Love
βeℓℓe â๓e
![timthumb.php](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shekulli.com.al%2Fweb%2Ftimthumb.php%3Fsrc%3Dhttp%3A%2F%2Fshekulli.com.al%2Fwebsite%2Fimages%2Fimages14%2F5%2F76955.jpg%26w%3D350%26zc%3D1%26a%3Dt&hash=a19a5f98b02059c9fe436e56adb63fdf)
Shqiptarët po përdorin një metodë të re për transportin e drogës në drejtim të Italisë. Policia italiane zbuloi një ditë më parë dy motorë uji, ku brenda tyre gjetën ngjitur dy kanoe me 361,8 kilogramë hashash.
Droga u gjet në Torre Veneri, një vend jo shumë larg nga Frigole, e cila është edhe një nga pikat e nxehta të trafikut të drogës dhe armëve, për shkak se bregdeti në dimër është pothuajse i shkretë.
Mjeti që përdorej për transport, ka befasuar edhe zyrtarët më me përvojë të policisë, për shkak se dy trafikantët janë larguar menjëherë me shpejtësi të madhe.
Oficerët gjetën objektet shkëputura përgjatë bregdetit, të cilat ishin me formë vezake, ta bërë me tekstil dhe me fije qelqi, ku kanoet ishin ngjitur bashkë. Përgjatë bregdetit u gjetën edhe 4 çanta me drogë.
Shekulli
![timthumb.php](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shekulli.com.al%2Fweb%2Ftimthumb.php%3Fsrc%3Dhttp%3A%2F%2Fshekulli.com.al%2Fwebsite%2Fimages%2Fimages14%2F5%2F76956.jpg%26w%3D350%26zc%3D1%26a%3Dt&hash=12a234391eadb55557ed3696449260f6)
![timthumb.php](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shekulli.com.al%2Fweb%2Ftimthumb.php%3Fsrc%3Dhttp%3A%2F%2Fshekulli.com.al%2Fwebsite%2Fimages%2Fimages14%2F5%2F76959.jpg%26w%3D350%26zc%3D1%26a%3Dt&hash=c3e7d1094be0516fe7a98c0cfd01d799)