Mikpritje apo kampe refugjatësh?

Pëllumb Nako

Vendosja e refugjatëve afganë në qendër të vëmendjes së opinionit publik botëror, nuk mund të lihej pa u shfrytëzuar nga lidërshipi i qeverisjes aktuale të vendit tonë për të qenë në qendër të mediave botërore dhe vendore lidhur me këtë problem me përfitim kaq të madh politik. Notat prekëse të fjalimeve, thuajse kaluan edhe humanizmin e Nënë Terezës. Po ashtu ato përmbushën me bollëk detyrimet e vendit në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare, madje duke u dhënë mësim edhe disa vendeve anëtare të NATO-s. Por këtu është edhe çasti kur nuk duhet harruar fakti se premtimet euforike të sotme kur je në qendër të vëmendjes së mbarë opinionit publik botëror, shumë shpejt do të transformohen në sfida të shumta financiare dhe sigurie nesër, kur kjo çështje të jetë harruar dhe vëmëndja botërore të jetë drejtuar në ngjarje të tjera të mundshme.
lg.php
Megjithatë pavarësisht nga teprimet dhe sidomos hipokrizinë me doza të ngjeshura, qeveria nuk ka shkelur në dërrasë të kalbur me dëshirën dhe gatishmërinë e saj. Por nga deklarimet që bëhen publike, duket se ajo nuk është fort e përgjegjshme për sfidat që e presin (sepse eksperiencë sigurisht nuk ka). Dëshmitë për këtë të fundit janë të shumta.
lg.php
Nëse do t’i hidhnim një sy kozmosit të kampeve të refugjatëve të hapur nëpër vende të ndryshme të botës e që sot janë tërësisht të harruara, do të konstatonim me thjeshtësinë më të madhe se nga kampe refugjatësh të përkohshëm, ato janë kthyer në qyteza të përhershme të cilat nuk figurojnë në asnjë hartë të vendit apo të lokalitetit ku janë ndërtuar. Madje në disa vende, si në Algjeri, ato janë shkatërruar me forcë nga qeveria sepse ishin kthyer në qëndër trafiqesh dhe banorët e tyre janë larguar nga kanë mundur, duke kaluar madje edhe nëpër Shqipëri. Historia e kampeve të refugjatëve nuk përbën pjesën më të shkëlqyer të civilizimit botëror e aq më pak të mikpritjes që pretendon shefi ynë. Askush nuk mund të shijojë mikpritjen e as të ndërtojë ëndrra të bukura për të ardhmen e tij duke qenë brenda kampeve të izoluara nga pjesa tjetër e popullsisë, apo të rrethuar me tela me gjemba. Vetë Komisari i Lartë i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka deklaruar jo shumë kohë më parë: “I urrej këto kampe”, apo dikush tjetër që i cilëson “si shtete përjashtimore.” Pra ose kampi, ose mikpritja sepse të dyja janë të pamundura.
lg.php
Tjetër gjë që shqetëson nga deklarimet qeveritare, janë detajet e dhëna në media, ndër të tjera me rrahjen e gjoksit nga shefi kur krahason rastin e refugjatëve afganë me refugjatët kosovarë që hynë të shumtë në vendin tonë disa dekada më parë. Krahasimi i tij mbetet tepër i gabuar në raport me kontekstin se si kanë ndodhur të dyja ngjarjet duke dëshmuar pra edhe një herë se qeveria nuk e njeh problemin në thelb dhe nuk është e përgatitur që çështja e refugjatëve afganë në vendin tonë, mund të marrë dekada të tëra për t’u ezauruar si problem.
Refugjatët kosovarë erdhën në vendin tonë masivisht në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar me në krye NATO-n po bëhej gati për të ndërhyrë në këtë vend e për të rrëzuar regjimin e Milosheviçit, kurse në rastin tonë të sotëm me afganët është e kundërta. Këta të fundit po largohen pikërisht kur NATO dhe komuniteti ndërkombëtar po e braktisin vendin e tyre. Kjo do të thotë se askush nuk e di sot, e aq më pak qeveria euforike e vendit tonë, se si do të jetë e nesërmja dhe se sa do të zgjasë kjo situatë.
Po a zgjidh këtë ngërç Vendimi i Qeverisë i cili merr përsipër të garantojë mbrojtje të përkohshme për refugjatët afganë vetëm për një vit?
Viti ikën shpejt dhe opinioni ynë publik duhet ta dijë, të jetë i qartë se nuk ka ndonjë shanc që talebanët të kenë ikur nga pushteti pas këtij viti që qeveria jonë zotohet të garantojë mbrojtjen e refugjatëve dhe ata të kthehen në vendin e tyre. Ata katër mijë, nëse nuk largohen në mënyrë ilegale drejt perëndimit, por pranojnë të vendosen këtu si individë apo me familje, do të qëndrojnë për shumë vite, madje dekada, pavarësisht se qeveria ka vendosur që të qëndrojnë vetëm për një vit. Duke lenë mënjanë për një çast çështjet e sigurisë, ata do të kenë nevojë jo vetëm të ushqehen, por edhe të shkollohen, të mjekohen e sfida të tjera. Nuk mund të mbahen katër mijë refugjatë për një kohë të gjatë pa garantuar donacione afatgjata nga donatorë të ndryshëm. Kështu ata do të detyrohen të gjejnë punë legale dhe ilegale. Dhe publiku ynë duhet t’i dijë këto gjëra nëpërmjet transparencës dhe sidomos projekteve konkrete e reale se si do të bëhet me ta për vitet në vazhdim, sidomos me integrimin e tyre.

Do të largohen me forcë? Nuk është as humane e as ligjore, por edhe e pamundur. Do t’i thuhet partnerëve “merrini ju sepse ne kaq mundësi kishim, vetëm 1 vit?” Nuk është e thjeshtë.
Për të mos bërë hamendje. Le të marrim shembullin e kampit të refugjatëve sirianë në veriun e Jordanisë. Kampi i refugjatëve sirianë aty u hap në vitin 2012 dhe ishte projektuar si i përkohshëm për dy vite, ndërkohë sot pas nëntë viteve ai jo vetëm që nuk është mbyllur, por mban brenda tij akoma 80.000 refugjatë. Të vetmit që dëshirojnë të kthehen në vend janë të moshuarit, ndërkohë banorët e kampit kanë filluar të ndiejnë masivisht mungesën e ushqimit dhe shumica e tyre jetojnë me më pak se tri dollarë në ditë.

Në vendin tonë do të jenë më pak sigurisht, vetëm katër mijë, por nuk janë të paktë për problemet dhe standardet më të cilat duhet t’i menaxhojë qeveria në mënyrë që vendet ku strehohen përkohësisht të mos kthehen në lagje të përhershme që nuk ekzistojnë asgjëkundi nëpër hartat e vendit dhe secili prej tyre i braktisur në fatin e tij.
 
eh... si luhet me popullin e shkrete!
kudo emigrantet qe ikin nga lufta priten ne brigje deti e te rraskapit. keta te afganit vijne me avjon si zotni. Lol...

Kush po e kupton te verteten sot me aman! Nje pershesh qe nuk po hahet por thjesht te vjen me vjell!

p.s. shkrimin ne fakt nuk e lexova :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top