Meteorët : Rrezik real për Tokën ?

Зngjεll

___________
Shiko fotografinë 1724810

Në 2 mars 2009, një trup qiellor me 40 metër diametër ka ardhur pranë Tokës, duke kaluar 64000 km larg nga planeti. Një distancë prej që është pothuajse zero në shkallën kozmike. Ky fenomen rinis debatin mbi rreziqet që kërcënojnë njerëzimin. Për shkak se shkencëtarët janë të bindur se : një ditë ose një tjetër, një trup qiellor do të bjerë mbi ne, duke shkaktuar vrasjen e mijëra njerëzve, apo shkatërrimin e të gjithë jetës në planet.

* 900 objekte fluturuese « të rrezikshme »


Shiko fotografinë 1724811

Astronomët kanë numëruar 900 objekte fluturuese me fuqi të « rrezikshme » ku diametri është midis 1 dhe 10 km.Shumica e këtyre trupave qiellor gjenden në rripin e asteroideve, të vendosur midis Marsit dhe Jupiterit, e cila përmban objektet që mund të jetë deri në 1000 km në diametër dhe nëse bie në Tokë do të eliminonte të gjithë jetën për miliona vjetësh ! Aktualisht, 70 « objekte » mund të na bëjnë vizitë gjatë shekullit të ardhshëm. Nëse janë të gjithë të një madhësie më pak se 1km, rënia e vetëm njërit prej tyre do të rrezikon të ketë pasoja të pandreqshme për planetin. Kështu, Apophis, një astroid prej 400 metra, mundet të godasi Tokën në 2036. Përplasja është gati e pamundur (mundësia është 1 për 1000) por nëse ajo do të ndodhte, ajo do të lironte një fuqi e = me 10 000 megatonë TNT-je, dmth të gjitha armët nukleare të planetit !

* Shenja mbresëlënëse


Shiko fotografinë 1724812

Gjatë historisë së saj, planeti ynë ka qënë subjekt i bombardimit intensiv të meteoritëve gjigandë. Më shumë se 140 kratere ndikuese janë identifikuar në planetin tonë. Por rëniet e meteoritëve nuk kanë të njëjtat ndikime në mjedis. Ato mund të krijojnë forma « gropash » si në foton më sipër, ku tregohet krateri i Barringerit, që ndodhet në një shkretëtirë të Arizonës, në Amerikë. ثshtë një meteorit prej 300 000 tonë dhe 45m diametër, rënë këtu e 50 000 vjet, që ka provokuar këtë krater prej 1,2 km diametër dhe 180 m thellësi. Por mund të ndodhë që meteoritët të provokojnë ereksion të maleve. Në foton përbri, ne mund të dallojmë vendin e rrëpirës Gosses Bluff, në Australi. Ai bën nje diametër prej 24km dhe është provokuar nga ndikimi i një meteori që ra në 1 km këtu dhe 140 million vjet. Ai hyri në tokë 5 km thellë me një shpejtësi prej 100 000 km/h, toka e nxehur u ngrit atëherë për të prodhuar një kurorë mali !

* Njëriu, ekziston ai falë një meteori ?


Shiko fotografinë 1724813

Ekzistenca e njeriut a është mundësuar apo përshpejtuar nga rënia e një meteori ?
ثshtë një nga tezat, e mbrojtura nga shumë shkencëtarë, e cili shpjegon kushtet për daljen e specjeve njerëzore. Përpara 65 million vjetëve, një meteor ka goditur Meksikën, në gadishullin Yucatan, me përmasa 10 km diametër, e cila do të kishte shkaktuar sigurisht zhdukjen e dinosaurëve, tronditjen e jetës, duke lëshuar një shtëllungë pluhuri të madh në qiell dhe duke ndaluar diellin të ngrohte Tokën, për disa vjet me rradhë. Ajri i bërë i ftohtë do të ketë shpejtuar zhdukjen e dinosaurëve. Pa këtë meteorit, shkencëtarët mendonin se dinosarët do të ishin pa dyshim akoma gjallë dhe njeriu nuk do të kishte ekzistuar !

* Shpërthimi më i madh erës (epokës) njerëzore


Shiko fotografinë 1724814

Nuk është e nevojshme të kthehemi miliona vjet pas për të vëzhguar dëmet e shkaktuara nga rënia e një meteori. Kështu, shpërthimi më i madh i njohur në erën e njëriut ka ndodhur para një shekulli, në 30 qershor 1908, në rajonin Siberian të Toungouska. Përplasja e një asteroidi prej 40 m diametër ka liruar një energji të barabartë me disa qindra herë, bombën e Hiroshimës !
Shpërthimi shkatërroi një pyll të tërë me mbi 20 km, duke shkatërruar 60 million pemë, shpërthimi shkaktoi dëme në një sipërfaqe në më shumë se 100 km katrorë. Vala e këtij shoku u regjistrua në Europën Perëndimore dhe në Amerikë dhe një shtëllungë pluhuri u soll deri në Spanjë nga qarkullimi atmosferik !

* Rreziqe të rënda për shëndetin


Shiko fotografinë 1724815

Nëse rënia e një meteori mund të provokojë dëme të rëndësishme mbi ambjentin, ajo gjithashtu mund të ketë pasoja serioze për shëndetin njerëzor. Kështu, në shtator 2007, një meteorit prej 2 m diametër është rrëzuar në një rrafshnaltë të Perusë, duke krijuar një krater prej 20 m të gjerë dhe 6 m të thellë ! Shkëmbi e goditi Tokën me 36 000 km/h, me fuqi të fortë duke ngrohur tokën dhe duke lëshuar vapore squlfurike. Për shumë ditë me radhë, nën efektin e këtij gazi toksik, me qindra banorë janë ankuar nga dhimbje të kokës dhe të vjella.

* Fundi i jetës çdo 33 million vjet !


Shiko fotografinë 1724816

Cilat janë shancet që një meteor prej 10 km të godasë Tokën ?
Ato nuk janë shumë të pabaza : dyshojmë se kjo gjë ndodh një herë në rreth 33 million vjetësh. Por dëmet mund të jenë të pakonsiderueshme, sepse shoku i saj mund të provokojë zhdukjen e specjeve jetësore.

* Një shanc mbi 720 000, që një njeri të preket


Shiko fotografinë 1724817

Në qershor 2008, Alan Harris, një kërkues i Space Science Institute të Kalifornisë, ka publikuar një anketë në revistën shkencore Natyra. Ai beson se një njeri ka një shanc mbi 720 000 të jetë i prekur nga një asteroid në jetë e tij.
« ثshtë një mundësi dobësisht qesharake. Ka më shumë shance të vriten në një atentat sesa nga një asteroid ! » - ka shprehur ai.

Përktheu: 3ngjell
 
flm engjell..
sic kishe then me lart kto trupa jan te vendosur midis marsit dhe jupiterit,,kam degjuar me 1 dokumentar qe jupiteri ka forc gravitacionale shume te madhe dhe disa prej ktyre trupave i terheq dhe perplasen te ai, kjo i jep 1 shanc me shum planetit tone te dashur:D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top