Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

MIHRIJE BRAHAJ- I ka mbushur 45 vjeç dhe është ende një ikonë seksi

mihrie1-225x300.jpg

mih3-225x300.jpg

mihrie2-225x300.jpg

Fotot e reja në plazh, ku këngëtarja tregon linjat perfekte
Për të ka se çfarë të flitet. E bukur, me shije dhe me një karrierë të bujshme artistike, aq sa prej disa vitesh u bën konkurrencë të fortë këngëtareve të reja si nga muzika që lëvron, ashtu edhe nga pamja fizike. Ka mbi 45 vite mbi shpatulla dhe ende nuk ka shenja për plakje, ndërkohë që edhe vetë këngëtarja në shaka komenton plakjen. “Asnjëherë nuk bëj pakt me të dhe s’mendoj për të (qesh), ç’të bëjmë, proces që nuk e ndalojmë dot, por unë s’e njoh dhe as nuk dua ta njoh, nuk frikësohem prej saj dhe jam shumë e qetë”, thekson Mihrija, ndërsa vazhdon të mbetet një nga ikonat e bukurisë së skenës shqiptare që shkëlqen ngado që shfaqet. Bukurinë e ka të trashëguar nga e ëma, për të cilën thotë se është po ashtu shumë e bukur. “Mund të them se e kam edhe të trashëguar, sepse nëna ime është ende shumë e bukur”, teksa bën me dije se jeta e mirë të cilën është duke e jetuar, e bën atë të rrezatojë pozitivisht. “Unë për vete jam shumë e qetë dhe rrezatoj pozitivitet dhe ta dini që kjo është ajo që më bën të jem shumë në relaks. Pastaj, unë jam një njeri i dashuruar me një njeri që më dashuron dhe lumturia e pafund e përshkon jetën time pranë dy njerëzve që i dua mbi çdo gjë në botë”, tregon Mihrija.
Ishte klipi “Tigreshë” në të cilin shfaqet këngëtarja e veshur në bikini dhe me një pamje ekstravagante, ndërsa tregon se është në përgatitje të një albumi muzikor. “Pas një klipi të bukur, do të vazhdoj punën për një album të ri. Për mua, në realitet, është i vetmi mjet fitimi, prandaj mendoj se edhe fitohet me këngë”. Deri kur do të vazhdojë Mihrija të mbajë linja perfekte të trupit, e gjitha varet nga kujdesi që do të tregojë këngëtarja ndaj vetes, por për pak më vonë do të jetë e pamundur për shkak se vitet e bëjnë të vetën. Ndërkohë, këngëtarja rrëfen edhe jetën e saj me bashkëshortin Naimin, për të cilin tregon se njerëz të ligj shumë herë i kanë ndarë, por e vërteta qëndron ndryshe, pasi ata jetojnë për njëri-tjetrin dhe janë të lindur për njëri-tjetrin. I kanë thënë edhe fjalë të këqija për bashkëshortin, por tregon se edhe atij i kanë folur keq për bashkëshorten.
“Edhe më kanë thënë, por vetëm ata që nuk e durojnë dot Naimin, por mos harroni se edhe Naimit i kanë thënë për mua (qesh), madje me fjalë na kanë ndarë nja njëzet herë deri më tani”. E si ka reaguar ajo? “Si do të reagonte një njeri ndaj çdo fjale jo të mirë për njeriun e zemrës”, shton më tej ajo, duke treguar gjithashtu se pse vendosi që të ketë për burrë Naimin. “اdo gjë që prezantonte Naimi e mbi të gjitha dashurinë që ma dhuroi, e cila është e fortë edhe sot e kësaj dite, gjithçka e bukur që më ofrohet nga ai dhe të cilën me të njëjtën masë e kthej edhe unë, m’i bën ditët e lumtura. Mund të kemi pasur konflikte sporadike apo të jetës së përditshme kur bëhet fjalë për dy njerëz striktë që edhe mund të mos pajtohen për çdo gjë. Konflikte të rënda asnjëherë”, përfundon rrëfimin e saj Mihrija, duke thënë se nëse ndahet me Naimin, pas atij procesi ajo do të vdiste dhe nuk do të jetonte më. “Pas asaj, unë do të vdisja dhe s’do të jetoja për asnjë çast. Nuk e imagjinoj jetën pa të në krah”.
 
Pe: MIHRIJE BRAHAJ- I ka mbushur 45 vjeç dhe është ende një ikonë seksi

Ca eshte kjo kengetare?
 
Titulli: Pe: MIHRIJE BRAHAJ- I ka mbushur 45 vjeç dhe është ende një ikonë seksi

Ca eshte kjo kengetare?

Kjo esht ajo qe i kishin dhen 1 miljon dollar dhe skishte pranuar ta tradhtonte Naimin
 
Pe: MIHRIJE BRAHAJ- I ka mbushur 45 vjeç dhe është ende një ikonë seksi

kush eshte kjo? ca eshte?
 
Pe: Titulli: Pe: MIHRIJE BRAHAJ- I ka mbushur 45 vjeç dhe është ende një ikonë seksi

Kjo esht ajo qe i kishin dhen 1 miljon dollar dhe skishte pranuar ta tradhtonte Naimin

Prap se njoh as Naimin jo.
 
Pe: MIHRIJE BRAHAJ- I ka mbushur 45 vjeç dhe është ende një ikonë seksi

ylle me vertet sidomos nga pamja eshte kjo,.dhe nga karriera mire ka plote hite,kengesh vertet ne karrieren e saje si kengtare,..
 
Pe: MIHRIJE BRAHAJ- I ka mbushur 45 vjeç dhe është ende një ikonë seksi

Shume e mire vertet :)
 
Titulli: MIHRIJE BRAHAJ- I ka mbushur 45 vjeç dhe është ende një ikonë seksi

Te rroje kirurgu
 
Pe: MIHRIJE BRAHAJ- I ka mbushur 45 vjeç dhe është ende një ikonë seksi

yll fare dhe nje bashkshorte e mir
 
Pe: MIHRIJE BRAHAJ- I ka mbushur 45 vjeç dhe është ende një ikonë seksi

Vertet shume e bukur per moshen qe eshte ,shume e mbajtur ...vitet nuk i tregojne moshen :)
 
Titulli: MIHRIJE BRAHAJ- I ka mbushur 45 vjeç dhe është ende një ikonë seksi

Mua disi kjo plastika nuk me ka ngjalle kurre ndonje ndjenje te vecant. Me duket me i mire mishi i fresket. :P:P Disa ketej paskan dhene edhe vleresime bashkeshortore :syze::fantazemta ha mendja se e kan ngrane ka nje thes kryp bashk me ta. :konfuz:. Per bashkeshortesi them te drejten une asnjehere se kam provu :lol:
 
Pe: MIHRIJE BRAHAJ- I ka mbushur 45 vjeç dhe është ende një ikonë seksi

E mir qeka ca sben plastika sot po na dalni plakat nga 80vjece sexi me plastike spo dalka kjo :D:D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back