Metoda praktike për të fituar dashurinë e gruas

Kresha

A pretty face can never trick me
1- Të zbukurohesh për gruan ashtu siç dëshiron që ajo të zbukurohet për ty.

2- Të zgjedhësh metodën më të mirë për qortim, dhe ajo të jetë vetëm me arsye.

3- T'i plotësosh dëshirën kur ajo dëshiron të bisedojë apo qajë hallet me ty.

4- Ta thërrasësh me emra apo pseudonime më të bukura .

5- Të sillesh butë dhe të mahitesh (të bësh shaka) me të.

6- T'i shmangësh ngatërresave të cilat ndikojnë në dëshpërimin e saj shpirtëror.

7- Të vërejë te ti sinqeritetin dhe besnikërinë që ke ndaj saj, apo në një mënyrë ajo të sigurohet nga shkurorëzimi apo mashtrimi i saj.

8- Shumë janë të dobishme surprizat apo befasitë me gjëra të cilat ajo i pëlqen.

9- Kur të hysh në shtëpi të jesh përgëzues dhe i buzëqeshur.

10- Të kesh urtësi dhe butësi gjatë bisedës me të duke i matur fjalët që të mos e ofendosh me diç.

11- Të flasësh për gjërat të cilat atë e gëzojnë.

12- Ta lavdërosh atë në prezencën e familjes tënde dhe të saj.

13- T’ia zbukurosh gjërat para saj me fjalë edhe nëse nuk janë realitet.

14- Të zhduket monotonia e përditshme qoftë ajo me ndonjë shëtitje apo me ndonjë njoftim me një grua të ndonjë shoku të ri, etj.

15- T’ia mbulosh të metat e saja qofshin fizike apo mentale që ajo të mos e ndiej mangësinë e saj para teje.

16- Duhet të kesh kujdes që problemet e vogla të zgjidhen e të mos i lëmë vend djallit që ato t'i zmadhojë e t'i bënë të pazgjidhura dhe për shkak të tyre të pasojë shkurorëzimi.

17- Ta ndihmosh në punët e shtëpisë e sidomos kur ka nevojë për ndihmë.

18- Të respektosh mendimin e saj e jo vetëm ti të vendosësh për çdo çështje.

19- Të kesh mendim të mirë ndaj saj dhe të mos merresh me paragjykime.

20- Duhet ta lavdërosh atë aq shumë saqë ajo të mendojë se vetëm ajo ka ato cilësi dhe se është më e shkëlqyeshmja.

21- Duhet të kesh në konsideratë trupin e saj që të mos e mundosh shumë me punë kur ajo është në ciklin mujor apo shtatzënë.

22- Ta ndihmosh në mbikëqyrjen e fëmijëve.

23- Të respektosh familjen e saj dhe mos e ndalo nga vizita e tyre.

24- Duhet ta shoqërosh gjatë ngrënies së ushqimit duke u ulur së bashku në një tryezë.

25- Ruaj fshehtësitë e saja të cilat i bisedoni mes vete.

26- Mos ia ceno të drejtat e saja që ia lejon feja.

27- Të mos largohesh nga shtëpia duke u vonuar nga kthimi për kohë të gjatë, me ditë, muaj e vite.

28- Mos përkujtoni ngatërresat e kaluara.

29- Mos lejo askënd që të futet në jetën tuaj familjare apo në problemet tuaja bashkëshortore.

30- Të kujdesesh urgjentisht për shëndetin e saj kur ajo keqësohet.

31- Ta shoqërosh atë në gëzimet e saj edhe nëse nuk është shumë me rëndësi për ty.

32- Të jesh në kontakt me të kur të udhëton për në ndonjë vend të largët.

33- Të jesh i qartë në shprehje kur kërkon diç nga ajo, në mënyrë që të mos keqkuptoheni.

34- Mos llogarit gjithmonë se vetëm ti e thua të vërtetën apo vetëm ti ke të drejtë.

35- Duhet që t'i jepen ca të holla vullnetarisht në mënyrë që ta ndijë vetveten të pa nënçmuar.

36- Dhe në fund duhet ta dimë të gjithë se ne jemi njerëz, dhe si çdo krijesë tjetër edhe ne jemi të mangët dhe gabojmë, sepse vetëm Zoti i Lartësuar është pa të meta dhe i pa gabim, andaj të mos presim nga gratë që të ndodh ndonjë mrekulli e të jetë e përkryer, e pa gabim, e pa nevrikosur etj., por ta falënderojmë Zotin për të mirat që i kanë e të bëjmë durim për të metat e saj dhe ta lusim Zotin për udhëzimin tonë dhe të tyre .
 
Te gjitha keto vlejne por per mendimin tim te fitosh dashurine e gruas mjafton te jesh vetvetja
 
Nuk pajtohem me ju. Te jesh vetvetja eshte mire, por jo gjithmone, ne kete rast burri ndaj gruas nuk duhet te jete gjithmone vetvetja. Ai vetvetja, ti vetvetja, ai me te veshtire, ti me te veshtire, ai thote Nata ti Dita, keshtu eshte te jesh vetvetja. Ne kete menyre, asgje nuk del ne drite.
 
Nuk pajtohem me ju. Te jesh vetvetja eshte mire, por jo gjithmone, ne kete rast burri ndaj gruas nuk duhet te jete gjithmone vetvetja. Ai vetvetja, ti vetvetja, ai me te veshtire, ti me te veshtire, ai thote Nata ti Dita, keshtu eshte te jesh vetvetja. Ne kete menyre, asgje nuk del ne drite.


Ketu nuk jam dakord me ty. Ne nje lidhje rendesi ka te jesh vetvetja dhe te gjithe ne tregojme qe e duam personin qe kemi afer duke e pranuar me te mirat dhe te metat e tij sepse askush nuk eshte perfekt. Te pakten une flas per veten. Pastaj une nuk thashe ti kundervihemi me fjele njeri -tjetrit.
 
Ketu nuk jam dakord me ty. Ne nje lidhje rendesi ka te jesh vetvetja dhe te gjithe ne tregojme qe e duam personin qe kemi afer duke e pranuar me te mirat dhe te metat e tij sepse askush nuk eshte perfekt. Te pakten une flas per veten. Pastaj une nuk thashe ti kundervihemi me fjele njeri -tjetrit.

Mos valle nuk tregohet dashuria ndaj bashkeshortes ne pikat e lartpermendura ?
 
Mos valle nuk tregohet dashuria ndaj bashkeshortes ne pikat e lartpermendura ?

Natyrisht qe tregohet , biles tregohet nje perkujdesje me e madhe do thoja. Por nuk duhet te dalim na natyra jone per te fituar dashurine them une.Pastaj per ta perfeksionuar ate mund te perdorim keto metoda qe the
 
Natyrisht qe tregohet , biles tregohet nje perkujdesje me e madhe do thoja. Por nuk duhet te dalim na natyra jone per te fituar dashurine them une.Pastaj per ta perfeksionuar ate mund te perdorim keto metoda qe the

Atehere nje burre i sincerte, mund ta gjeje vetveten ne ato pika (E kjo do t'thote qe nuk mundohet te jete dikush tjeter, por vetvetja).
 

Familja luan një rol shumë të madh për zhvillimin dhe funksionimin e drejtë të një shoqërie. Nëse familja funksionon drejtë, atëherë është për të pritur fryte cilësore nga kjo qelizë e rëndësishme e shoqërisë. Frytet më cilësore që mund të presim nga një familje që funksionon drejtë janë fëmijët e edukuar mirë, pikërisht ata, që nesër do të bëhen bartësit e kësaj shoqërie. Gjithë jetën mbi ta do të vërehen gjurmët e edukatës së familjes, qoftë në kuptimin pozitiv apo negativ. Fëmijë të edukuar mirë nuk do t’i shërbejnë vetëm vetes dhe familjes, por edhe gjithë shoqërisë, e cila do ta ndjejë mirësinë e tyre. Fëmijë të edukuar keq nuk do t’i sjellin probleme vetëm familjes, por do të jenë problem edhe për gjithë shoqërinë. Për të dy kategoritë ekzistojnë shumë shembuj, që nuk është e nevojshme që t’i përmendim këtu. Një njeri me arsye të shëndoshë nuk dyshon për asnjë moment se burimi më i madh i problemeve bashkëshortore është mungesa e zbatimit të principeve islame në jetën e përditshme, në krye të së cilës qëndron Ligjdhënësi.
 
Redaktimi i fundit:
Ke gabuar rubriken e nderuara Gjarpereshe. Mos u ngut, postoj temat me lehtesi =)
 
Po kjo eshte teme per dashurine apo per besimin mysliman?
 
Titulli: Metoda praktike për të fituar dashurinë e gruas

Jam sh dakort nga 1-shi gjer tek 36-ta , mesoni ju meshkujt , si ju ka ikur kot kjo teme :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top