Milazim Krasniqi e quan Anton Zako اajupin idiot!

Lauri

Anunnak
Nuk kanë të ndalur fyerjet e Milazim Krasniqit ndaj vlerave tona të komit . Pos aferës dhe rrëmujës që ka krijuar në Universitetin e Prishtinës , tani me është përqendruar me të gjitha forcat t'i përdhunos dhe t'i përbaltë figurat ma madhështore të kombit që përmes tyre sendërtoj trupin e vet si popull . Milazim Krasniqi përmes kësaj videoje qe po ju prezantojmë pozicionohet hapur në anën e ish pushtuesve osman nga e cila poezitë e اajupit të madh i quan idiotiste dhe e përsërit disa here se Anton Zako اajupi është "idiot" që përmes poezisë së tij e luftoj pushtuesin pesë shekullor. Ky njeri me deklaratat e vat ma po shihet se është i shtyre nga pikëpamja ideologjike e tij të hapë plagë të reja mbi vlerat tona duke i minimizuar dhe duke e çmuar atë të pushtuesve , nga e cila vetvetiu rrjedh pyetja se ku janë ata student? . Ku janë ata profesor ?. Ku janë ata intelektual dhe ky brez qe lejon një bir otomani , një vehabist, një ekstremist fetar me apetite islamike ta terrorizoj epokën e Rilindjes sonë kombëtare të letërsisë, që pjesë e saj është edhe i madhoi Anton Zako اajupi.

Andon Zako اajupi
Biografia

Andon Zako اajupi lindi në Sheper të Zagorisë. Jetoi dhe vdiq në Egjipt. Mbiemri i tij i mesëm i vërtetë ishte اAKO mirëpo për arsye të panjohura me kohë i mbeti ZAKO. Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, اajupi shkoi në Zvicër atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro , ku u vendos për gjithnjë, punoi për një kohë si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre e nxorën اajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë "Vëllazëria" me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi "Shoqërinë e Miqve", e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga Ahmet Zogu.


Veprimtaria letrare


Pothuajse në të njëjtën kohë me veprimtarinë atdhetare اajupi e nisi punën letrare. Më 1902 botoi librin"Baba Tomorri", një nga veprat më të shquara të letërsisë së Rilindjes Kombëtare. Me këtë përmbledhje që dallohet nga fryma luftarake patriotike, demokratizmi i hapur dhe fryma popullore në brendi dhe në formë اajupi solli një ndihmesë të çmuar në pasurimin e letërsisë kombëtare. Në pjesën e parë dhe të dytë të librit janë vendosur me radhë vjershat patriotike dhe ato me temë dashurie; vjershat me karakter shoqëror dhe fabulat e shqipëruara janë përfshirë në pjesën e tretë të librit, që përmbyllet me komedinë e njohur "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr". Vjersha e gjatë "Baba Tomori", me të cilën hapet përmbledhja, është një grishje e zjarrtë drejtuar bashkatdhetarëve që të zgjohen dhe të përpiqen për atdheun e robëruar. Patriotizmi i flaktë shquan edhe një varg krijimesh të tjera poetike, si Mëmëdheu, ا'jemi? .... Ku kemi lerë?, Vaj etj. në të cilat duket brenga e poetit tek shihte që lëvizja nuk kishte marrë ende vrullin që ai dëshironte. Në një varg poezish kumboi me forcë thirrja për të rrëmbyer armët kundër robërisë shekullore të huaj (Besa-besën, shqiptar, Atdheu dhe dashuria etj.). Dashuria e flaktë për atdheun është shkrirë në poezitë e اajupi me urrejtjen e papërmbajtur ndaj armiqve të Shqipërisë, të cilët fshikullohen me forcë të veçantë satirike, si në vjershat Sulltani, Punërat e Perëndisë, Greku dhe shqiptari. Në një sërë vjershash poeti foli për plagët shoqërore të fshatit shqiptar (Fshati im, Kurbeti, Fyelli i bariut etj.). I këndoi dashurisë si ndjenjë njerëzore e natyrshme. Pikëpamjet demokratike të اajupi gjetën shprehje në një varg vjershash ku goditet shtypja dhe pabarazia shoqërore, ngrihet lart e me dinjitet jeta e lirë (Misiri, Varfëria dhe liria). Rreth viteve 1903-1905 اajupi përfundoi poemën Baba Musa Lakuriq, që mbeti dorëshkrim. Në këtë vepër që zë një vend të rëndësishëm jo vetëm në krijimtarinë e poetit, por edhe në gjithë letërsinë demokratike, poeti parodizoi Biblën dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet legjendave biblike, trajtoi një varg problemesh të mprehta politike të kohës, goditi moralin hipokrit dhe një varg shfaqjesh negative të shoqërisë me klasa. Në këtë vepër u shfaq me forcë të veçantë demokratizmi revolucionar dhe ateizmi e afetarizmi i autorit.
Në historinë e letërsisë shqiptare اajupi zuri vend edhe si dramaturg. Rëndësi të veçantë kanë sidomos komeditë e tij Katërmbëdhjetëvjeç dhëndër dhe pas vdekjes (shkruar më 1910, botuar më 1937), me të cilat solli një ndihmesë me vlerë në zhvillimin e këtij lloji në letërsinë tonë.
Në komedinë e parë, autori vuri në lojë me një humor të lehtë mentalitetin dhe zakonet prapanike të fshatit shqiptar, të cilin e dha me ngjyra të gjalla e plotë imtësi të goditura jetësore dhe etnografike. Pas vdekjes është një komedi politike, ku me anë të situatave komike të gjetura bukur, përshkroi me sarkazëm dërrmuese portretin e politikanit që bënte lojën e xhonturqve në gjirin e lëvizjes patriotike shqiptare. Penës së اajupi i përket edhe tragjedia Burri i dheut (botuar më 1937),
اajupi u mor edhe me përkthime. Përveç një varg vjershash dhe fabulash që botoi në Baba Tomori, më 1921 nxori në dritë përralla të zgjedhura të vjershëtarit të madh La Fontenit, në të cilat, duke u nisur nga kërkesat ideore të shoqërisë shqiptare, rrahu me mjeshtëri çështjet politike, shoqërore, morale etj. të jetës së kohës, satirizoi veset njerëzore dhe shfaqjet negative të shoqërisë me klasa, si grabitjen, mashtrimin, dhunën etj. Më 1922 u botua Lulet e Hindit, përmbledhje me vjersha të poetëve indianë.
اajupi është një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë përparimtare shqiptare. Me veprat e tij, që shquhen nga patriotizmi luftarak, fryma e spikatur demokratike, karakteri Popullor, spontaniteti dhe realizmi në pasqyrimin e jetës, ai dha një ndihmesë të çmuar në përparimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë sonë kombëtare.

Ju sjellim videon gjatë një interviste të antikombëtarit dhe mercenarit sahanlëpirës Milazim Krasniqit që e quan idiot njeriun e madh të Rilindjes shqiptare Anton Zako اajupin kolosin e kulminacionit të letërsisë shqiptare qe me poezitë e tij u frymëzuam dhe u edukuam se si ta duam atdheun.

Kliko posht mbi video.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Milazim Krasniqi e quan Anton Zako اajupin idiot!

E falenderoj autorin per humorin. Po mer Milazim, po!
 
Titulli: Milazim Krasniqi e quan Anton Zako اajupin idiot!

Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënë koka,
ku kam dashur mëm'e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q'i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.

Andon Zako -Cajupi

Pak nga pak do dalin jashte si krymbat e tokes, kjo fara e keqe e mbjelle mes nesh ne shekujt e fundit. Milazima Krasniqa & co
 
Titulli: Milazim Krasniqi e quan Anton Zako اajupin idiot!

Milazim Krasiçi nuk eshte askushi qe te perdhose emrin e nje poeti dhe atdhetari kaq te madhe siç qe eshte اajupi!

Edhe ky veprim i fundit tregon se neve shqiptareve nuk na duhet armiku i jashtem te na fyej dhe necmoj, i mjaftojme vetvehtes!
 
Titulli: Milazim Krasniqi e quan Anton Zako اajupin idiot!

e pashe edhe videon ai mbante krahun e turkut por harroj qe turqit ishin sundues ne ate kohe edhe Cajupi ashtu shprehej sikur shihte shkruante per te ardhe keq qe ky paguhet nga turqit qe te kene nje biografi te mire ne dite sotme por e kaluara nuk ndryshon sa do qe te mundohesh nuk mund ti thuash cajupit idiot pa jetuar ne kohe e atij psh: pas 500vjeteve do jemi miq me serbet (ishalla sbohet) tani dikush e te Thote qe qosja ose nje atdhetar I sotme eshte idiot sepse serbet Jane vellezerit tane.

E keqja shqiptareve vjen nga vete shqiptaret
 
Titulli: Milazim Krasniqi e quan Anton Zako اajupin idiot!

po AnTonin le ta shaj sa te doje ai, po AnDonin duhet akoma ta studjoje mire.
 
Titulli: Milazim Krasniqi e quan Anton Zako اajupin idiot!

Emri i ketij "profesorit" te kujton ate kengen...

.....
Milazim Largo tabore,
Leri djemte e mi te shkojne,
Se te skuq te bej me boje,
Cerciz Topulli me thone,

dmth paska emer yqymeti ky Lool
 
Titulli: Milazim Krasniqi e quan Anton Zako اajupin idiot!

paska rrena ntana anet e krejt ketu se paskan pa intervisten edhe nuk e ka thone as edhe nejhere se eshte idiot Qajupi po per nje poezi te qajupit tha eshte idiiote ku krahasohen uji*me arin i drejtohet zotit pse krijove turqin.

Profa o gjigandi i publicistikes shqiptare e mos ma boni se 4 vepra ka shkru nejete te vet qajupi nuk ka qen gjithe ajo letersi,kadareja qosja demaqi dritoro aagolli e shumica jane large me tefort se ai
 
Titulli: Milazim Krasniqi e quan Anton Zako اajupin idiot!

Edhe nuk mund te kete shkru shumë vepra Andon Zako Cajupi sepse atij pas dy tri vite martesë i ka vdek gruaja, qe shum kishte dashur... dhe keshtu ai shum gjerave te jetes nga dhimbja iu eshte shmangur.
 
Titulli: Milazim Krasniqi e quan Anton Zako اajupin idiot!

Shqiptarët? Sot s'ka shqiptarë, turku, greku na kanë përndarë! Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia, na gënjejnë... U prish Shqipëria...
Të ndahet feja nga kombësia.

(A.çajupi 1902)
 
Titulli: Milazim Krasniqi e quan Anton Zako اajupin idiot!

A se harrova, Cajupit ja kane inate keta filoturqit pasi i ka ngacmuar pak..:P

Në Stamboll mos vafsha kurë, ku bashkohen burri me burrë.
(Andon Zako اajupi)
 
Titulli: Milazim Krasniqi e quan Anton Zako اajupin idiot!

Po si do i jap vetes rendsi ai dhe duke u hap pune mendjave te ken infomracione dhe lajme per te dhen lool
 
Titulli: Milazim Krasniqi e quan Anton Zako اajupin idiot!

Milazim Krasniqi eshte nder personat me te menqure ne publicistiken shqiptare ,na shqiptarteb e shkrujme historin jo qysh oshte po qysh kem qef me kon ...Ta marr shembull luften e fundit i ka ndjek serbi 2 milion banore i ka vra 30 000 veta dhunu 20 000 femra edhe kalemxhit tone e qesin luften tone te fitume ec beso ne Qajupa e ne keso rofeve
 
Titulli: Milazim Krasniqi e quan Anton Zako اajupin idiot!

A se harrova, Cajupit ja kane inate keta filoturqit pasi i ka ngacmuar pak..:P

Në Stamboll mos vafsha kurë, ku bashkohen burri me burrë.
(Andon Zako اajupi)

Ka qare aq shume per ate gru sa eshte bere gazi i botes ,se na shqiptarte dalim qytetrim para krejt botes se kemi veteknaqesi absolute per sa kohe qe historin e shkrujne shkrimtarte e se shkrujne kronistat e historiant muj me thon pshurr ne te...

Qajupi ka perdore aftesite e veta letrare me qu shqiptarte mos mu myt ne mes veti e me ngjall pak ndjenjen kombetare se historia e ai largas./
 
Back
Top