Kjo është pikërisht ajo që kompania Sony duhej të bënte me George Hotz, duke i dhënë atij një punë si specialist i sigurisë, në vend se ta padisin për mos kujdesinë që qerdhi deri të thyerja e lojrave të Sony.
Microsoft ka raportuar se do të punoj me një djalosh 14 vjeçar nga Irlanda, i cili arriti të rregulloj një problem në Call Of Duty-n e tij, duke ndaluar një thyerje tjetër te Modem Warfare 2.
Sipas drejtorit menaxhues të Microsoft në Irlandë, kompania është duke ndihmuar haker-djaloshin të zhvilloj talentin e tij për qëllime të ligjshme.
Urime për hakerin e ri, emri i të cilit nuk u publikua. Kompanitë e ndryshme duhet të kuptojnë se ka shumë njerëz të talentuar e në mesin e tyre shumica janë hakerë profesionistë, që po të iu vie rasti mund të bëjnë gjëra të pamenduara.
Pse të bëni një armik, kur ju mund ta keni atë në anën tuaj, kështu veproi Microsoft dhe ka bërë shumë mirë, sepse ndoshta ky djalosh do ta rrëzonte Microsoftin për arsye të ndryshme.