Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Miliarderi rus, një “anije kozmike” për Naomi Campbell

Kur llogaritë e tua bankare kanë shifra të cilat pasohen nga më shumë se 6 zero, mund t’i lejosh vetesh plotësimin e çfarëdolloj teke ekstravagente.

timthumb.php


Miliarderi rus, Vladislav Doronin, ka ndërtuar një shtëpi përrallore për të dashurën e tij, supermodelen Naomi Campbell, në një zonë në periferi të Moskës të quajtur Rubljovka. Shtëpia i ngjan së tepërmi një anije kozmike. Ndërtesa u konceptua nga arkitektja e famshme britanike me origjinë arba, Zaha Hadid. Sipërmarrësi i fuqishëm rus ka ndërmend t’ia paraqesë shtëpinë modeles së famshme britanike kur të martohen.

Sipërfaqja

Shtëpia, me një sipërfaqe prej 2,500 m2, quhet Rezidenca “Capital Hill”. Ndërtesa ka dy kulla 22 m të larta dhe është dizenjuar sipas ekostilit. Ekostili është një përzierje e teknologjisë moderne dhe formave natyrale. Ndërtesa e bardhë qendron në pah e rrethuar nga pisha.

Dizajni i brendshëm

Sipas gazetës “Komsomolskaja Pravda” planimetria e shtëpisë është mbresëlënëse. Kati përdhes ka një sauna finlandeze, një hamam dhe një banjo ruse. Në krah të tyre ka një palestër të madhe. Gjithashtu po në këtë kat do të ketë një dhomë pritjeje. Në katin e mësipërm ka një dhomë ndënjeje të madhe, një pishinë të brendshme, një dhomë ngrënije dhe një kuzhinë. Shtëpia ka dy dhoma për fëmijë. Pjesa e brendshme e shtëpisë është konceptuar sipas ekostilit. Zaha Hadid u frymëzua nga vepra legjendare e arkitektit nga Barcelona, Antonio Gaudi, i cili nuk i pranonte vijat e drejta dhe I pëlqente të përdorte drurin dhe xhamin për dekorimet e brendshme

Paraja e ngre ndërtesën përpjetë

Ky projekt është i llojit të parë për arkitekten britanike, Zaha Hadid, sepse ajo nuk ka dizenjuar më përpara banesa private. Në lidhje me këtë, kryearkitekti i kompleksit të biznesit “Moscow City”, Genadi Sirota, shprehet: “ثshtë e qartë se Doronini do të jetë i veçantë, ndërsa arkitektja nuk mund t’i rezistojë dot çmimit që i është ofruar”. Sirota mendon se çmimi i projektit i ka 6 zero nga mbrapa. Megjithatë, ekspertë të tjerë mendojnë se çmimi i projektit nuk shkon mw shumw se disa mijra dollarë.
Burimi: shekulli
 
Titulli: Miliarderi rus, një “anije kozmike” për Naomi Campbell

Hala po i funksionon Naomit. Halla i qoft jarebi i boni 42 -vjet edhe e fresket si gjethet n'vjesht :ciaoo: po skan pas faj plakat qe kan thone: ''Nje 40 vjecare bene sa dy 20 vjecare''. ! :kafe:
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back