Erblinaa
Anëtar i ri
Miliarderit Stanford i prezantohen akuzat
FBI i dorëzouan atij një ankesë të përpiluar nga Komisioni për Shkëmbime dhe Siguri, ku pretendohet një mashtrim me vlerë 8 miliard dollarë të Grupit Financiar Stanford.
Policia Federale në Shtetet e Bashkuara thotë se e ka gjetur miliarderin, Allen Stanford dhe i prezantoi atij dosjen ligjore civile që e akuzon për mashtrim të madh.
Agjentët e FBI-së e takuan zotin Stanford në shtetin e Virxhinas, por nuk e arrestuan atë.
Allen Stanford nuk ishte parë që kur akuzat u bënë publike në fillim të javës.
Asetet e zotit Stanford janë ngrirë dhe atij i është thënë nga Policia Federale që të mos largohet nga Shtetet e Bashkuara.
Qeveritë në mbarë Amerikën Latine dhe Karaibe janë duke ndërmarrë hapa për të mbrojtur ata njerëz që kanë investuar paratë e tyre në Stanford Group.
Babai i Allen Stanford, James Stanford, u tha gazetarëve se kishte folur me të birin në telefon javën e kaluar.
Ai tha se i biri e kishte paralajmëruar se së shpejti do të mund të përballej me hetime.
"Unë nuk i thashë asgjë. Kur më mori i Alleni i thashë të bënte atë që ishte e drejtë."
I pyetur nëse ishte i shqetësuar për të birin, James Stanford, tha se po dhe i vinte për të qarë, por shtoi: çfarë mund të bëj?. /BBC/