sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Lezhë, Exit Pollet, sjellin entusiazëm të shfrenuar, qytetarët mbyllen nëpër banesa
Ka përfunduar më mënyrën më të shëmtuar procesi zgjedhor në qytetin e Lezhës.
Pak minuta pas rezultateve të para të nxjerra nga sondazhet e disa televizioneve, qindra makina dhe motorë kanë pushtuar rrugët dhe sheshin, duke mbjellë panik dhe terror te qytetarët, që kanë patur vetëm një zgjidhje, mbylljen nëpër banesa për t'iu shpëtuar aksidenteve dhe dhunës.
Militantë të PD-së, të hipur mbi mjete motorike, vetura dhe motorë, me bori dhe ecje të shfrenuar, mbushën rrugët dhe shëtitoren e qytetit, duke ecur me shpejtësi skëterre.
Militantët e organizuar, nga dega e PD-së, ashtu si dhe në qytete të tjera, kanë festuar fitoren e PD-së, duke u bazuar në rezultatet e sondazheve, edhe pse nuk kishte fillur numërimi i asnjë vote të hedhur deri në orën 19.00.
Por për të arritur deri te kjo përmbyllje e shëmtuar e ditës së votimeve, në gjithë qarkun e Lezhës ka patur probleme të shumta gjatë procesit të votimit. Në rrethin e Lezhës që në fillim të votimeve, pati probleme në 5 qendra votimi, 2 në Lezhë, 2 në Shëngjin dhe 1 në Balldre, ku komisionerët nuk u paraqitën në kohë, ndërsa në burgun e Shënkollit ishin 200 fletë votimi mangut.
Deri në orën 12:00, në dy qendra votimi në Shëngjin dhe një në Lezhë nuk ishin hequr afishet dhe materialet propogandistike të partive politike.
Në rrethin e Mirditës, procesi nisi normal në pjesën dërmuese të qendrave të votimit dhe deri në ora 10.00 kishin votuar rreth 13% të zgjedhësve.
Deri në orën 15:00, në disa qendra votimi si në Orosh e Rrëshen, shifra kaloi 65 për qind. Procesi zgjedhor, pas një bllokimi prej mëse 5 orësh në fshatin Xhuxhë, më në fund u arrit të zhbllokohej.
Sipas kryetarit të PS-së në Mirditë, Pjetër Pjetri, procesi zgjedhor ka qenë i rregullt në përgjithësi, me përjashtim të një problemi të rënduar në Xhuxhë ku nuk u votua, si dhe ndonjë rasti tjetër në Shëngjergj apo kërcënime në Fan për votuesit. "Besojmë se jemi të fituar"-u shpreh kryetari i degës së PS-së.
Ndërsa Gjovalin Prenga, kryetar i PD-së së Mirditës u shpreh se ishte një proces shumë i rregullt zgjedhor me një bashkëpunim perfekt në mes komisionerëve.
Në lidhje me incidentin ne Xhuxhë, sipas tij, aty ka patur një demonstrim të PS-së dhe ai e komentoi të qëllimshëm, duke thënë se ai është një vend me investime të jashtëzakonshme siç është autostrada Rrrëshen-kalimash, dhe kjo sipas tij është bërë nga socialistët me qëllim prishjen e imazhit.Jemi tërësisht të sigurt në fitore, aq më tepër se nuk mbahen mend të jenë zhvilluar zgjedhje kaq të qeta edhe në Mirditë". Shekulli