Mikut tim, qytetarit Erion Veliaj!

WxP

Staf në FV.AL
I dashur Eri! Të shkruaj sot sepse qysh prej protestës së ditës së premte më ka mbetur në mendje vetëm një imazh, ai i yti në krah të Ruçit, Islamit, Dokles, Ramës etj. Sigurisht që s’do e vija ujët në zjarr për asnjë njeri tjetër që kryen atë gjest, por nuk mund të hesht përballë teje. Nuk mund të hesht Eri, sepse ata dhe shumë mbas e para tyre janë arsyeja se përse ti dhe unë e qindra të tjerë filluam Lëvizjen Mjaft. Ata dhe takëmet e tyre janë arsyeja se përse ne vendosëm të qëndronim e të ndryshonim vendin tonë dhe refuzuam kolltukët e ndërkombëtareve. A e mban mend se sa net kemi kaluar duke folur me pasion e inat për faktin e qenësisë së Gramoz Ruçit në politikë. Ti ke qenë më i flaktë se unë në karakterizimin e tij si një nga figurat më të urryera të politikës shqiptare, që nuk bën gjë tjetër veçse pazare të pista e kërcënime gangstereske ndaj atyre që i denoncojnë. Ti sigurisht e mban mend kur thoshim se vendi do të ndiente çlirim kur ai dhe çfarë ai përfaqëson nuk do të kishin më asnjë aksion pushteti të asnjë niveli. Po si mund të rrish në krah të tij, t’i japësh dorën, t’i flasësh e t’i buzëqeshësh sot??? E ç’është më e keqja, ta ndihmosh të rivijë në pushtet...
Ti më fort se unë ke përqeshur Namikun dhe Kastriotin. Për të parin thoje gjithnjë me qesëndi se nuk meritonte as të drejtonte një mbledhje karrocierësh e jo më Parlamentin dhe unë gjithnjë të kam dhënë të drejtë. Po për Kastriotin që e cilësoje si mjeshtrin e intrigës dhe si krye të paaftë. A e mban mend sa herë kemi shkuar të protestojmë poshtëë derës së ministrisë që ai drejtonte së bashku me studentët që kishin fituar bursat e shkollimit në Itali?? Sigurisht që e mban mend, jo vetëm këtë, por edhe tentativat e shumta që kemi bërë me ndërkombëtarët që të përmirësonim imazhin e vendit të prishur sa herë që Kastrioti bënte takime. Ti i ke denoncuar të gjitha këto në publik, ke dalë nëpër sheshe e tribuna të “Mjaft”, ke folur në televizione. Ndaj Eri u çudita kur të pashë në krah të tyre të ecje i qetë dhe bile-bile krenar që ia kishe arritur asaj ditë. Pas mitingut të fundit qytetar unë nuk do habitesha nëse ata do të bëheshin anëtarët më të rinj të “G99”, pikërisht ata që u kemi dhuruar dhjetëra topa me letër higjienike, letër që ty me sa duket të paska mbaruar.
Me sa kuptova nga fjalët e tua në protestë dhe mbas proteste, ti ke vendosur që aleancën e ardhshme politike ta bësh pikërisht me këta njerëz. Kjo do të thotë që ti ke gënjyer kur cilësojë Harasanin si një hajdut me çizme dhe të paaftë në menaxhimin e KESH-it, ose do të thotë që gënjen sot. Gjithashtu duhet të kesh gënjyer kur e cilësoje Erion Braçen si megafon të prishur të Nanos e fabrikues mashtrimesh gazetareske, ose ti gënjen sot. Po për Klosin që e ke quajtur ministrin e dasmave qeveritare? Po si mund të pranosh në organizatën e re që ke themeluar një ish-polic si Albert Dervishaj. Po e harrove o Eri se sa herë na ka shoqëruar mua dhe ty ai njeri në komisariat, sepse protestonim kundër Fatos Nanos? E harrove se sa herë në vend që të kryente detyrën e të na ofronte kushte për protestën, provokonte sherre banale me policinë e na arrestonte aktivistët që ngjisnin postera? E atëherë ai ishte Berti i gestapos, ndërsa sot, i larë me sapun nga duart e tua, Berti i “G99”. Atëherë shkelte me të dyja këmbët të drejtat e njeriut, sot në krahun tënd bërtet e ulëret për njeriun e drejtë...
Por të gjitha këto janë pak krahasuar me vrullin, energjinë dhe pasionin që po derdh ti për të lartësuar kultin e pronarit të PS, Edi Ramës. A nuk ishe ti Erion që ke advokuar gjithnjë për një politikë sa më përfaqësuese jo vetëm në Parlament, por edhe brenda partive politike. Si mund të advokosh sot pro një njeriu që e ka mbytur fjalën e lirë brenda partisë së tij dhe që nuk lejon asnjë replikë në mbledhjet e saj. Si mundesh të qëndrosh kryelartë në krahun e Edit, kur e di shumë mirë se çdo veprim që ndërmerret në emër të Partisë Socialiste është monopol i mendimit të tij dhe aspak i konsultuar e i votuar nga forumet e partisë. Sepse unë dhe ti për katër vjet “Mjaft” kemi bërtitur pikërisht kundër diktatit dhe mbytjes së lirisë së shprehjes e mendimit e sot më dhemb kur mësoj se ti bën telefonata kërcënuese ndaj individëve të shoqërisë civile që denoncojnë aferat e Edit tënd.
Si mundesh ti, që reagoje në media edhe për policin apo bodigardin që bllokonte pa të drejtë qarkullimin, të mos thuash asnjë fjalë kundër betonizimit të Tiranës. Si mundesh të heshtësh përballë masakrës urbane që ka pësuar kryeqyteti, e si mund të mos reagosh për planin e betonizimit të liqenit, ambienteve të FC Partizanit e Dinamos? Si mund të rrish në krah të njeriut që e kemi cilësuar si autokrat dhe të mos ia tërheqësh veshin aspak për mënyrën e tij të drejtimit. Po për faktin që po e drejton Bashkinë si balonë, e cila shkon nga fryn era e korrupsionit si mund të mos reagosh? Unë të kam parë në pozicione të tilla vetëm kur të cenoheshin donatorët, ndaj uroj që të mos jetë kjo arsyeja e heshtjes tënde.
Sepse kur u futëm në politikë i dashur, ky ishte misioni që ne morëm përsipër. Të fusnim frymën e “Mjaft”-it kudo që të shkonim. Të tentonim të lobonim kudo që politika të mos ishte mburojë e mafiozëve dhe të korruptuarve, por vegël e qytetarëve. Ajo për të cilën luftuam 4 vjet me radhë nuk është aspak riciklimi i Ruçërve dhe Dokleve, por ngritja e të rinjve dhe të resë. E mua sot më vjen tmerrësisht keq të shoh se si po të përdorin ata që deri më dje donin të të shkatërronin e akoma më keq të shoh se si po e keqpërdor ti gjithë besimin që unë e plot të tjerë të dhamë gjatë drejtimit të “Mjaft”-it. Sepse nëse nuk e ke kuptuar vëlla, gjithë slogani i politikës së re është një mashtrim i madh. Nuk ka asgjë të re në bashkëpunimin e Ramës me Berishën në kurriz të shqiptarëve për disa miliona dollarë më shumë në xhepat e tyre. ¨shtë thjesht vazhdimi i asaj që la mbas Fatos Nano. Ajo që ka ndryshuar është vetëm përfituesi numur dy, sepse ai nr. 1 ka qenë dhe mbetet Sali Berisha. E ti Ero sot po ndihmon as më pak e as më shumë, por vetë armikun më të përbetuar të demokracisë, Sali Berishën.
Mashtrues apo i mashtruar, shpresoj shumë të jetë e dyta dhe si miku jot dhe ish-kolegu jot për 4 vjet, e kam për detyrë që të të ndihmoj sado pak të ndriçohesh e të dalësh sa nuk është vonë nga kurthi që të kanë ngritur. Në të kundërt do të mbahesh mend si Erion lavatriçja, që tentoi të lajë e të thajë gjithë pisat e pisllëkun e Partisë Socialiste në këmbim të ndonjë kolltuku parlamentar. Do të ta shtojnë edhe një 9 nga mbrapa dhe do të të përdorin si zjarrfikëse për të shuar zjarrin që ka marrë selia e vjetër e të vjetërve, por kujdes se do digjesh së bashku me ta. Unë sinqerisht do të ndihesha i turpëruar dhe si unë më beso do të ndiheshin mijëra që dikur të besuan.
Ps: Shpresoj që këtë letër ta konsiderosh miqësore, sepse vetëm e tillë është.
Sinqerisht
Besjan Pesha

Gazeta "Panorama"
 
Besjan Pesha, Ka qene organizatori numer 2 pas Erjon Veliaj ne organizaten e mjaftit. Te dy sebashku organizonin protestat e mirnjohura me emrin "Mjaft"
 
Hmmm, e kam pas shume qejf kte Erionin, mendova me ne fund dikush qe mendon ndryshe, per te miren e popullit dhe jo per karrige, por qe kur formoi parti se shoh dot me sy.
Thone qe sponsorizohet nga Sorros. :mah
 
Une do e pershendesja dhe i jam shume mirenjohes shkruesit te ketij artikulli. Eshte nje pershkrim emocional dhe realist per nje nder njerzit me te perfolur ne skemen e politikes shqipetare si i ardhur i ri gjate viteve te fundit. Mbase jo nje lajm i mire persa i perket asaj qe ky artikull shtjellon dhe don ta informoje lexuesin.

Une personalisht me kontaktet qe kam patur me Erionin kam kuptuar se ai eshte mbeshtetes i politikes se majte gje qe nuk eshte ne te njejtat linja me bindjet politike qe une kam. Ne heshtje me nje politike "misterioze" afrimiteti i Veliajt me Ramen dhe Meten eshte bere shume i madh kohet e fundit. Kur une i jam drejtaur Veliajt me pyetjen se nese vitin e ardheshem qe do te mbahen zgjedhjet cilin kulaicion do te mbeshteste apo do ti bashkohej ai dhe partia politike qe ai perfaqeson, ai me eshte pergjigjur me nje pergjigje menjanuese te stilit politik ku ai thote se nuk parashikon qe Berisha te fitoje ne zgjedhje nga njohurite dhe parashikimet e momentit por qe nuk nuk e favorizon ate aspak duke ju drejtuar atij edhe me akuza. Nje shembull i mire i koheve te fundit i mbeshtetjes dhe afrimitetit me Ramen per Veliajn ka qene edhe vizita e tyre ne konventen Demokratike ne Denver, SHBA.

Nuk eshte per tu cuditur qe gjera te tilla ndodhin. Ai eshte bere njeriu publik si rrjedhoje e levizjeve te mbeshtetura masivisht dhe demonstartave te MJAFT-it por te krijosh nje parti politike duhet te krijosh edhe miq, edhe fonde, te perfaqesohesh edhe ne parlament dhe duke qene se ai jo vetem qe nuk ka bindje te njejta me lideret e pozites se momentit ai nuk ka as mardhenie te mira me to. Si rrjedhoje ai po tregon veten thjeshte si politikan duke bere intersin kryefjale dhe publikun si nje prapashtese. Kur koha e zgjedhjeve do te vije publiku do te behet kryefjala, interesat e tij kalluzues por qe do te jete ne heshtje pasi duhet te genjesh dhe te fitosh zemrat e publikut dhe votat e tyre per ti dhene shanc realizimit te interesave personale te tij.
 
Kur ne forumin e vjeter morra guximin te nxirrja ne pah marreveshjet Rama-Veliaj, mu hodhen ne fyt si bisha perkrahesit e G99, se menduan qe isha e njeanshme kshu "Per Sport"!Me sakte, miku im Nostra, me quajti filoberishjane..(asgje kunder teje Nostra, por me ka ngel ne mendje shprehja:D)

Vazhdoj te them qe njerezit ne Shqiperi nuk kerkojne te dine realitetin (edhe pse i hidhur).

Shqiperine e morri Turku i vu zjarre
SHQIPETAR MOS RRI PO DUKU SHQIPETAR....
 
Kur ne forumin e vjeter morra guximin te nxirrja ne pah marreveshjet Rama-Veliaj, mu hodhen ne fyt si bisha perkrahesit e G99, se menduan qe isha e njeanshme kshu "Per Sport"!Me sakte, miku im Nostra, me quajti filoberishjane..(asgje kunder teje Nostra, por me ka ngel ne mendje shprehja:D)

Vazhdoj te them qe njerezit ne Shqiperi nuk kerkojne te dine realitetin (edhe pse i hidhur).

Shqiperine e morri Turku i vu zjarre
SHQIPETAR MOS RRI PO DUKU SHQIPETAR....

shume e drejte!!!!!!
dhe une e kam thene qe shqiptaret kane shume qejf te genjehen.
 
Ja pse ndryshimet rrenjesore ne Shqipri mund dhe duhet ti beje vetem populli me nje mentalitet te ri, pasi politika dhe pushteti nuk kane per te ndryshuar asgje!

Sistemi ndryshohet vetem kur mentaliteti i shqiptareve te ndryshoj!!


Shqiptaret duhet te zgjohen nga gjumi, duhet te fillojne ti pergjigjen çdo akti politik me force dhe inteligjence, duhet tu bejne presion politikaneve qe nese ne 4 vjet pushtet s'bejne asgje per permirsimin e situates ne Shqiperi atehere te marrin rreckat dhe zhelet e tyre dhe te shporren jashte nga politika njehere e pergjithmon !
 
Mendoj se eshte shume e veshtire ne realitetin e sotem te jesh i pavarur, te dalesh i pavarur, te mos ndikohesh nga politika e vjeter e te mos qelbesh prej saj.

Viola, e gjithe perplasja qe une pata me ty kishte te bente me skepticizmin tone te semure, dhe me faktin se ne paragjykojme edhe duke qene shume larg ngjarjeve dhe te ver8ve.

Ishte ver8 e hidhur qe pikerisht nje nisme e re sic ishte organizata Mjaft, ne vend qe te gjente mbeshtetjen e te rinjve perparimtare, mbeti jetime aq sa per te mbijetuar iu desh te anonte...
 
Ehh, Si ish simpatizant dhe aktivist i mjaft por ne pak aktivizime... Desha te paraqes edhe une mendimin tim rreth animit politik te Erjon Veliaj.
Sot eshte koha politike per te qene te bashkuar qe te mposhtim sistemin Sali Berishen. I mire apo i keq koha e tregoj. Animi politik i Erjonit ka kete qellim i cili i vetem ne partine e tij pa as nje deputet nuk mund te bej perapra dhe i vetem nuk mund ta thyej akullin i cili ka bllokuar dyert e parlamentit nga korrupsioni. Panvarsisht perkrahjes qytetareske qe mund te kishte ky qytetar i nderuar deri dje.

Mendoj, se duke menduar qe nuk shikojme te mira qe sjell pushteti Sali. Erjoni duke mare shkas nga Edi i cili deshiron nje politike te re por me politikane te vjeter duke i bashkangjitur ikonen e G99 me ikonat e LSI PSD etj.
Desha tju tregoja qe gjate aktivizimeve tet fundit qe ndermori mjafti hasi ne veshtirsi me policine, 2 nga aktivistet u rrahen e shume te tjere u shoqeruan ne polici. Kjo sjell edhe animin e tij paksa politik. Mos harrojme qe ne kohen e Fatos Nanos levizja Mjaft operonte e lire. Por gjithesesi nese PS dhe G99 do tju bashkangjisnin nje politike te perbashket me LSI e PSD do te kishin akoma me shume sukses per te arritur objektivat qe kan per marjen e pushtetit. Dy te rinje politikan mund te bejne me shume se 5 te vjeter, Ky eshte mendim i gabuar. Nqse do te bashkojme praktiken dhe eksperjencen e te vjeterve me energjine, vrrullin, shperthimin e te rese qe perfaqesohet nga te rinjte kjo e thyen akullin. Shpresojme se politika qe do te ndjeke ky grupim partiak mos te kete si qellim pushtetin. Por LSI, PSD etj jane te etur per pushtet.

Grupimet politike dallohen individualisht edhe ne grup bazuar ne nje program te caktuar i djatht apo i majte. Cdo te thote e majte ? Nje program qe te plotetsoj te gjithe interesat e klasave dhe shtresave me te varfera dhe te mesme. Kush jane? Puntore me meditje " Punmarresit " sic i quajne sot. Shegertet plus bisneset e vogla qe drejtohen e shfrytezohen nga vete familja dhe nuk shfrytezojne punen e tjerve, fshataret e varfer dhe te mesem, ky eshte grupimi politik i te majtes. Ky grupim perfaqesohet nga parti politike te verteta te majta te shprehura ne program. Ne kete program si baze udheheqese i ketyre grupimeve politike eshte idologjia dhe politika e vete klases puntore qe perben shumicen derrmuese.

I referohemi grupimit te djathte! Cfare perfaqeson ky grupim? Ky grupim perfaqeson perfaqesuesit e borgjezis se re e te vjeter qe perfshin kapitalin financiar kapitalin industrial kapitalin tregtare dhe kapitalin buqesore te cilet kane program dhe politike te grupuar ne parti politike te djathta. Forca levizese e ketij grupimi i kundervihen forcave levizese te grupimit te majte secila lufton per jet a vdekje ne nje vend te caktuar dhe ne grup vende.
Gogoli i se djathtes eshte terrorizmi me kete gogol kerkon ti mbaje nensundim forcat e verteta te majta.

Grupimi i majte i kundervihet dhe vazhdon ti kundervihet me kerkesat reale individuale dhe kombetare sic mund te jen kundervarferia shtypja, cfrytezimi te shprehura ne nje idologji dhe politike te se majtes reale.

Gjithesesi jemi mesuar te jetojme nenkorrupsion, te perjetojme momente te veshtira nga politika qe bashkqytetaret tane ndjekin. Jemi regj gjithashtu me mashtrime politikanesh, ndoshta mund ti pranojme te gjitha.
Mund ta pranojme gerdecin e Berishes, mund te pranojme mashtrimin e Berishes per infrastrukturen, mund te pranojme 16 ore pa drita, mund te pranojme shume gjera, por ajo cka na vret me shume eshte se nuk mund te pranojme Greket qe dite per dite po forcohen, Nuk mund te le pa perrmendur miqesine Bollano Berisha, Tet gjithe e dim se cu be ne Himare edhe fundja perfundoj me gjobe!! Duke anash kaluar nene te kushtetutes te Shqiperise ate te luftes anti propagantes Shqiptare. Sigurisht fajtor mbetet populli!

Por nuk dime se partia G99 qe menjanon majtas politikisht per interesa te perbashketa, dhe deri me sot me organizaten e mirenjohur ne rang boteror, solli nje ser te mirash per Shqiperine edhe Shqiptaret a do te bashkohet per te ndjekur rrugen Helene te cilen Berisha po e ndjek mjaft mire?
 
Iku dhe ky trimi presim deri sa te dale dikush tjeter qe ti varim shpresat
 
Ju ftoj te shikoni kete vidjo, nje Erion te papare, nje politikan te pergaditur, energjitik dhe me nje te ardhme te niveleve me te larta.

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=vGQQLSAB0MY]YouTube - Interviste me Erion Veliaj[/ame]
 
Hajde interviste qe paska bere Veliaj.I lumte!
 
Mua me duket se cdo pjelle qe del ne politike ,vjen nga shartimi i atyre qe kane qene ne pushtet( 1945-1990) dhe miqve e shokeve te tyre qe vine nga pas dhe jane te padukshem
 
Titulli: Mikut tim, qytetarit Erion Veliaj!

emo ky eshte nje njeri u let
se qe ne fillim qe kur hyri tek mjafti hyri me bindje politike,qe neser te behete dikush.
por asnjeher nuk do ta bej kete gje
 
Titulli: Mikut tim, qytetarit Erion Veliaj!

Ne fakt, kur Veliaj hyri ne politike, i tha mjaft, levizjes mjaft, per te filluar vete ate qe kundershtonte dikur.

Dikush ka thene; Me mire te jesh nje politikan, jo politikan "jashte politikes".


Por Veliaj nuk e kuptoj kete, dhe beri te kunderten, "hyri brenda".

Por nganjehere eshte me mire qe te qendrosh jashte, dhe kete e tregon shume mire kaprolli qe nuk troket kurrsesi ne strofullen e pumes.

Pershendetje!
 
Titulli: Mikut tim, qytetarit Erion Veliaj!

Erjon Veliaj per veshin politikan eshte pjelle e RE!

Kam qene e para qe vija ne dyshim G99 per arsyje te dukshme, megjithate kam vene re ne leksikun politik te Erjonit nje njohje te gjere te se drejtes Europiane!
Ndryshe nga te tjeret Erjoni po kerkon te filloje nje rimekembje nga baza!;)

Uroj te jete strategjia politike me e mire e mundshme qe ka arritur te gjeje per nje vend kaq te ngjyrosur sa Shqiperia:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top