Migrena - dhimbjet e kokes

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Shkaqet e dhimbjes së kokës të femrat

Në rast se ditën e nisni me dhimbje koke atëhere shkaku kryesor i saj mund të jetë ndonjë problem psikologjik dhe në rastet më shqetësuese depresioni. Nuk është aspak cudi që dhimbjet e kokës të jenë shenjat e para të stresit apo një gjendjeje depresioni, një lidhje jo rastësore ekziston midis dhimbjes së kokës që shfaqet në mëngjes dhe crregullimeve që vijnë gjatë gjumit.

Simptoma më e shpeshtë neurologjike është dhimbja e kokës. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar nga ata psikologjikë e deri të tumorët. Neurologjia regjistron këto tipe të dhimbjes së kokës:

psikogjen
ndryshimet të numrit të syrit (anomalitë refractive, hipermetropia, astigmantizmi, miopia etj.)
dhembja adontogjene,
sëmundja e sinuzeve paranasalë,
hipertensioni arterial,
dhembja histaminike e kokës (sindromi i Hortonit),
dhembja traumatike e kokës,
dhembjet meningeale të kokës, të cilat janë të forta,
tumorët intracranial,
gjakderdhja subarahnoidale,
migrena (hemikrania,
neurologjia e trigeminusit,
neurologjia vagale etj.

Migrena ose hemikrania (ndodh atëhere kur dhembja është periodike dhe kufizuar në njërën anë të kokës) shkaktohet nga mbyllja e enëve të gjakut (emboli) në tru. Një mbyllje e tillë është pasoje e rruazave të gjakut që përhapen me anë të qarkullimit të gjakut.

Simptomat specifike të migrenës janë: rrahje pulsi të shpejta, dhimbje në formë pulsimi të kokës, dhembje e kokës me intesitet të lartë, shtypje e lartë e gjakut.

Migrena është një ndër format më të përhapura të dhembjes së kokës dhe në 50% të rasteve, personat në cilat është e përhapur janë femra. Manifestohet edhe me një dhembje të fortë e pulsuese, që përgjithësisht godet vetëm gjysmën e kohës. Simptomat e tjera: shqetësime nga drita dhe zhurmat të cilat shoqërohen zakonisht me të përziera dhe të viella, iritueshmëri, nervozizëm dhe shok emotiv.

Shumica e të sëmurëve trashëgojnë këtë sëmundje nga familja, te të cilat shumë pjesëtarë të saj kanë dhembje koke të njëjta. Një hipotezë, migrenën e shpjegon si vijon: fillimisht gjatë hipermisë reactive, serotonia lirohet nga trombocitet dhe I sensibilizon nociceptorët cranial, sistemin kininogjen.

Sot, përveç ilaçeve antimigrenë (Sandomigran, Avamigran, Cafergot, Ditamin, betabllokuesit, antidepresivët, magnesiumi etj.) pacientit i duhet shpjeguar roli i tendosjeve fizike, psikike dhe emocionale gjatë sulmit migrenoz.

Tث JETOSH ME ARTRITIN REUMATIK

Ai që ka artritin reumatik mund të përjetojë periudha të qeta të kësaj sëmundjeje por ndonjëherë vijnë disa periudha kur sëmundja bëhet aktive dhe gjatë kësaj kohe njeriu ndjehet edhe më i lodhur. Vështirësitë qëndrojnë shpesh tek veprimet praktike në shtëpi, në punë dhe në kohën e lirë. Për të zgjidhur disa punë të përditshme ka mjete të ndryshme ndihmese. Një fizioterapeut apo një terapist pune mund të japë këshilla, mbështetje dhe një program stërvitjeje.

Ai që ka artritin reumatik shpesh mundet të vazhdojë të merret me interesat e kohës së lirë po ashtu si më parë, por do të ishte e mencur shmangia e veprimtarive që kërkojnë të jesh i papepur ndërsa sëmundja është active, si përshembull disa lojra me top apo gjimnastikë me ushtrime kërcimi. Këto lloj veprimtarish mund t'i mbingarkojnë kycet.
Se sa i lodhur njeriu ndjehet nga kjo sëmundje është dicka vetiake. Në përgjithësi nuk duhet të lindë nevoja të lërë punën. Në vend të kësaj punëdhënësi duhet të kujdeset që detyrat në punë të përshtaten apo që njeriu të ketë mundësi ndryshojë detyrat. Puna me orar të shkurtuar mund të jetë një zgjidhje.
Nga: Ada Guven​
 
Dhimbja e kokes, vuan 4% e botes

Dhimbja kronike e kokes eshte nje crregullim per miliona njerez dhe nese keni me shume se tre sulme te saj ne nje muaj dhe nuk e qetesojne dot as ilacet, ju duhet te kerkoni ndihme nga mjeku.

Sipas nje studimi te fundit, 4% e popullsise se botes vuan nga dhimbje koke cdo dite. Vuajne kryesisht gra, me nje raport mesatar prej 4-1 ne krahasim me burrat.

Ne disa raste, nje grup dhimbje koke, dhimbja eshte aq e forte sa krahasohet me ate te lindjes dhe dhimbjen e veshkave apo te barkut.

Por sipas dr.Piero Barbanti, drejtor i Institutit per Dhimbje Koke, ajo nuk eshte nje semundje e vertete, porse ka nevoje per nje diagnoze te sakte.

Pershkruani frekuencen e sulmeve, vendndodhja, kohezgjatjen dhe intensitetin e dhimbjes dhe fenomenet shoqeruese jane pike fillestare per te luftuar problemin. Gjithashtu, mos harroni te pushoni ne nje dhome te erret, duke kerkuar heshtje.

Nder dhimbjet primare, migrena eshte me e perhapur ne mesin e grave me 18%.

Jane tri lloje te ndryshme dhimbje koke, ku forma me e zakonshme eshte dhimbja e kokes shkaktuar nga tensioni.
•infoalb•
 
15 minuta për të larguar dhimbjen e kokës

dhimbja-e-kokes-300x195.jpg


Keni dhimbje koke? Përpara se të merrni medikamente, mundohuni të ndiqni hapat e mëposhtëm që do t’ju lehtësojnë.
3 minuta frymëmarrje në ambjent të hapur
Kudo që të jeni në zyrë apo në shtëpi dhe sido që të jetë koha jashtë, hapni dritaret dhe merrni frymë për rreth 3 minuta. Ajri i pastër shërben si një antistres i vërtetë, të ç’tensionon dhe e furnizon trurin me oksigjen. Në këtë mënyrë presioni i gjakut normalizohet dhe dhimbja e kokës pakësohet.
2 minuta gjimnastikë për sytë
Të ulur në tavolinë, mbyllni sytë dhe me duar i masazhoni lehtë. Pastaj ushtroni më tepër forcë për rreth pesë sekonda dhe pastaj i lëshoni. ثshtë mirë që një proçedurë e tillë të bëhet 5 herë. Do të jetë akoma më e efektshme nëse, ndërkohë që masazhoni sytë, të merrni frymë thellë dhe ngadalë.
3 minuta për një çaj jeshil
اaji jeshill largon menjëherë dhimbjet e kokës që vijnë si pasojë e pagjumësisë apo e një dite të ngarkuar në punë. اaji duhet pirë pa shumë sheqer dhe shumë i nxehtë. I shtuar edhe me disa gjethe menteje, efekti është edhe më i mirë.
7 minuta në qetësi
Drita dhe zhurma, janë dy nga elementet më të këqinj të cilët e shndërrojnë një dhimbje të thjeshtë koke në migrenë. Prandaj fikni dritën, televizorin apo kompjuterin. Për një pushim akoma më të qetë, është mirë të mbyllni edhe perdet. Gjatë kësaj kohe mos dëgjoni as radio dhe aq më pak të përdorni telefonin.



sekretebukurie
 
Pe: 15 minuta për të larguar dhimbjen e kokës

Do i bej prove iher:P
 
Pe: 15 minuta për të larguar dhimbjen e kokës

Ishalla te ben efekt ...
 
Titulli: 15 minuta për të larguar dhimbjen e kokës

Do e provoj dhe une sepse medikamentet kunder dhimjes se kokes kan filluar te mos kene me reagim tek une..I konsumoja shume nje kohe :(
 
Pe: 15 minuta për të larguar dhimbjen e kokës

Bahhhh gjith te semur nga koka meqe qenkemi shume po u them qe me keni dhe mua te grupi i dhimbjes se kokes :D
 
Migrena, kush janë më të rrezikuarit

Migrena është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me nause, vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave.

Simptomet
Fillon me simptome prodromale, gjysmë deri një orë para kokëdhimbjes, me eufori, depresion, lodhje, puls të shpejtuar, anoreksi.

Pastaj vijon dhimbja e fortë e kokës në të shumtën e rasteve vetëm nga njëra anë, por jo gjithnjë. Gjatë aktiviteteve trupore keqësohen simptomet. Shpesh shoqërohet kokëdhimbja me të përziera,të vjella, fotofobi dhe fonofobi.
Faktorët të cilët ndikojnë dhe shkaktojnë dhimbje koke janë: stresi, ndryshimi i bioritmit, mungesa e gjumit, ushqimi (djathi, çokollata, çaji, bananet, lajthia, arra, bajamja), alkooli, droga, ndryshimi atmosferik si dhe ndryshimi hormonal tek femrat.
Eksitojnë dy lloje kryesore të migrenës: migrena me aurë dhe migrena pa aurë. Aura zgjatë deri më 60 minuta. Ajo paraqitet me halucinacione optike.
Nga migrena vuajnë 18 % e grave dhe 6 % e meshkujve. Ajo manifestohet për herë të parë rreth moshës 25 deri 45 vjeçare. Deri në pubertet vuajnë meshkujt dhe femrat në përmasa 1 me 1 pastaj në moshën e rritur femrat vuajnë 3 herë më shumë se meshkujt.
Wikipedia

Për herë të parë, variacionet e tre gjeneve që janë të predispozuara që të preken nga migrena, tashmë janë zbuluar. Rezultatet e një studimi të drejtuar nga Tobias Kurth, drejtor i kërkimeve të Inserm 708 "neuroepidemiologji", sugjerojnë se ka një mekanizëm të përbashkët për format e ndryshme të migrenës.

Falë analizës gjenetike për rreth 23 mijë gra, 5 mijë prej të cilave vuanin nga migrena, që morën pjesë në studimin e quajtur "Women's Genome Health Study", ekipi ka identifikuar një lidhje mes migrenës dhe varianteve të tre gjeneve, TRPM8, LRP1 dhe PRDM16. Këto ndërhyrje gjenetike u konfirmuan më pas edhe nga analiza e të dhënave të tre studimeve europiane të pavarura, ku u përfshinë burrat dhe gratë. “Personat që kanë këto variacione janë më të rrezikuar që të preken nga migrena. Kjo ndërhyrje është vënë re në forma të ndryshme të migrenës, gjë e cila tregon rëndësinë e këtyre rezultateve”, pohon Tobias Kurth.

Mes këtyre tre gjeneve, dy prej tyre janë të lidhura ngushtësisht me migrenën: gjeni TRPM8, që ndodhet në neurone, roli i të cilit është vënë re si shkak i ndjeshmërisë së tij ndaj të ftohtit dhe dhimbjes (një nga përbërësit e migrenës) dhe gjeni LRP1, i cili ndërvepron në sistemin nervor me proteina që pengojnë transmetimin e sinjaleve drejt neuroneve.

Gjeni i tretë PRDM16, duket se luan një rol të veçantë te migrena, më shumë se te llojet e tjera të dhimbjes së kokës.

Specialistët pohojnë se migrena prek 20 % të popullsisë. Viktimat e kësaj sëmundjeje pohojnë se kanë dhimbje të forta koke, shpesh të shoqëruara me simptoma të tjera, si të vjella apo ndjeshmëri ndaj dritës apo zhurmave. “Migrena kap 3 deri në 4 herë më shumë gratë. Edhe pse një përbërës gjenetik u zbulua kohë më parë, vetëm disa forma të rralla të migrenës janë lidhur deri tani me gjenet”, vazhdon doktori.

“Edhe pse mekanizmat e migrenës vazhdojnë të mos njihen mirë dhe shkaqet të pakuptuara, identifikimi i këtyre elementëve të përbashkët lejon të hedhë më shumë dritë rreth origjinës biologjike të kësaj sëmundjeje” nënvizon Tobias Kurth.

Së bashku me ekipin e tij, ai inkurajon studiuesit shkencorë të bëjnë studime që iu lejojnë të shpjegojnë kontributin e saktë të këtyre gjeneve, pasi kjo patologji mund të vijë si shkak i shqetësimeve të rrugëve sinjalizuese te tipet e ndryshme të migrenës.
Gazeta MAPO
 
Redaktimi i fundit:
Shkaktarët e dhimbjes së kokës që nuk i keni ditur

Të gjithë e dimë se një gotë verë me tepër ose stresi i akumuluar mund të shkaktojë dhimbje koke. Megjithatë, ekspertët zbulojnë më shumë shkaktarë të dhimbjes së kokës, të cilët sigurisht që do t’ju befasojnë.



Aktivitetet e përditshme: ushqimi të cilin e hamë, mënyra me të cilën ushtrojmë ose zbukurohemi a rregullohemi, mund të jenë shkaktar i dhimbjes së kokës.

Kollitja

Kolla dhe lloje të ngjashme të angazhimit, të tilla si teshtitja ose fryrja e hundës mund të shkaktojnë dhimbje koke. Përafërsisht një për qind e dhimbjes së kokës i shkakton kollitja, e më të rrezikuar për këtë janë meshkujt. Dhimbja është e rreptë, therëse, në zonën e qafës dhe zakonisht zgjat nga disa sekonda në disa minuta. Dhimbja e kokës e shkaktuar nga kollitja shpesh tregon për çrregullime të tjera siç është sindroma Arnold-Chiari.

Frizura

Derisa floktarët lajnë flokët tuaja koka duhet të jetë e shtrirë prapa. Kjo pozitë mund të shkaktojë dhimbje në kokë madje edhe për disa ditë pas shkuarjes te floktari. Efekt të ngjashëm ka mbajtja e receptorit të telefonit me krah, ose ulja në një karrige pa mbështetëse. Përveç kësaj, flokët e lidhura shtrëngueshëm, gërshetat dhe kapelat e ngushta mund po ashtu të shkaktojnë dhimbje koke.

Vrapimi në shirit lëvizës

Vrapimi në shiritin lëvizës dhe tendosjet e ngjashme fizike shkaktojnë të ënjtura në enët e gjakut në qafë, kokë, që çon në krijimin e shtypjes në tru. Dhimbja e fortë fillon për disa sekonda, ndërsa dhimbjet e tilla të kokës zakonisht paraqiten te njerëzit me migrenë. Ndryshimi i llojit të ushtrimeve mund të ndihmojë. Për shembull, në vend të vrapimit bëni not.

Ankthi

Njerëzit me vetëbesim të ulët dhe personalitet ankthioz kanë probabilitet të lartë të vuajnë nga migrena, shkruan “Daily Mail”. Këta njerëz janë të nënshtruar ndaj stresit, i cili zvogëlon nivelin e serotoninës në tru. Niveli i ulët i këtij kemikali në tru, mund të shkaktojë dhimbjen.

Sandviçi me proshutë

Ekzistojnë ushqime të shumta, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje koke, mirëpo proshuta është më e suksesshmja në këtë. Ajo përmban konservansin tiranin, i cili rrit qarkullimin e gjakut në tru dhe shkakton dhimbje koke. Dhimbja e kokës e shkaktuar nga aditivët në ushqim zakonisht ndihet në të dy anët e kokës. Përveç proshutës, tiranini gjendet edhe në ushqimet e tjera të tymosura, të marinuara (të cilave u hidhet kripë për t’i ruajtur), ose në ushqimet e thartuara, në djathëra, çokollata, prodhime të mishit, ananas dhe banane.

Seksi

Edhe pse dhimbja e kokës është arsyetim i zakonshëm për ta shmangur seksin, nganjëherë ai vërtet edhe mund ta shkaktojë atë. Kjo dhimbje koke paraqitet kryesisht gjatë kohës së orgazmës ose pas saj, e nga kjo vuajnë 1.3 për qind e njerëzve, më së shumti meshkujt. Manifestohet si një dhimbje e vazhdueshme në pjesën e pasme të kokës, e rrallë mund të çojë edhe deri te një sulm hemorragjik në kokë.

Dushi i nxehtë

Ndryshimi i temperaturës shkakton ndryshim të qarkullimit të gjakut, i cili mund të çojë në dhimbje të rrufeshme therëse në zonën ballore. Kjo dhimbje koke rrallë zgjat më shumë se pesë minuta, e përveç dushit të nxehtë mund ta shkaktojë edhe noti në ujë shumë të ftohtë.

Pirja e duhanit

Ndoshta për momentin lehtëson nervozizmin, mirëpo në të njëjtën kohe shkakton dhembje koke. Nikotina shkakton zvogëlimin e enëve të gjakut, që mund të shkaktojë dhimbje në kokë.

Mungesa e gjumit

Irritimi, pamundësia për të funksionuar si duhet dhe kujtesa e dobët janë pasojat më të dukshme të mungesës së gjumit. Megjithatë, shkencëtarët kanë vërtetuar edhe se fjetja e pamjaftueshme po ashtu shkakton dhimbje koke, të cilat mund të zgjasin një orë ose edhe një ditë.

Koha e nxehtë

Numri i njerëzve të cilët paraqiten te mjeku për shkak të dhimbjes së kokës rritet me ngritjen e temperaturave, pa marrë parasysh se a është stina e verës apo e dimrit, pohojnë ekspertët. //keshilla
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Shkaktarët e dhimbjes së kokës që nuk i keni ditur

Tek une cdohere ndryshimi i kohes manifestohet me dhimbje koke :(...Edhe mungesa e gjumit dhe koha e nxehte me bejne me kokedhimbje :(.

Frizura dhe ulja ne karige pa mbeshtetese nuk e dija qe jane shkaktare te dhimbjes se kokes..Interesante...
 
Titulli: Shkaktarët e dhimbjes së kokës që nuk i keni ditur

tek un ndodhe kur behem nervoz !dhe nese jam me ndonje grip
 
Pe: Shkaktarët e dhimbjes së kokës që nuk i keni ditur

Mungesa e gjumit ...per mua sjell dhimbje koke ...ndaj e kam te nevojshme te fle te pakten 8 ore ....
 
Dhimbjet e kokës, si t’i klasifikojmë



Janë të llojeve dhe të përmasave të ndryshme. Disa janë kalimtare, të tjerat i kemi barrë gjatë tërë jetës dhe mbi të gjitha, vijnë duke u rënduar. Dhimbjet e kokës janë si të gjitha dhimbjet e tjera, por shpesh agravohen në mënyrë të tillë dhe bëhen kronike, duke na e vështirësuar shumë jetën normale. Sigurisht që shkaqet, si edhe në rastin e dhimbjeve të tjera, janë nga më të ndryshmet. Disa janë shkaqe kalimtare, të tjerat të rënda dhe që duhen ndjekur e jo lënë pas dore. Por ja cilat janë disa nga dhimbjet e kokës të cilat kanë një origjinë problematike dhe që nuk është mirë që t’i tolerojmë.
Tensioni i dhimbjes së kokës
ثshtë një dhimbje që zakonisht na kap qepallat e syve dhe ballin dhe që shoqërohet me rrahje dhe pulitje të vazhdueshme të pjesëve të sipërpërmendura. ثshtë një dhimbje jo e fortë, e cila më shumë futet në kategorinë e dhimbjeve të durueshme dhe të tolerueshme, edhe pse ka raste që shndërrohen në dhimbje kronike. Janë dhimbje koke të cilat vijnë zakonisht nga stresi i madh që mund të kalojmë për shkak të rrethanave të ndryshme në të cilat ndodhemi ose nga mungesa e gjumit. Nuk janë zakonisht dhimbje që sjellin pasoja dhe rëndohen me kalimin e kohës, dhe zakonisht zhduken vetë brenda natës ose brenda orëve të pasdites dhe mund të shërohen lehtësisht me ibuprofen ose me aspirinë e paracetamol të thjeshtë.
Dhimbja e migrenës
Migrena është një dhimbje e cila ata që e provojnë një herë, janë fatkeqësisht të destinuar që ta provojnë dhe ta vuajnë gjatë gjithë jetës. Nuk ka shanse që ajo të zhduket apo të kurohet. Dhimbja vetëm mund të lehtësohet, por jo të asgjësohet. Ajo godet majën e kokës dhe mund të zgjasë nga disa orë në disa ditë. Zakonisht ndikohet nga tinguj apo drita të veçanta dhe mund të qetësohet deri në një farë pike me advil migraine apo me motrin.
Dhimbje e përgjithshme e kokës
Kjo është zakonisht një dhimbje që bëhet si një sulm i befasishëm dhe përfshin zakonisht pjesën e thellësive të syrit, por edhe zona të tjera të kokës, varet nga goditja. Arrin kulmin e saj pas një ore që ka filluar dhe zhduket vetëm pas një dite, për t’u rikthyer sërish me të njëjtin intensitet dhe kohëzgjatje. Një situatë e tillë ikjeje dhe rishfaqjeje mund të vazhdojë për një javë të tërë dhe me disa ndalesa mund të zgjasë edhe disa muaj. ثshtë shumë problematike dhe shqetësuese dhe mund të qetësohet me medikamentet që përdoren për qetësimin e migrenës. Lajmi i mirë në lidhje me këtë dhimbje koke, sipas studiuesve, është se këto lloje dhimbjesh janë tërësisht të padëmshme. Por, jo çdo lloj dhimbje koke është një dhimbje e thjesht që vjen e zhduket pa shkak dhe pa pasoja. Ka dhimbje që nuk duhen toleruar kurrsesi.
Një dhimbje e tillë është ajo që quhet dhimbje nga asgjëja dhe që duket sikur vjen nga hiçi dhe intensifikohet brenda pak minutash në një dhimbje aq të fortë dhe të thellë, sa nuk mund të mos telefonosh urgjencën. Lista e shkaqeve të kësaj dhimbjeje nuk është e gjatë: goditja nga dielli, meningjiti, aneurizma; thuajse të gjitha janë fatale dhe sa më shpejt të kapen e kurohen, aq më mirë është.
Dhimbja në formë ushtrimi
Nëse dhimbja e kokës suaj vjen e shpejtë dhe me shumë intensitet, atëherë duhet me patjetër të kontaktoni një mjek, sepse shkaqet mund të jenë të rënda dhe me pasoja. Shanset janë kryesisht që të bëhet fjalë për një dhimbje jo të keqe, por ka raste kur mund të bëhet fjalë për një hemorragji të trurit, e cila në disa raste gjithashtu paraprihet nga një dhimbje shumë e fortë.
Dhimbja e kokës që përhapet në qafë
Dhimbjet që zakonisht quhen “të mira”, qëndrojnë brenda sferës së kokës dhe nuk përhapen në qafë apo në zona të tjera. Në rast se përhapen dhe janë të forta e pa pushim, atëherë duhet parë menjëherë mjeku, sepse shansi më i keq është që të jenë meningjit.
Dhimbjet që nuk përfundojnë kurrë
Janë dhimbje që fillojnë e pushojnë, për të përsëritur veten kështu për javë të tëra, duke dhënë probleme edhe në shikim dhe duke shkaktuar rrahje të forta në të dy tëmthat. Edhe në këto raste duhet parë menjëherë një mjek. //magjistari
 
Si te kuroni 3 format e migrenes

Shiko fotografinë 1805518


Rreth 8 % e meshkujve dhe 14 % e grave në Shqipëri vuajnë nga dhimbja e kokës, siç njihet në gjuhën mjekësore, migrena.


Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje prek moshat 35 deri në 45 vjeç. Tek gratë shpesh ajo është në formë më të zgjatur dhe më intensive. Por nuk përjashtohen mundësitë e shfaqjes së saj edhe te fëmijët, 5 për qind e tyre vuajnë nga kjo sëmundje.
Jo gjithmonë ndihma e mjekut mund të çojë në parandalimin e kësaj sëmundjeje tepër shqetësuese për njerëzimin. Shpesh vetëshërbimi mund të jetë shumë më frytdhënës se medikamentet e rekomanduara prej mjekut.

Migrena klasike
Shfaqet zakonisht tek fëmijët, adoleshentët ose të rinjtë. ثshtë me e shpeshtë tek femrat dhe ka karakter familjar. Kriza fillon me çrregullime vizuale (shkëndija ose deformim i objekteve), dhimbje pulsuese vetëm në një gjysmë të kokës (në të majtë ose në të djathtë), të vjella. Vazhdon 2-6 orë dhe përmirësohet pas gjumit.

Migrena e zakonshme
Dhimbje koke unilaterale ose bilaterale, me ndjenjën e të vjellës, por pa të vjellë dhe pa shqetësime vizuale. Më e shpeshtë tek femrat. Kriza fillon gradualisht dhe mund të zgjasë nga disa orë deri në disa ditë.
Migrena “me orar”
Dhimbje koke unilaterale (si djegie), retroorbital (mbrapa syve), shfaqet natën. Më e shpeshtë tek meshkujt e rinj (90%). Kriza fillon rreth 2-4 orë pasi ka rënë të flejë, ka një intensitet të lartë që të zgjon nga gjumi, i sëmuri loton vetëm nga njëri sy dhe paraqet kongjestin nazal. Zakonisht nuk shoqërohet me probleme vizuale ose të vjella. Kriza vazhdon 20-60 min. pastaj pushon menjëherë dhe rishfaqet ditën tjetër në të njëjtën orë për disa javë me radhë. Pastaj mund të pushojë për disa muaj dhe të rishfaqet përsëri.

Shkaqet
Shkaqet e shfaqjes së migrenës deri më sot ende nuk janë bërë plotësisht të njohura, edhe pse në botë numri i njerëzve, që vuajnë prej saj, është shumë i madh. Migrena është një formë e veçantë e dhimbjes së kokës, e cila mund të zgjasë nga disa minuta deri për ditë me radhë. Me migrenë nënkuptohen një valë dhimbjesh akute, në një gjysmë të kokës, shpesh të shoqëruara nga të vjella dhe marramendje. Shenjat e para janë shqetësime vizive: fleshe dritash në ajër, shfaqen sidomos tek adoleshentët ose moshat e reja, të cilët janë pjesëtarë familjesh ku është prezente kjo sëmundje edhe tek anëtarët e tjerë, dhe sidomos tek femrat me probleme menstruale. Patogjenezia e migrenës është e lidhur me modifikimin e fluksit të gjakut celebral, shkaktuar nga shqetësime arteriale.

Geni që shkakton migrenën
Në vitin 1996 është zbuluar një gen përgjegjës për transportimin e kalciumit nëpër qelizat celebrale, i cili shkakton një formë tjetër migrene, e quajtur “migrena familjare”, nëse ky gen nuk funksionon normalisht, lëvizjet e nivelit të kalciumit reflektohen në mosfunksionimin e disa neurotrasmetuesve, ngacmimi i të cilave shkakton këtë formë migrene. Më parë, njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së migrenës grumbullimin e një pjese të gjakut në tru, por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, alkooli, uria, streset psikologjike. Thuhet se migrena është dy herë më shumë prezente tek femrat se sa tek meshkujt. Sipas shkencëtarëve përveç barnave migrena mund të shërohet plotësisht me mjekësi popullore. Pasi, sipas tyre, barishtet që i përdorim për mjekim në mjekësi popullore nuk janë vetëm ilaçe, ato janë (shumica e tyre) pjesë e ushqimit të përditshëm.

Këshilla për migrenën dhe spondiliatrozën
1-اdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës
2-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturën e ujit mesatare
3-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë
4-Pirja e çajrave të ndryshme, veçanërisht me mente bën mirë për sëmundjen
5- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë
6-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës
7-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin
8-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.//keshilla.net//


 
Pe: Si te kuroni 3 format e migrenes

Shume e veshtire per tu kuruar :(
 
Pe: Si te kuroni 3 format e migrenes

Shume e veshtire per tu kuruar :(


Geni që shkakton migrenën
Në vitin 1996 është zbuluar një gen përgjegjës për transportimin e kalciumit nëpër qelizat celebrale, i cili shkakton një formë tjetër migrene, e quajtur “migrena familjare”, nëse ky gen nuk funksionon normalisht, lëvizjet e nivelit të kalciumit reflektohen në mosfunksionimin e disa neurotrasmetuesve, ngacmimi i të cilave shkakton këtë formë migrene. Më parë, njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së migrenës grumbullimin e një pjese të gjakut në tru, por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, alkooli, uria, streset psikologjike. Thuhet se migrena është dy herë më shumë prezente tek femrat se sa tek meshkujt. Sipas shkencëtarëve përveç barnave migrena mund të shërohet plotësisht me mjekësi popullore. Pasi, sipas tyre, barishtet që i përdorim për mjekim në mjekësi popullore nuk janë vetëm ilaçe, ato janë (shumica e tyre) pjesë e ushqimit të përditshëm.

Po te perpiqesh dhe ta mbash nen kontroll nuk do ishte keq,e nese ndodh te mos sherohet plotesisht... te pakten lehtesohet :)
 
Pe: Si te kuroni 3 format e migrenes

Nejse sado qe ta mbash nen kontroll , ata qe jan me migrene sduan as drite shume as zhurme asgje ... nejse , shume teme e bukur.
 
Pe: Si te kuroni 3 format e migrenes

Po pra... mund ta mbash nen kotroll, por per t'u kuruar plotesisht nuk kurohet.
Une kam vuajtur nga migrena qe ne moshe te vogel, dhe jam vizituar nga shume mjeke ketu dhe ne Shqiperi. Pervec qetesuesve dhe menyra se si ta evitosh, nuk ka.
 
Pe: Si te kuroni 3 format e migrenes

Ok se ju kuptuam :) Jeni shume te qarta , por une spo e kisha mendjen ketu por tek personi qe vuan na kjo semundje ...
 
Pe: Si te kuroni 3 format e migrenes

shum e veshtire mu duk :rahjeburri:
 
Pe: Si te kuroni 3 format e migrenes

Aman kujdes me kortizonin (Prednisone) se nuk eshte ilac qe pihet sipas kokes :)
 
Nga vijne dhimbjet e kokes dhe si kurohen !

Shiko fotografinë 1807048

Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të verës. Pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh, dhe kjo shkakton çrregullim.
Megjithatë, pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës nuk shkaktohet nga ndonjë sëmundje. Por çfarë i shkakton? Si trajtohen më mirë?

Tensioni
Kjo është dhimbja më e zakonshme dhe sjell pakënaqësi në kokë, lëkurë apo qafë, dhe shpesh lidhet me ngushtësinë e muskujve. Studimet tregojnë se ato zhvillohen gjatë pasdites, dhe shumë rrallë zgjasin më shumë se 4 orë. Këto lloj dhimbje koke, që vinë nga tensioni, sipas të dhënave e kanë rreth 80 për qind e popullsisë. Më shumë vuajnë gratë se sa burrat, dhe rreth 3 për qind e të rriturve kanë dhimbje koke kronike nga tensioni, me kriza më shumë se 15 ditë në muaj.

Simptomat
Ata që vuajnë ndjejnë një presion të lehtë rreth kokës, pra simptomën universale, por mund t’i dhembin edhe muskujt e qafës dhe shpatullave. Ato mund të shoqërohen edhe me stres. Shkaku ekzakt është i panjohur; mund të përfshihen disa faktorë. Dhimbja e kokës nga tensioni shkaktohet të paktën pjesërisht nga mënyra si nervi i kokës, qafës dhe shpatullave ndjen dhimbje. Kontraktimi i muskujve i shkaktuar nga stresi, depresioni, ankthi dhe pozicioni i qëndrimit mund të shkaktojnë një dhimbje koke; po kështu edhe mbushja e dhëmbëve, muzika e lartë dhe lodhja e syve.

Mjekimet
Qëndrimi i mirë dhe shmangia e lëvizjeve përsëritëse mund të ndihmojë. Mos e mbështesni mjekrën në gjoks kur lexoni dhe mos e mbani telefonin mes shpatullës dhe veshit. Antidepresantët dhe çlodhja e muskujve mund të ndihmojë parandalimin. Trajtime përfshijnë akupunkturën, “Botox”, hipnozën, frymëmarrjen e thellë, meditimin dhe jogën.

Dhimbja e kokës nga migrena
Këto dhimbje koke shkaktohen nga enët e gjakut të trurit kur ato punojnë jo normalisht. Enët e gjakut të zgjeruara në kokë janë nxitësi i parë për dhimbjen e migrenës. Këto dhimbje prekin çdo moshë, por më shumë ato midis moshës 20 dhe 50 vjeç. Ekziston dhe një predispozitë gjenetike. Një në 4 gra dhe një në 12 burra mund ta përjetojë këtë dhimbje.

Simptomat
Dhimbje e fortë në njërën apo të dyja anët e kokës. Kjo gjithashtu përfshin dhe dobësi në gjymtyrë, vështirësi në të folur, konfuzion, vjellje dhe ndjeshmëri. Në migrenën me aurë, e cila ndikon 10-20 për qind të të sëmurëve, ka çrregullime vizive, si vija zigzagu dhe zbardhje të shikimit. Dhimbja e kokës nga migrena shkaktohet nga zgjerimi i enëve të gjakut, por se çfarë e nxit këtë është ende e paqartë. Një teori është se enët e gjakut mund të mbireagojnë për të nxitur më shumë stres. Sugjerohet që ky reaksion të ngushtojë disa arterie, dhe që arteriet e tjera të hapen për të thithur më shumë oksigjen për në tru, e cila do të shkaktojë çlirimin e hormoneve të dhimbjes. Kërkimet kanë sugjeruar se edhe një vrimë në zemër shkakton migrenën.

Mjekimet
Një sërë ilaçesh përdoren për të trajtuar këto simptoma dhe për të parandaluar sulmet. Aspirina mund t’i qetësojë simptomat. Triptanët funksionojnë duke ngushtuar enët e gjakut në kokë; bllokuesit beta mendohet se ndalojnë zgjerimin e enëve të gjakut; bllokuesit e kanaleve të kalciumit e lufton pezmatimin; antikonvulsantët ndikojnë sinjalin e dhimbjes në tru. Botoksi gjithashtu mund të përdoret, por me rezultate të ndryshme. Disa nga ata që vuajnë mund të ndihmohen duke pirë kafe dhe duke hequr disa ushqime nga dieta e tyre.

Dhimbja e kokës nga sinusi
Sinusi mund të infektohet kur bllokohet nga mukoza, e cila rezulton në dhembje në kokë dhe fytyrë. Rreth katër në 10 njerëz vuajnë në një pikë në jetën e tyre, dhe kushdo që është ftohur apo e ka zënë gripi apo vuan nga alergjitë është në rrezik.

Simptomat
Dhimbja apo presioni rreth syve, faqeve dhe ballit si dhe ndjeshmëri e lëkurës dhe kockave të fytyrës. Një sondazh tregoi se 93 për qind e atyre që vuajnë nga sinusi kanë dhimbje rreth syve dhe ballit. Alergjitë dhe të ftohurat që çojnë në pezmatimet e hundës dhe membranave të inozitit janë fajtorët kryesorë. Sinusi mbushet plot dhe infektohet nga bakteret dhe viruset që infektojnë veshjen e brendshme.

Trajtimet
Aspirina dhe ibuprofen për të lehtësuar përkohësisht dhimbjet, ose një dekongestant kur zgavrat e hundës janë të bllokuara. Edhe antibiotikë mund të rekomandohen kur shkak janë alergjitë. Disa studime tregojnë se mbajtja e lagështirës së dhomës mund t’i parandalojnë këto dhimbje koke.

A është pilula e duhur?

Zbuloni të vërtetën me anë të testit…
Për të kuptuar nëse kura që ndiqni është më e përshtatshmja, përgjigjuni me “po” ose “jo” pyetjeve të mëposhtme:
• A funksionon ilaçi që përdorni në mënyrë të vazhdueshme dhe për pjesën më të madhe të dhimbjeve?
• A të zhduket dhimbja brenda dy orëve?
• A jeni në gjendje të ktheheni në gjendje normale brenda dy orëve pas marrjes së ilaçit?
• A ndiheni aq “të mbrojtur” nga trajtimi që bëni sa të mund arrini të planifikoni aktivitetet tuaja të përditshme?

Shënim:
Në rast se i jeni përgjigjur tri pyetjeve me “po”, atëherë terapia që po bëni është e duhura. Përkundrazi, në rast se keni dhënë dy herë përgjigjen “jo”, pilula nuk është e përshtatshme për dhimbjen tuaj. Në këtë rast është më mirë të drejtohesh tek një mjek për të përcaktuar tipin e dhimbjes së kokës dhe kurën përkatëse.

Dhimbja e kokës nga alkooli
Pirja e tepërt e alkoolit rezulton në një rritje të katërfishtë të sasisë së ujit të nxjerrë nga trupi, gjë që shkakton dehidratim dhe dhimbje koke. Ka me qindra kura të sugjeruara, që nga glikanxo dhe deri tek zinku. Ndërkohë që një tjetër dhimbje e cilësuar si dhimbja e kokës në fundjave, shkaktohet nga mos pirja e kafeinës, gjë që zakonisht ndodh 12 orë pas filxhanit të fundit të kafes kur hapen enët e gjakut dhe shkaktojnë dhimbje. ثshtë e lehtë të vetëdiagnostikohet, krahasoni filxhanët e çajit që pini gjatë orarit të punës me filxhanët e pira gjatë fundjavës.

Dhimbja e kokës nga sheqeri dhe helmet
Sheqeri i pakët në gjak mund të shkaktojë dhimbje koke. Ata që zgjohen në mëngjes me dhimbje koke mund ta kenë si reagim ndaj sasisë së pakët të sheqerit në gjak, të shkaktuar nga mungesa e ushqimit në stomak gjatë natës. Mund të jetë rezultat i sëmundjeve apo lëndëve kimike. Ekspozim i vazhdueshëm ndaj përbërësve të nitratit të potasiumit të ushqimeve, gjë që zgjedhon enët e gjakut, mund të krijojë një dhimbje koke me goditje. Nitrati i potasiumit përdoret për të ruajtur mishin.

Dhimbja e kokës nga orgazma
Një në 100 persona rrezikon ta ketë dhimbje koke kur kalon orgazmë. Studimet kanë treguar se kjo është tre herë më e zakonshme tek burrat, kjo sipas kërkimeve në Universitetin e Mancesterit. Dhimbje të papritura dhe të forta gjatë kohës së orgazmës mendohen se vijnë nga ndryshimi i qarkullimit të gjakut. Por edhe pse është zbuluar një fenomen i tillë, ende shkenca dhe mjekësia nuk kanë arritur në ndonjë përfundim se si mund të evitohet kjo gjë. Thuajse të gjitha rastet janë të ngjashme, dhe karakteristikë e kësaj, përveç dhimbjes së madhe të kokës, është edhe pagjumësia.

Dhimbja e kokës nga akullorja
Një dhimbje për këtë shkak jep një raport i “British Media Journal”. Dhimbja zakonisht fillon pak sekonda pas gëlltitjes së ushqimeve apo pijeve të ftohta dhe arrin kulmin 30-60 sekonda më vonë. Trajtimi i vetëm parandalues është të mbahet akullorja disa sekonda në gojë për t’u ngrohur para se të kapërdihet. Ndërkohë që kur dhimbjet e kokës bëhen të përditshme, mund të vijnë nga reaksionet në trup si rezultat i pirjes së shpeshtë të qetësuesve. Rreth 5 për qind e të rriturve kanë çdo ditë dhimbje koke dhe një e treta e tyre vijnë si rezultat i reaksioneve.//keshilla.net//
 
Back
Top