Mevludi ne gjuhen Shqipe

Kresha

A pretty face can never trick me
Mevludi ne gjuhën shqipe


بسم الله الرحمن الرحيم

Bismi'l-lahi'rr-rrahmani'rr-rrahim
Me emër të Zotit Bëmirës e Mëshirues



Allah emnin ta përmendim pa ia nda

Me nisë punën me të gjithkush borxh e ka

Gjithsa punë që niset vetëm për hajrat

Emni Zotit ka me i dhënë shumë bereqat



Emnin Allah n’të gjitha punët duhet përmend

Se pa të s’ka hajr i mbrami kurrnjë send



Gjithsa punë me kanë me nisë me emën t’Tij

Asnjëhere qeder s’i bëhet pun’s së tij

Allah thuaj në gjithësa frymë që je tue marrë

S’ka dyshim se puna e jote prihet mbarë

Njëherë me zemër Allah kush mundet me thanë

Rrëxon gjynah sa dushku i malit shumë me kanë



Emnin e Zotit, paqt bëhet kush e përmend

Dhe muradi i kryhet Zotin me përmend





-«hajrat» - punë e mirë, humanitare; - «bereqat» - shumë frytëse, bereqet; - «hajr» - dobi, fitim, mbarvajtje; - «qeder» - dëm; - «gjynah» - mëkat, gabime në punë, sjellje a fjalë; - «paqt» - pastër; - «murad» - dëshlrë.





Eni me ashk dhe me gjuhë ne Allah t’thojmë

Dhe me zemër e me sy ne shumë t’lotojmë



Falë rahmet n’ne Ai që gjithku bënë sundim

Se është Kerim Ai dhe Rrahman edhe Rrahim



Bënë rahmet këtu në besimtarë dhe n’batili

N’ahiret ka për me ba veç n’myslimani



Dine hak dhe pa dyshim se Ai është një

Ngase gabim batilitë kanë folë për Të



Gjithë alemi hiç pa kanë Ai ke mevxhud

S’pat nevojë për asnjë send që është mevxhud



Gjithë ke Zoti s’pat melek e s’pat insan

Arsh e Kyrs, tokë e qiell as diell e hënë

Këtu po dihet që s’ka nevojë Ai për vend

S’mund përzihet punës se Tij kurrnjë send



Hiç pa kanë kush Zoti i bëni iz'har

Gjithë çka ka madhëninë e Tij e bënë ikrar



Pra rreth Zotit për shuinë fjalë nevojë nuk ka

Zoti është një përveç Tij tjetër nuk ka



Prej Resulit n’dashi ju ne pasë shefat

Shpirtit të tij tij thueni me ashk essalat





-«ashk»-dashuri, afsh; -«rahmet»-mëshirë; -«Kerim, Rrahman, Rrahim»-emra të Zotit; -«batilit»-të humburit, të gabuarit; «ahiret» -bota tjetër ku do të jetojmë pas ringjalljes; -«Arsh Kyrs», vende të pakufizuara për të cilat di vetë Zoti; -«iz'har»- nxjerrje në shesh; -«ikrar»-pranim, vërtetim; -«shefat»- ndërmjetësim, ndihmë; - «Resul» - i Dërguar i Zotit, Pejgamber; -»salat» - lutje, dua e posaçme;





Ej xhemaat kam vasijjet dhe rexha

Këtij fakiri ju t’i bëni hajr dua



Këtë vasijjet kush e merrë dhe kush e ka

Shpirti i tij past erën misk dhe ai e ka



N’dash me pasë shoq për xhenet ti n’ahiret

Për vëlla tëndin lute Zotin magfiret



Dhe një rob që ai për mue bënë dua

Zoti rahmet mbi atë pastë pa ia nda



Kush të do ai në këtë dua gati me kanë

Due prej tij një «Fatiha» të ma këndon



Li'l-lahi'l-Fatiha mea's-salavat



Për ata që gjuhën shqipe e dinë

ثshtë marue ky mevlud gjithë le ta dinë



Mevlud i thuhet lindjes pejgamberit tanë

Që prej tij u mbush dynjaja plot iman



Për atë natë që lindi shejti shumë qe gëzim

T’gjithë muslimanët këndojnë mevlud dhe bëjnë ta'dhim



Për një rob që i këndohet ky mevlud atij

Nuk i bëhet hiç qeder at vjet atij



Dhe s’i bëhet kurrnjë derti mybtela

Dhe s’i bjen mbi krye atij kurrnjë bela



Kush e këndon dhe kush e dëgjon ka shumë sevab

Por atij që i bëhet nijjet pa hesab




- «vasijjet» - porosi, testament; - «rexha» - shpresë, ymyd, (lutje); - «fakir» - i varfer, i ngrate; - «rob» - njeri, person. – «dua» - lutje, uratë; - «magfiret» - falje e mëkateve; - «Fatiha» - emër i një kaptine të Kur’anit, elhami; - «tadhim» - madhrim, respekt; - «mybtela» - sprovim; - «bela» - telashe, pakënaqësi; - «thevab» - shpërblim nga Zoti.





N’dashi me kanë me resulin të pa ndam

Thueni për te es-salatu ve's-selam



Pasi Zotin hak e dite dyshim s’ka

Dhe kudretin merrja vesh Ai qysh e ka



Kush është ai që është te Zoti më i parë

Nga krijesat gjithçka i fali më i mbarë



Muhamedit nuri ju falë më i parë

Dhe e dashti Zoti këtë hiq s’ka inqar



Gjithsa send që është i mirë dhe është makbul

S’ka dyshim hiç gjendet ai te ky Resul



Ja dha Haku shejtit ja bëni temam

Prej meleqve veç e ndau tue kanë insan



Prej nurit t’tij fali Zoti gjithçka ka

Tokë e qiell dhe ndërmjet tyre gjithçka ka



Pejgamberi mos t’i vinte alemit

Taxhi izzet nuk pat me i zbritë Ademit



Për atë që ke vesile ai Resul

Ademit Zoti tevben ja bëni kabulë



Për nderim të Muhamedit për dashni

Zoti t’mira shumë i bëni gjyshit t’tij



Gjithë pejgambert është n’qitabe që kanë thanë

Prej ymmetit të Muhamedit t’ishim kanë






-«kudret» - fuqi; - «nur» - dritë (fjala është për dritën shpirtërore të Muhamedit); - «inkar» - mohim, refuzim; - «makbul» - i pranueshëm, i këndshëm; - «Haku» - me këtë fjalë është për qëllim Allahu; - «melek» - engjuj; - «alem» - bota, gjithësia, ekzistenca; - «Taxhi izzet» - kurora e nderit; - «vesile» - sebep, mjet, shkak; - «Ademi» - njeriu dhe pejgamberi i parë në tokë; - «tevbe» - pendim; - «qitab» - libër fetar; «ymmet» - ithtarë, besimtarë, popull.





Prej Resulit n’dashi ju me pasë shefat

Shpirtit t’tij thueni me ashk es-salat



Hak teala kur e krijoi Ademin

E hjeshoi Ai me te gjithë alemin



Gjithë melaqet Ademit sexhde i banë

N’Levhi mahfudh emri Hakut kështu u kanë



Me nur t’shejtit Ademin Haku e gëzoi

Prej xhenneti n’këtë dynja me te e çoi



I tha dije që ky nur i Mustafas

Pas shumë kohe do t’i epet ky Havas



Dhe tha ta dijsh që ky nur i dostit tim

I Resulit, Muhamedit t’dashnit tim



E për këtë nur Ademit Haku i ka thënë

Marrin t’gjithë prej tina dritë dhe diell e hënë



Mbet’ me muaj nuri me të dhe me vjet

Deri nisi Shiti që me le në këtë jetë



Atëherë Havës ju dha dhe ju ba bejan

Mbet me Havën nuri edhe shumë zeman



Për silsile t’shejtit gjithë vinte ky nur

Deri bëni Muhamedi n’jetë zuhur



Pasiqë e gjet ky nur vendin e vetë

Pas Resulit askujt më miras s’i mbet





- «sexhde» - pjesë e namazit, përulje me fytyrë në tokë; - «Levhi Mahfudh» - Libri i amshuem; - «Mustafa» - emër i Muhamedit (i zgjedhur); - «Hava» - bashkëshortja e Ademit, nëna e njerëzimit; - «Shiti» - djali i Ademit, emër njeriu; «zuhur» - doli në shesh, u lajmërua; - «miras» - trashëgim (origj. mirath); - «bejan» - shpjegim, dëftim; - «zeman» - kohë; - «silsile - verig (paraardhësit).





Prej denimit n’dashi ju për me shpëtu

Shpirtit të shejtit salavat me i këndu



Emine emnin e ka nëna e Mustafas

Abdullahun shejti babë e ka pasë



Kur Muhamedi u afrua për me ardhë

Shumë alamete u bëjshin pak pa ardhë



Atij muej që leu shejti i thonë Rebi

Dymbëdhjetën natë prej atij muaj n’arebi



Ajo natë që leu shejti isht’ e hënë

Dëgjo për at’ natë çudë alamete u bënë



Tha Eminja pashë at’natë çudi një dritë

Sikur dielli për dritare kur rrezitë



Si vetim shpejt duel prej shpije çud u bë

Gjithë dynjaja me këtë nur që dritë u bë



Prej Medine n’Shami sherif gjithçka ka

Pash tanë shehrët dhe katundet gjithë sa ka



Dhe tha n’hava ishte shtrue një dyshek

Emnin sundus shtrues’ i tij ishte melek



Dhe i pash tha tri bajraqe ishin zbritë

Një mbi Qabe një n’mashrik dhe një n’magrib



Mirë e dita se po vjen hajri njerëzisë

Merr prej dore sundin e gjithë batilisë




- «alamete» - shenja; - «Rebi» - emni i një muaji arabisht (rebi'ul-evvel); - «çudi» - habi; - «Sham» - Damasku; - «sun*dus» - mëndafsh; - «barjak» - flamur; - «mashrik» - lindja; - «magrib» - perëndimi.





Shumë meleq prej qielli zbritshin tue u bë saf

Sikur Qaben më bëjshin shpijën tavaf



Si kesh brenda këqyra u qelë mur i ri

Duelën n’mejdan m’u afruen tri hyri



Rend me rend këto vishin gjithë tue dhënë selam

Dhe me mue folshin këto hyri kelam



Pejgamberin vishin hyrit myzhdegji

M’thojshin mue Zoti këtë po e falë nebi



Oj Emine ne një send ty me ta thanë

Kurrnjë nëne Zoti si ty s’i ka dhanë



Askujt Zoti në këtë dynja si kur ky djal

Nuk i dha kujt as pas sodit nuk e falë



Dije se ky është i dashur i Perëndisë

Me këte mbyllën dyrt e gjithë pejgamberisë



Shumë mertebe gjete ti dhe shumë sefa

Qe të dha madhnia ty këtë mustafa



S’mund e lavdon këtë Resul kush veç e nisë

Pos një Allah që gjithë na ka jeratisë



Në këtë mënyrë për shejtin bënë hyrit lavdim

Zemra ime plotë u mbush atë natë me gëzim



Tha Eminja pasi koha u bë temam

Për të lind hajrija i gjithë sa insan



U thava eti sa qe une kesh zatetë

Shpejt më mbushen një gastare me sherbetë




- «mejdan» -
shesh; - «saf» - resht; - «tavaf» - vizitë; - «myzhdegji» - sihariq, lajmgëzues; - «nebi» - pejgamber, - «mertebe» - gradë; -«jeratise» - krijua; - «temam» - plotësim; - «hajrlija» - rnë i dobishëm; - «gastare» - enë prej qelqi e ngjashme me gotën;





Bardh si bora ky sherbet më i ftohtë isht’ kanë

Dhe më i ëmbël se sheqeri shumë isht’ kanë



Kur e piva trupi im u mb’lu me nur

Sa që vehten s’e dallova nga ky nur



Zbriti një shpend sa i mirë ke s’mund kallxoj

Brinjët e mia ky shpend me krih m’i shtërngojë



Leu sulltani dinit islam n’atë zeman

Tokë e qiell u mbushën me nur gjithë sa janë1)



Prej xhehnemi n’dashi ju me kanë azat

Për Resulin thueni me ashk es-salat



U gëzun hallku për Muhamed mustafan

Shkoi idhnimi gjithë alemi gjet sefan



Gjithësa zerre që është n’xhihan thirrte me za

Tue i thënë t’gjithë pejgamberit merhaba



Merhaba më i madhi sulltan merhaba

Merhaba gjithë dertit derman merhaba



Merhaba më i madhi gjithë pejgamberisë

Merhaba më i madhi dost i Perëndisë



Merhaba ej dritë e syve gjithë muslimanisë

Gjithë alemi veç për tye është jeratis



Mirë se erdhe o Muhamed mustafa

N’saje tënde gjithë ymeti bënë sefa





- «zeman» - në atë kohë; - «xhehnem» - ferr, skëterrë; - «azat» - të shpetuar; - «hallku» - krijesat; - «zerre» -grimcë, atom; - «mer*haba» - mirë se vjen, mirëpritje; - «sulltan» - mbret në pikë*pamje shpirtërore.

P. S. Për nderim të Pejgamberit xhemati çohet në këmbë.





Merhaba o mbrojtje ymmetit asij

Merbaha n’atë dit’t mahsherit shefatgjij



Merhaba o shpirti baki merhaba

Merhaba gjithë t’eçtit i ngin merhaba



Merhaba o padishahi n’dy xhihan

Zoti hak ty t’ka lavdue me Kur’an



Ti je më i madhi gjithsa enbija

Dritë e syve gjithë ymmetit evlija



N’qofsh ashik i Muhamedit ore vëlla

اoi salat tue qajt hiq pa ja nda



Prej mashriku deri n’magrib gjithë dynjas

I dha hjeshi lindja e këtij mustafas



Dhejshin myzhde gjithë melaqet dhe hyri

Dhe prej qielli vinte madhe murmuri



Sa alamete pa Eminja n’atë zeman

Tha s’dita unë hiç se ku jam kanë



Këqyra hyritë t’gjitha janë shkue një s’ka mbetë

Veç e pashë Resulin kah bënë ibadet



Vet prej kible ishte kthye bënë dua

Me fytyrë në tokë i lumi n’sexhde ishte ra



N’sexhde kryet dhe me gjuhë ziker bënë

Një Allahun me një gisht isharet bënë



Buzët lëkundte mubareki folte fjalë

S’mund e disha unë hiç çka thotë ky djalë



- «asij» - mekatar; - «baki» - i gjithmonshëm; - «padishah» -mbret shpirtëror; - «xhihan» - botë; - «evlija» - të afërt, dashur; - «ibadet» - lutje, adhurim; - «kibla» - ana, drejtimi kah kthehet njeriu kur falët.





Ju afrova une ngat dhe i vuna vesh

Fjalën që folë menjëherë e morra vesh



Thoshte o Zot që je hak dhe na ke falë

Du’ prej Teje gjithë ymmetin me ma fale



Sa i vogël lypi ky Resul ymmet

Ne u plakëm i lamë farzet lamë synnet



Prej adhabi n’dashi ju me kanë azat

Për Resulin thueni me ashk es-salat



N’Meke hallku krent e tyne pa hilaf

Qaben atë natë ishin kanë tue e bë tavaf



Sexhde bëni Qabja e panë gjithë ai komb

Pa u rrëxue kurnjë guri u çue n’këmbë



An’t e Qabes shoqja shoqës dhanë haber

Leu sonte më i miri Pejgamber



Dhe një zë prej Qabe dilte ashiqar

Kush e ndiu s’mujti atë me bë inqar



Thoshte lum’i unë sonte shejti u jeratis

Prej gjithë putit mue do t’më kurtalis



Dhe qyfarët m’i hjek qafe ai Resul

Paq më bënë dhe gjithë duatë bëhen kabul



Pa kapuç dhe dathun vijnë gjithë saf saf

Gjithë ymmeti do të më bëjnë mue tavaf







- «mubarek» - i bekuar; - «farze» - obligime të fesë; - «synet» - tradita të pejgamberit; - «adhab» - dënim, ndëshkim;- «ashiqar» - haptazi; - «put» - gurë ose druj të gëdhendur të cilëve u luteshin; - «kurtalis» - shpëtim; - «qyfarët» - mosbesimtarët.





Shejtit atë natë pejgamberllëkun ja vunë

Dhe prej qielli dreqin atë natë e përzun



Në gjithë xhihanin u bë atë natë zelzele

Të gjithë qyfarët patën t’madhe velvele



Kishë e havra shumë u rrëxuen pa hesab

Batilisë u hyni brenda shumë azab



Thojshin njerëzit leu hazreti mustafa

U hoq terri bota mbeti n’shumë sefa



Dhe një zë prej Haku vinte: Ja emin

Ty rahmet t’kam falun për gjithë alemin



Vjet e shejtit pasi ju bënë katërdhjetë

Prej xheneti zbriti taxhi nubuvvet



Vahj i zbritke xhebraili dhe kelam

Tue i thënë gjithë Zoti ty t’ka bë selam



Zbriti Kur’an Muhamedit dit’ e natë

Qiti në mejdan fort shumë Iloje muxhizat



Me Resulin n’dashi me kanë të pa ndam

Thueni për të es-selatu ves-selam



Dij mu’xhizet e Resulit qysh janë kanë

Pasi pa to asnjë pejgamber s’është kanë



Pak muxhize t’Muhamedit këtu janë thanë

Për me ditë ai që muxhizet s’di si janë




- «ze1ze1e» - termet; - «velvele» - tmer, frikë; - «havra» - faltore ebreje; - «hazreti» - i nderuari, autoriteti; - «nubuvvet» - pejgamberllëk; - «Vahj» - shpallje, frymëzim; - «kelam» - fjalë, tekst; - «mu’xhize» - mrekulli.





Më e para ai mubarek trupit tij

Nuk i binte hiq në tokë hija e tij



Trup’i shejtit tanë qe nur dyshim nuk ka

T’gjithë e dine se nuri hiç hije nuk ka



Edhe një re’ daima ecte me të

Sikur çader daima shkonte mbi te



Sikur çeshme qitën ujë gishtat e tij

Shumë gjallesa pinë atë ujë dhe mbet pa u pi



E mbull hurmen pejgamberi n’një mejdan

Posa e mbuall hurmes menjëherë pemt ju bënë



Një ditë shejti me xhibril kah bënë kelam

Vinte një pemë tue i dhënë atij selam



Ja poq qingjin një jehude shejtit ja pru

I tha qingji mos më ha, se m’ka zehru



Pash muxhizët e shejtit tonë ja rabbena

N’atë zeman që tutem fort rahmet ana



Prej muxhizëve t’shejtit ne i tham do fjalë

Dëgjoni për të përmbi qiella qysh u dalë



Xhenetlij kush të donë për me kanë

Mustafas i çon salat dhe shumë selam



Eni vëllazën merrni vesh për Mustafan

N’natë miraxhit punët e tija qysh janë kanë



Të gjithë e dinë miraxh i thuhet plak e djalë

Asaj natë që Resuli n’qiell ka dalë


- «mejdan» - shesh; - «ja rabbena» - O Zoti ynë.





Natë e hëne ajo natë sahi haber

Natë e madhe ajo natë isht’ kanë megjer



Me hadithe për atë natë është tregu

Mustafaja n’shpi t’Ymmihanës është qëllu



Emër i bëni xhebrailit Zoti hak

Shko n’xhenet tha ta marrësh një burak



Dhe tha merre prej xhevahiri një taxh

Dosti gati le t’më bëhët për miraxh



اoja le t’i hypë atij ai dosti Im

Dhe le të vjen ai për me pa dizarin Tim



Xhebraili n’xhenet shkoi taxhin e merr

Dhe e zgjodhi një burak shumë myteber



Shumë buraka pa aty t’gjithë pinë e hanë

Dhe e pa një veç isht’ nda dhe gjithë po qanë



Lot për fëtyre shumë i shkojshin pa ia nda

Sa shumë dert qe mushkënit ju kishin tha



Xhebraili tha burakut pse po qane

Gjithë ky dert që vajit hiq nuk po ja ndan



Tha buraku xhebrailit n’atë zeman

Ashiqare ndjeva një zë një zeman



«O Muhamed» ashiqare kush e dëgjon

Ajo thirrje gjithë kujt zeinrën ja biron



Prej asaj kohe nuk di unë ku jam

Zotit, emnit t’Muhamedit ashik jam


- «sahi haber» - lajm i vërtetë; - «megjer» - siduket; , e shpejtë si vetima, e bartë Muhamedin në fillim të miraxhit; - «dizarin» - madhërinë e Zotit; -«myteber» - të zgjedhur; - «dert» - brengosje, vuajtje





Po mos mujsha une me të me u përpjekë

Qare veti nuk i gjëj unë veç me vdekë



Xhebraili tha burakut o burak

Myzhde se ta dha muradin Zoti hak



Kushdo që ka ashk nishanin pa ju hjekë

Akibet ai me të dashunin e përpjekë



Hajde t’çoj ty me Resulin me u përpjekë

Varra e zemrës si me ilaç ty me t’u hjekë



Xhebraili si vetim me gjithë burak

Zbriti n’Meke te resuli n’atë konak



Tha selam ty të çojë Zoti o Mustafa

Ej mubarek hatri yt le të gjejë sefa



Tha le t’vjen ai sepse për të kam davet

Ashiqare le të më sheh ai mua vet



Gjithë melaqet shumë hasret presin ate

Arsh e Kyrs dhe tana qiellat presin ate



O Xhibril tha dije për këtë pejgamber

Shumë hiqmete sonte do të jap haber



Xhennetlij për me kanë kush të donë

Mustafas pa ia nda selam i çonë



Të madhënia eja shkojmë o Mustafa

Ty po t’presin tanta qiellat gjithë sa ka



Prej xheneti ty ta pruna një burak

Bënu gati emër bëni Zoti hak



- «murad» - dëshirë; - «ashk nishani» - shenjë, simbol i dashurisë; - «akibet» - sigurisht, patjetër; - «hatër» - hirë; - «davet» - ftesë, gosti; - «hiqmete» - çudira; - «haber” - lajmërim.





Dhe një taxh me gjithë një hyle një qemer

Vishi këto dhe hyp burakut për njëherë



Mustafaja taxhin në krye e vendoi

Muerr rrugën xhebraili me të shkoi



Sa i mbyll syt xhebraili me Mustafan

N’Kudsi sherif zbriti n’mesxhidi Aksan



Para dulen shpirtat e gjithë enbijas

Shumë nderim i bënë hazreti Mustafas



Prej madhnie shpirtave ju erdh selam

Mustafaja le t’u bëhet ju imam



Pejgamberi u bë imam i gjithë shejtnisë

Dy reqate i fali me emër të Perëndisë



Mbas namazi duel prej mesxhidi Aksas

Para xhamisë me burak hypi mbi rrasë



Muerr burakun me gjithë te shkoi përpjetë

N’të parën qiell si vetim shpejtë është zatetë



Gjithë çka ka mbi qiell at’natë dolën n’selam

Mustafas për itibar dhe për ikram



Merhaba ty o Resulullah i thanë

Ej shefat sahibi kevther i thanë



Pejgamberi kërkoi pa ja nda njëherë

Mbi gjithë qiellat se çka ka i bëni sejrë





- «hyle, qemer» - petka të posaçme nga xheneti; - «Kuds» - Jerusalemi; - «Aksa» - emër i xhamisë në Jerusalem, faltorja e skajt; - «enbija» - pejgamberët;. – «imam - prijsë në lutje; - «dy reqate» - trajtë e faljes, lutjes së shkurtër. – «namaz» - lutje e posaçme e muslimanëve; - «rrasë» - gur i madh në formë rrase; - «itibar» - respekt; - «ikram» - nderiin; - «sahib» - i zoti; - «sejrë» - vizitë.





T’gjithë me hajr ja bënë miraxhin Mustafas

Dhe i thanë se shumë nasib ti paske pasë



Gjithse sa murade kie ja Resul

S’ka dyshim se te Allahu janë kabul



Kërko se mejdani yt është o Resul

Kësaj derexhe nuk ju ka bë kush vusul



Në çdo qiell ai që hypi dhe që dulë

Shumë alamete pashë at’natë tha ai Resul



Pa melaqet gjithë ibadet kah po bëjnë

Në shumë tyrli itaat Zotit kah i bëjnë



Xhebraili shkoi me shejtin gjithë po i prinë

Dhe mbi qiella gjithë çka ka n’selam i rrinë



Prej një qielli n’tjetrin qiell shkoi përpjetë

Deri n’Sidre udha që ju ka zatetë



I Xhebrailit vendi ishte ai mekam

Prej se fali Haku gjithë çka është i bamë



Xhebraili te mekami i vet u ndalë

Mustafaja: O Xhebrail tha mos u ndalë



Dhe i tha qysh po m’le vetëm ore vlla

Dosti dostin me lënë vetëm ku ke pa



A s’e dinë se në këtë vend unë jam garib

N’ymer tim kurr përmbi qiella nuk jam hypë



Xhebraili tha Resuli ej habib

Mos mendo se në kët mekam ti je garib




- «derexhe» -grade - - «vusu1» - arritje; - «itaat» - rrespekt, bindje; - «tyrli» - mënyrë. - «Sidre» - vend në hapësiren e pakufishme; - «mekam» - vend; - «ymer» - jetë; - «temam» - plotësue; - «dost» - shok; - «garib» - i vetmuar, i panjohur; - «habib» - i dashur;



Udha ime te ky vend u bë temam

Prej këtij vendi më tutje kurr nuk jam kanë



Dhyl-xhelali pasi mu m’ka porositë

Prej këtij vendi një krah mandej mos me qitë



Veç një ferkëm prej këtij vendi unë me dalë

Nuri i Zotit krejt më djegë mua tue kanë gjallë



N’atë zeman resuli tha o xhebrail

N’paq murad po t’bëhem une ty delil



Xhebraili tha o dost i Perëndisë

Për ymet tëndë kam murad me i kurtalisë



N’ditë t’mahsherit krahin mbi xhehnem me shtru

Gjithë ymmetin n’xhenet për njëherë me i pru



Mustafaja tha rri këtu o dosti jem

N'u djegt kush le të digjet veç ky trup i jem



Xhenetlij për me kanë kush dëshiron

Mustafas i çon salat dhe shumë selam



Mustafaja ke me te kah banë kelam

Zbriti refrefi përpara i dha selam



Për njëherë e muer shejtin n’at’ zeman

Shkoi me te ai përmbi Sidre-muntehan



Gjithsa send pa Mustafaja tue dalë

Dhe u poq me hak Allahun dhyl xhelal



Pa hurufë dhe hiq pa zë ai Padishah

Mustafas i foli hiq pa ishtibah




- «Dhyl-Xhelali» -madhëria e Zotit; - «delil» - prijsë, udhëheqës; - «mahsher» - tubim në ditën e gjykimit. – «Refref» - mjet me të cilin fluturoi Muhammedi a. s.; - «huruf» - germa; - «ishtibah» - krahasim, përngjasë.





Muhamed tha Allahu dhyl xhelal

Gjithë alemin veç për ty që e kam falë



Herse sa murade sonte ti n’i paq

T’japi një derti njëmijë tyrli ilaç



Ja ilahi kam te Ti tlia këtë rexhan

Me ju falë ymmetit sa kusure kanë



Robë zaif janë n’ahiret zo çka do t’bëjnë

Të madhënia e Jote ata çka do të gjëjnë



Ditë e natë më shumë gjynah bëjnë se sevab

Fort keq tutëm që me zjarr i bënë azab



Dhe miraxhi për mejdani due me m’dalë

Po ymmetit çka kam o Zot me u falë



Zoti tha qe o Muhammed mustafa

Mos ki gajle hatri yt le t’jenë n’sefa



Prej ezeli për ty kam thanë dost i Jem

Dhe e shkrova emnin tëndë me emën Tem



Gjithë ymmetin ty ta fala ej habib

Dhe xhennetin Unë ju bëna nasib



Pasi e bëne këtë miraxh lype ymmet

Vend miraxhit qoftë namazi për ymmet



Dhe namazin kush e falë pa ia nda

Sa sevabë kanë gjithë melaqet ai i ka



Udhë e mbarë tha: ej habib ti shko apet

Thirr ymmetin le t’bëhën gati për xhenet





- «ja ilabi» - o Zoti im; - «kusure» - të metat; - «zaif» - të dobët; - «xhynah» - mëkate; - «azab» - denim; -«ezel» - amshim prej parafillimi; - «nasib» - percaktim.





Sa kush bëhet gati tha ai për xhenet

Mue më sheh dhe nuk ka send më lezet



Urdhëni Zotit Refrefi erdh n’atë zeman

Apet shejtin e çoi n’atë vend ku është kanë



Gjithsa send shejti që i bëni sejr

Githë sahabve me njëherë ju dha haber



Urdhëni i Zotit tha është pesë vakte me i falë

Pasi t’gjithë prej kësaj dynjaje kem me dalë



Të gjithë me hajr ja bënë miraxhin dhe u gëzun

Sa haber që dha Resuli besë i zunë

Thanë mjaft kemi ne që jem ymmet i ytë

Dhe qe gjindem n’donjë herë te hizmeti vtë



Ja Rabi për hyrmet të pejgamberit Tëndë

Mos na ndaj ne kurrë Ti prej rahmetit Tëndë



Ja Rrahim për hyrmet të esmai husnasë

Për dashni t’gjithë enbijasë dhe evlijasë



Sa dua që bëjmë te Ti na i bënë kabul

Dhe muradet neve gjithë na i bënë vusul



Tahiri fakirit dhe fali rahmet

Shokun iman vendin falja në xhenet



Prej të dashunve Tu kurrë ja Rabb mos e ndajë

Prej hizmetit dinit ne kurrë mos na ndajë



Ja Allah pashë hak Muhammed mustafan

Kur të vdesim merrna shpirtin me iman





- «lezet» -
kënaqësi; - «hyrmet» -.hirë; - «esmai husna» - emrat e bukur të Allahut; - «evlija» - njerëz të vlefshëm te Zoti; - «Vusul» - të arritura; - «iman» - besim të drejtë;





Natën e varrit t’gjitha sualeve, xhevab

Ja Rabbi na i bën kollaj hiq pa azab



Ja ilahi mos na bënë ne dal-lin

Kësaj duaje thuni të gjithë ju: Amin



Prej ymmetit razi qoftë hak Zoti ynë

Dhe rahmet pastë mbi ata gjithë Zot i ynë



Shumë shyqyr Zotit dhe Resulit selam

Ky mevlud me izë t’Tij u bë temam





- «suaI» - pyetje; - «xhevab» - përgjigjje; - «kollaj» - leht; - «dal-lin» - të humbur nga rruga e drejtë; - «razi» - i kënaqur; - «shyqyr» - falënderiin, lavdi; - «izë» - leje.





DUAJA E MEVLUDIT



Eudhu bi'l-lahi mine'sh-shejtani'rr-rraxhim

Bismi'l-lahi'rr-rrahmani'rr-rrahim



El-hamdu li'l-lahi'l-ledhi lem jet-tehidh sahibeten ve la veleda. Ve's-salatu ve's-selamu 'ala sejjidina Muhammedin huve efdalu'n-nasi mevlida. Ve 'ala alihi ve as'habihi'l--ledhine lem juthiru alejhi malen ve la validen ve la mevluda.

Zoti hak xhel-le xhelaluhu për hyrmet të hazreti Muhamed Mustafas, këtë Kur'ani kerim dhe këtë Mevludi sherif që u kërduen, kabul i bëftë.

Sa sevabe që u bënë prej këtij këndimi, më të dobi-shmit të gjithë njerëzve dhe më të mirit të gjithë pejgam-berëve, shefaatbësit në ditë t’mahsherit, Muhamed Mus-tafas, mubarek shpirtit t’tij hedije ja bëm.

Xhenabu rabbu'l-alemin te ai mubarek në bashçe të xhennetit të vorri i tij e çoftë. Shpirti i atij mubareki prej nesh gjithmonë razi dhe hushnut qoftë. Te resulu'll-llahi makbul, të mirë e të dashur bëna ja Rabbi.

Edhe tjerëve Pejgamberani idham ve rusuli kiram alej*himu's-salatu ves-selam, mubarek shpirtave të tyre ikram ja u bëftë. Edhe familjes së Pejgamberit dhe sahabëve që janë kanë, ensar e muhaxhirin, tabiin e myxhtehidin, ridvanu'll-llahi teala alejhim exhmein, mubarek shpirtave të tyre ikram ja u bëftë. Dhe evlija e suleha, mubarek shpi*rtave të tyre ikram ja u bëftë.

Edhe mahsus këtij që u bë sebeb me bë këtë mexhlis, amelet makbul, xhynahet magfur dhe gjithsa nijjete për hajr që i ka, Allahu xhel-le shanuhu me kollajllëk nasib ja bëftë. Evladët e tij prej ylemave që bëjnë amel dhe zingjinave që bëjnë shyqër, ja bëftë.

Prej Myslimanëve në Ahiret që janë shkue, Allahu xhel-le shanuhu të gjitha xhynahet afv dhe magfiret ja u bëfte. Edhe çka janë gjallë ine ymer të gjatë e me shumë mexhlise e gëzime nasib ja u bëftë.

Dinit Islam jepi ndihem e fuqi, kurse mbi batilinë gjithmonë galib dhe fitues, bëna ja Rabbi.

Në tokë e në deti, mysafir e asker që janë, shumë selamet epu ja Allah. Haxhive që e kanë bë zijaret, tekrar dhe tjerëve me mall të hallallit me bë zijaret Qaben, Zoti nasib na e bëftë

Xhennetin dhe dizarin e Zotit me pa, Zoti nasib na e bëftë. Edhe më të mbramën frymë me dal prej kësaj dynjaje tue thanë: Eshhedu en la ilahe il-lall-llah ve eshhedu en-ne Muhammeden abduhu ve resuluhu, bëna nasib ja Erhame'rr-rrahimin.

Subhane Rabbike Rabbi'l-izzeti amma jesifun. Ve selamun 'ale'l-murselin. Ve'l-hamdu li'l-lahi Rabbi'l-alemin.



E mestiti këtë mevlud një fakir

Për hyrmet të Zotit: kul-lu shej'in kadir

Emnin Muhamed Tahir bin HaIil

Bani afv dhe ebu xhenet ja Xhelil

Memleqeti i tij dahili Kosovë

Vuçitërnë kasaba katundi Popovë




- «e mestiti» - e rradhiti, përgatiti; - «fakir» - i ngrati; —

- «kul-lu shej'in kadir» - mbi çdo gjë i piotëfuqishëm;

- «afv» - atdheu; - «dahili» - brenda; - «kasaba» - qytezë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top