Meta: Edhe një sirian sot jeton më mirë se një shqiptar!
Presidenti i vendit Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se shqiptarët sot janë të pashpresë për të ardhmen e tyre. Sipas kreut të shtetit, sot edhe një sirian jeton më mirë se sa një shqiptar.
“Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lúfta dhe kònfliktet civile. Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, irakian dhe afgan. Lúfta efikase kúndër vàrfërisë, zhdúkja e monopoleve, ànulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin. Koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët!”, shkruan presidenti./L.F-dritare.net