Kresha
A pretty face can never trick me
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 38,995
-
- Reagimet e mara
- 35,539
-
- Vendndodhja
- WorLd 0f dReAms
Serbia nuk i paguan asnjë cent Kosovës për shfrytëzimin e rrjetit të transmisionit të energjisë.
Mosnjohja ndërkombëtare e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT), i shkaktojnë Kosovës miliona euro humbje nga transiti i energjisë elektrike, të cilin Serbia nuk e paguan.
Serbia nuk i paguan asnjë cent Kosovës për shfrytëzimin e rrjetit të transmisionit të energjisë, kur eksporton apo importon rrymë në vendet e rajonit përmes Kosovës.
Pretendimi i Serbisë për pronësi mbi asetet transmetuese të energjisë elektrike, i shkaktojnë 2 milionë euro humbje në vit Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT).
Në një intervistë për gazetën 'Express", kryetari i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Krasniqi, ka thënë se Serbia po e kontrollon sistemin e transmisionit të energjisë në Kosovë. Ndërkaq, drejtori i KOSTT-it, Fadil Ismajli, pranon se Serbia nuk paguan për energjinë që e transporton nëpër Kosovë, por hedh poshtë mundësinë e kontrollit direkt të shtetit fqinj mbi këtë transmisionin.
"Ka probleme në pagesa për transitin që e shfrytëzon Serbia, por ajo nuk ka kontroll mbi sistemin tonë", shprehet Ismajli. Sipas tij, problemet në interkoneksion me Serbinë janë evidente, por nuk mund të ndërmarrin masa të njëanshme për të detyruar të paguajnë. Në këtë mënyrë do t'i dëmtonin vendet e rajonit, të cilat furnizohen përmes linjës transmetuese 400-kilovoltëshe. "اfarëdo që të ndërmerrnim, do t'i dëmtonim edhe vendet e tjera të rajonit", thekson Ismalji.
Ai pohon se kjo çështje është ngritur edhe te vendet nënshkruese të Traktatit të Athinës, i cili përcakton mënyrën e kompensimit për energjinë në transit. Ndërkaq, ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Ethem اeku thekson se KOSTT-i ende nuk është njohur ndërkombëtarisht si njësi e pavarur nga Serbia, prandaj edhe paraqiten pengesat.
Edhe në kohën derisa ai ka udhëhequr Ministrinë e Energjisë, janë paraqitur probleme të ngjashme, por ai thotë se kanë marrë masa sa herë që Serbia ka penguar transitin për në Kosovë.
"Nuk kemi lënë që Serbia të ngre sistem paralel për furnizim me energji në Kosovë. Gjatë periudhës sa ne kemi udhëhequr, kemi marrë masa reciproke", thekson اeku. Edhe ai përjashton mundësinë që kontrolli mbi këtë rrjet të vijë nga një vend tjetër, pasi që Kosova ka mekanizmat e veta menaxhuese, të cilat duhet që këtë çështje ta shtrojnë për diskutim në nivelin e Bashkimit Evropian.
Në të kundërtën, sipas اekut, nëse Serbia vazhdon ta pengojë dhe ta shantazhojë Kosovën, duhet të ndiqen politikat e reciprocitetit. Nëse na pengojnë, edhe ne duhet t'i pengojmë", tha اeku.
Derisa në sistemin energjetik evropian, sistemi transmetues i Kosovës paraqitet si pjesë e atij të Serbisë, i mundëson operatorit serb përfitime të paligjshme në emër të Kosovës.
Përveç kësaj, Serbia është duke përfituar nga shitja e së drejtës për shfrytëzimin e linjave interkonektive, prej të cilave përfiton rreth 3 milionë euro në vit, duke çuar në 5 milionë euro shumën e humbjeve që në vit i shkakton Kosovës. /express/