Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Meta: Përse nuk jam në fushatë me Lulzim Bashën

Meta-konf-shtypi-300x199.jpg


Kreu i LSI-së, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, në televizionin “Klan”, shpjegoi ndryshimet mes fushatës së vitit 2007 dhe fushatës së tanishme për zgjedhjet vendore. Sipas tij, në qendër të fushatës është Lulzim Basha.

“Ka ndryshuar profili i kësaj fushate. Në 2007-n ishte më shumë një koalicion politik që kishte disa objektiva dhe imponimi i një reforme zgjedhore që do të korrigjonte disa gabime, fitore e zgjedhjeve lokale dhe më pas paraqitja e këtij koalicioni edhe në zgjedhjet e 2009-s. Ne ishim në atë kohë kryetarët e gjithë koalicionit, pothuaj në gjithë Shqipërinë, edhe në Tiranë. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një qasje krejt tjetër të fushatës, që është më racionale dhe më e ndershme në raport me qytetarët dhe që ka të bëjë dhe me thelbin e këtyre zgjedhjeve, që janë zgjedhje vendore. Në këto zgjedhje, në plan të parë janë kandidatët. Në rastin konkret, në plan të parë është z. Basha dhe 11 kandidatët për kryetarë të njësive bashkiake, po kështu edhe në të gjitha qytetet e tjera të vendit. Mënyra se si po bëhet kjo fushatë është më efektive. Kryeministri Sali Berisha dhe gjithë kryetarët e partive të tjera po bëjnë fushatë në të gjithë vendin. Pra, brenda një dite ne zhvillojmë disa fushata, dhe kjo është më efektive. Për Tiranën, në këto zgjedhje qytetari do të votojë për kandidatin e Tiranës, nuk janë zgjedhje parlamentare. Këto janë maxhoritare dhe ka të bëjë shumë besueshmëria që krijojnë kandidatët, sepse vota do të jetë edhe nominale për ta”, u shpreh Meta. Duke analizuar fushatën e Ramës, Meta tha se fitorja e tij e Bashkisë ka si qëllim thellimin e konfliktit me qeverinë. “Ai mund ta vazhdojë luftën me qeverinë, meqenëse është mjaft i pasionuar për të qenë kryetar partie, por nuk mund ta bëjë në kurriz të qytetarëve”, u shpreh Meta.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back