a shampo,a ca osht ajo. Pasi bejn nje dush me shamponj nga ora 5 e mengjesit duke u kthyer rruges e sheh gjyshja botin me 300.000 era makin,(gjyshja duke shku ne pazar me shit speca vez domate... ) i jep gaz boti aty se e ndjen veten pak ne siklet pas asaj skene. Pastaj shkon direkt per ke suita Sheratonit aty ku kishte fjet fiksimi botes RRROnaldo,se u ngatrrum me kto shifrat,me era e pagujti me pak fjal.
Pastaj zbresim per Reps aty ke tabela gjigande REPS jan rreth 20 shpia lluksoze,e kan bere catine gjysem te hapur gjysem te mbyllur nga lluksi madh. Kur vjen ne Rubik ke ish fabrika floririt aty te kap mjegulla... Nuk sheh asgje rreth e rrotull dhe ato 3 gratacelet e Rubikut qe i sheh nga kulla Eifelit nuk duken aty 50 metra vije toksore. Eshte mjegull sepse po i del tymi perpunimit te floririt,ajo fabrika gjigande qe ndricon dhe ne tym e mjegull qe ngjan si me e pas bastis ato motorciklistat e skrapit mos me ra ne sy. Kur po udhetonte nje makine naten me targa angleze dhe timonin e kishte pak ne krah te kundert,dhe tentonte te parakalonte nje kamion (qe i binte kromi nga rimorkjo) para ama rruga ishte 2 korsi,1 qe shkon 1 qe vjen. Ai pyeste gruan,a ka makine? Po thoshte gruaja... Shif dhe 1 her o gru se po behet vone se po ftohet arragosta dhe na shkon mundimi kot deri ne Spille. Dhe ne fund e parakaloi kamionin ama 1 tjeter kishte vetem 1 makine dhe u be me 2,se u nda te mbrojtsja rruges anash qe ishte prere vetem 1 mm per te kaluar nga krahu tjeter.
Duke ber xhiro me helikopter neper Jug vetem natyr shikoja,andej rrinte semafori vetem i gjelber. Pastaj shkoj nga Veriu me Helikopter andej ishte shume shume bukur,qetesi se nuk dilte njeri nga shtepia se kishin frike se e vriste ndonje rrufe,ngela pa fjale nga gjith ajo qetesi.


E se u lodha duke shkrujt se nuk mbaro naiher,me pak fjale ne jemi plehra si popull dhe s´me duket ide e keqe ky importimi,te pakten do dukemi icik me Fashion para Amerikes,ska lezet me ja prish atyre se dobsohen ato pastaj nga stresi.

P.S.D.S.I : ky ishte plehra fundit per tu provuar,dhe cfaredo te behet nga dora njeriut sdo jem aspak kureshtar ta lexoj.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mimoza Hafizi: Importimi i plehrave, tradhëti e Rilindjes ndaj Shqiptarëve

Tradhti esht se para 3 vjetesh bene proteste, tani i sjellin vete.

A jane burra ata atje apo ....

Ku ka sensibilizm qytetar ne nje vend komunist...Ne paskemi qene populli me kot ne planet! Kete e them me bindje te plote!

Ja keto psh jane investime strategjike te fuqishme qe do jene ne sfond te parades "Shqiperia u zhvillua".

hajduti
 
Titulli: Mimoza Hafizi: Importimi i plehrave, tradhëti e Rilindjes ndaj Shqiptarëve

Bomb-i Une me shume e shoh perdhosje virtyri/morali ta quajme. Pse?? Nje qeveri qe s'mban premtimin. A nuk jane vlerat ato qe ndertojne njeriun dhe me pas shoqerine? Nuk eshte puna tek plehrat vetem. Se me thene te drejten s'jam as eksperte te di demin apo dobin. Ama para 3 vitesh kur uleret me te madhe kundra, kur ngren popullin ne protest dhe kerkon reforendum, me sa mend ashiqare po kthen pllake?! Mua kjo me shqeteson.
 
Titulli: Mimoza Hafizi: Importimi i plehrave, tradhëti e Rilindjes ndaj Shqiptarëve

14449814_655992374561673_3478235506551339088_n.jpg


hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top